Sportisti operator, Petrit Rexha (1953-2005)

0
1024

Petrit Rexha (1953 – 2005)
Sportist dhe operator i filmit.

Lindi ne Tirane me 18 maj 1953. Ne vitin 1972 kryen gjimnazin “Qemal Stafa” dhe me pas perfshihet ne skuadren e volejbollit Dinamo. Me vone do te jete volejbollisti i Luftetarit te Gjirokastres dhe i Kastriotit te Krujes.

I pasionuar pas filmit, ne vitin 1975 fillon punen ne Kinostudion “Shqiperia e Re” si asisten operator ne filmat artistike duke marre pjese ne xhirimin e 14 prej tyre nga ku permendim: “Perballimi”; “Balle per balle”; “Beni ecen vete”; “Mesonjetoria”; “Dimri i fundit” etj. Ne vitin 1984, mbaron studimet universitare me korrespondence me rezultate te shkelqyera duke u diplomuar per gjuhe-letersi. Qe ne vitin 1980 kalon ne xhirimin e filmave kronikale, dokumentare dhe kinoditare. Perveteson mjeshterine e kameras dhe fillon te xhiroje si operatore ne menyre te pavarur.

Filmi i pare dokumentare qe realizoj si operator ishte “Ne prag te jetes” (1980). Pervec suzheteve te ndryshme per kinoditaret dhe filmat kronikale ka realizuar si operatore rreth 40 filma si bashkeautore ose ne menyre te pavarur, nder te cilet bejne pjese “Me alpinistet e vegjel” – 1981; “Gjithmone zgjuar” – 1983; “Djemt e Valiasit” -1984; “Bashkeqytetari yne” – 1985; “Bilbil Matohiti” – 1986 etj.

Shquhet sidomos per cilesi te kameras ne filmin “Kenga permetare”. Ne vitin 1983, punon si operator edhe ne filmin vizatimore “Bilbili mendjelehte”. Ne vitin 1992 eshte nder te paret qe i jepet leja nga Ministria e Kultures per te vazhduar veprimtarine private si kineast.

Ne vitin 1996 do te terhiqet nga veprimtaria krijuese dhe fillon aktivitet tregtar. Si nje hobi te vecante ai eshte marre gjithashtu duke shkruar tregime dhe artikuj te ndryshem qe jane te botuar ne shtypin e kohes . Ato jane tregime, novela, shenime kronologjike, te mbajtura gjate nje periudhe kohore 20 vjecare.

Me vone emigron ne Angli vendi edhe ku nderron jete me 28 nentor 2005 ne Swinton, Wiltshire.

U publikua per here te pare ne maj 2020 ne Facebook
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 341.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply