Stafi filmik prapa kamerave | Ilir Gjata, operatori i zerit në filmin shqiptar!

0
854

Ilir Gjata
Inxhinier elektronik, operator zeri.

Lindi ne Tirane me 14 prill 1949. Mbaroi studimet e larta per inxhinier ne rrymat e dobeta ne Universitetin e Tiranes. Me 3 janar 1973 u emerua si inxhinier ne repartin e zerit prane Kinostudios “Shqiperia e re” duke punuar per nje kohe si inxhinier dhe operator zeri ne disa kronika dhe filma dokumentare.

Ne vitin 1973 realizoi filmin e pare artistik si operator zeri, “Brazdat” dhe nje vit me pas filmin per femije “Qyteti me i ri ne bote” 1974. Po kete vit u emerua si kryeinxhinier i Kinostudios duke drejtuar tekniken dhe procesin teknologjik te prodhimit dhe, ne bashkepunim me inxhiniere te tjere edhe ndertimin e e Tonstudios se re.

Ne vitin 1984 rikthehet si operator zeri duke realizuar filmin artistik “Kush vdese ne kembe” e fill pas tij “Te paftuarit” – 1985, te dy filma keta te suksesshem dhe me nje ngarkese te kollones zanore. Deri ne vitin 1991, punoi si operator zeri ne afro 12 filma artistike nder te cilet mund te permendim: “Rrethimi i vogel” i cili u nderua me Cmim te Pare ne Festivalin e Filmit Shqiptar me 1987. “Kemishet me dyll” – 1987; “Flutura ne kabinen time” – 1988; “Balada e Kurbinit” – 1991, nje film ku i permasave te medha dhe shume efekte zanore; “Vdekja e kalit” – 1991; “Kolonel bunker” – film qe u nderua me Kupen e Festivalit te 11-te te Filmit Shqiptar – 1996.
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here