Mira Meçule – Mamaqi (1947 – 2018)!
Formuluese muzike dhe e zhurmave, montazhiere ne Kinostudion “Shqiperia e Re”.
Lindi ne Tirane me 9 dhjetor 1947. Ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” per muzike dhe me 12 shtator 1966 filloi punen si montazhiere prane Kinostudios “Shqiperia e Re”. Punoi ne kete pozicion ne filmat “Ngadhenjim mbi vdekjen” (1967), “Plage te vjetra” (1969), “Lugina e pushkatareve” (1970). Pas kesaj kaloi si formuluese muzike ne filmat kronikale e dokumentare.
Realizoi nje numer te madh filmash duke u specializuar vazhdimisht dhe u be mjeshtre ne profilin e saj .
Per formulimin muzikor ne filmin dokumentare “Nje qytet ne telajo” u nderua me Medaljonin e Festivalit te 7-te te Filmit Dokumentare.
Paralelisht beri formulimin e muzikes , zhurmave dhe efekteve te ndryshme zanore ne nje numer te konsiderueshem filmash vizatimore dhe u nderua me Cmim per komponentet ne vizatimorin “Lulja magjike” (1985).


Nga viti 1985 e deri me 1992 realizoi edhe 20 filma artistike : “Nga mesi i erresires” – 1978; “Militanti” – 1984; “Nata e pare e lirise” – 1984; “Dasma e shtyre” – 1985; “Guret e shtepise sime” – 1985; “Dy here mat” – 1986; “Dhe vjen nje dite” – 1986; “Kur hapen dyert e jetes “ – 1986; “Nje jete me shume” – 1986; “Eja” – 1987; “Tela per violine” – 1987; “Flutura ne kabinen time” – 1988; “Stolat ne park” – 1988”; “Njerez ne ryme” – 1989; ”Nje djale dhe nje vajze” – 1990; “Pas fasades” – 1992; “Plumbi prej plasteline” – 1996.
Emigroi ne Itali vendi ku edhe nderroi jete pas nje semundje te rende me 20 qershor 2018.
E paharruar!
U publikua per here te pare ne dhjetor 2020
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 250. Fotot mbajne autoresine e koleges se Mires zj. Nina Andoni ©
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw