Stafi filmik prapa kamerave | Regjisori Fatmir Koçi!

0
720

Fatmir Koçi!
Regjisor, skenarist dhe producent.

Eshte një prej themeluesve të shkollës së filmit dhe multimedias Marubi AFMM, shkolla e parë e filmit në historinë shqiptare. Ai është President i KKoci Production. Lindi ne Tirane me 30 nentor 1959. Ka mbaruar studimet ne ILA po ne Tirane ne degen e drames, dhe me pas, ne v. 1982 eshte emeruar ne Kinostudio “Shqiperia e Re” si asistent regjisor.

Prane ketij institucioni, kreu nje kurs pasuniversitar, dy vjecar (1987-1989) per rregjizure filmi.

Filmi i pare i tij (bashkeregjisore me Flamur Kocin) ka qene “Lumi nuk shteron”, film i cili sjell para spektatorit ndjenjen per te perballuar fatkeqesite, fale dashurise per jeten dhe rrjedhen e pashuar te saj.

Ne v. 1994 me filmin “Nekrologji” fiton nje cmim te vecante te jurise ne nje Festival Nderkombetare ne Montreale (dy vjet me vone ne v. 1996). Ndersa me filmin tjeter “Tirana viti 0” (2001) eshte fitues i cmimit “Golden Aleksander” ne Festivalin nderkombetar te Filmave ne Selanik. Kaosi, krimi, varferia, rruget e prishura, zhgenjimi, njerez te deshperuar, relievi i nje vendi te shkaterruar mbas 1990-tes, eshte pamja ne film i nje pejsazhi social psikollogjik i Shqiperise.

Ky rregjisor pervec filmave artistike, ka xhiruar edhe filma dokumentare nga ku mund te permendim “Alternative head” 1996, nderuar me cmim “Prix Documentaire” ne edicionin e IX te Bienales se Filmave Mesdhetare “Meridiens `97”, “Super Ballkan” (1988) dhe “Akullnaje e Arte” (1999).

Ne vitin 2008 xhiron filmin “Koha e kometes” ne baze te romanit te I. Kadares “Viti i mbrapshte”.

Ne disa filma te Fatmir Kocit, eshte munduar te paraqitet realiteti shqiptar, si qofte ai i se kaluares mbas shpalljes se pavaresise (tek filmi Koha e kometes), ashtu edhe ai i mbas 90-tes, duke ia arritur pjeserisht qellimit.

Ai e ka nderrmarre kete inisiative per te nxjerrur “fajtorin” , faktorin negativ qe ka ndikuar ne gjendjen e vendit ne kohet e vecanta historike qe ai i pershkruan ne filma, madje duke i tejkaluar disi me nuanca tallese, ironike aq sa edhe ekzagjeruese, keshtu qe pa dashur ndoshta i ka dhene Shqiperise ne ekranin e filmit perpara botes nje imazh jo te mire “duke ia ngarkuar mekatet” me teper se sa i perkasin.

Ne pergjithesi xhirimet e tij ato te filmit vihet re nje futje e nje modeli modern, por qe pervoja e mbas `90-tes dhe opinioni publik shqiptar, nuk i ka preferuar keto ndryshime, ne pergjithesi nuk ka patur preferenca per filmat dhe cfare eshte prodhuar nga rregjizoret e ketij brezi (mbas 90-tes), duke konfirmuar krizen e kinemase shqiptare.

FILMAT / DOKUMENTARE SI RREGJISOR:
Babai i studentit, (1988); Një i tretë, (1988); Lumi që nuk shteron, (1989); Nekrologji, (1994); The Golden Ice cream, (1998); Biografi, (2001) – asistent; Tirana, viti zéro, (2001); Time of the Comet, (2007); Amsterdam Express , ( 2013);

SKENARE:
Babai i studentit, (1988); Nekrologji, (1994); The Golden Icecream, (1998); Tirana, année zéro, (2001); Time of the Comet, (2007);

PRODUKSIONE
“Tirana viti zero” (2001)

Publikuar per here te pare ne nentor 2016 ne Facebook ne faqen me te njejten emer.
______
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Lajme te ndryshme, tekste gazetash dhe portale shqiptare / “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 225;

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply