Stavri Shkurti (1927-1998)
Aktor i shquar i Teatrit “A.Z Cajupi”, Korce dhe Kinematografise Shqiptare, njeri nga Ikonat e skenes dhe ekranit i cili per meritat e tij artistike dhe per kontributin e madh te shkelqyer qe ka dhene ne Teater dhe Film eshte nderuar me titullin e larte Artist i Popullit si dhe “Qytetar Nderi” i Korces,
Jo vetem aftesia e tij e aktrimit por edhe zeri karakteristik e kane dalluar kete aktor me nje aktivitet te gjere te shtrire ne harkun e viteve 60`-70`- 80`.
I lindur ne qytetin e Korces ne 5 gusht te vitit 1927 i ka fillimet me artin skenik qe ne kohe te hereshme, me levizjen teatrore Amatore te qytetit prane Shtepise se Kultures. Me pas karriera e tij nis nga viti 1950 , vit i krjimit te Teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” duke qenë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Ne fakt nuk ka studiuar per aktor por ne te kundert ka mbaruar studimet e larta ne Cekosllavaki për inxhinieri hidrologjike. Pavarësisht studimeve ai do të futej artit skenik, aktrimit fale kembenguljes, pasionit dhe vullnetit te tij .
Me ngritjen e Estrades profesioniste te Korces, ne vitin 1960 ai shkoi si aktor per nevoja te trupes se saj, dhe ne vitin 1962 kalon serish ne teater.
Ne Teatrin e qytetit te tij “Andon Z. Cajupi” ai do te kete nje karriere te gjate kohore rreth 30-vjecare ne mbi 100 role duke patur perkrah rregjizore te shquar, emra Ikona te skenes shqiptare si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjel Grabocka (Artist i Merituar) etj..
Ne skenen e ketij Teatri do të interpretoje role e karaktere te shumellojshme që do të ngelen të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar. Roli i tij i pare ne Teater do te jete ai i Markos ne dramen e A. Miler “Pamje nga ura”.
Kryesisht ka interpretuar role kryesore te planit heroik-dramatik, metues te se drejtes, mbartes e kumtues se moralit te kohes. I parapelqyer rendom per role e personazhe pozitive ne teater por edhe ne rolin e koferencierit ne shfaqje estrade, duke krijuar nje model te tijin , njeriun e domosdoshem, fisnik, te ndershem, te dashur buzagaz.
Spikat ne rolin e Karandeshit në dramën “Vajza pa prikë”. Po keshtu ne rolin e Demir Agos ne dramen “Maro Mokra” ne v. 1978 si dhe ate te sekretarit ne komedine “Zonja nga qyteti”; Shfaqje te tjera : “Hije te nates”; “Keneta”; “Martesa e avukatit”; “Mosha e bardhe” ; “Te pamposhturit”; “Djemte e Bato Gores”; “Me gjuhen e perbashket”; “Plumbat e shkronjave” ;”Qyteti i akuzuar” ;
Edhe ne kryeveprat e dramaturgjise boterore, interpretimet e tij do te jene mbreselenese si ne “Pamje nga ura” e Artur Milerit dhe “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit; “Kopraci”; “Otello” ;” Ishin te gjithe bijte e mi” te A. Miller;
Emri i Stavri Shkurtit eshte po aq i njohur edhe ne kinema, nje aktor i aktivizuar dendur ne ekranin e filmit shqiptar, ne mbi 36 role te ndryshme.
E fillon karrieren me fillimet e zyrtare te Filmit te pare shqiptar ne vitin 1958 tek “Tana” . Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin “Ilegalët” në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin “Zonja nga qyteti” në vitin 1976, roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”” në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin “Vitet e pritjes” në vitin 1990.
Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga atdheu në Selanik të Greqisë. Pas nje semundje te rende dhe te gjate rreth 6 vjecare me 5 gusht të vitit 1998 nderron jete ne Selanik.
Stavri Shkurti mbetet nje aktor themelor i Kinemase dhe Teatrit shqiptar, duke u kujtuar me nderim dhe rrespekt per kontributin qe i dha skenes.
FILMOGRAFIA
1958 – Tana (??)
1965 — Vitet e para (Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës)
1968 — Prita (Ligori)
1971 — Mëngjese lufte
1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV) Furrxhiu
1976 — Ilegalët (Besimi)
1976 — Zonja nga qyteti (Sala,sekretari i Partisë)
1976 — Përballimi (Tarja)
1977 — Njeriu me top (Murat Shtaga)
1977 — Guna mbi tela (Mësuesi)
1977 — Flamur në dallgë (Film TV) Urani
1978 — Yje mbi Drin (Pertefi,inxhinieri)
1978 — Kur hidheshin themelet (Film TV)
1978 — I treti (Film TV) Qazim Beluli
1978 — Gjeneral Gramafoni (Brahoja)
1979 — Ballë për ballë (Shefi i Arkeologëve)
1979 — Mysafiri (Mysafiri)
1980 — Partizani i vogël Velo (Babai i Velos)
1980 — Një shoqe nga fshati (Sala,sekretari i Partisë)
1981 — Qortimet e vjeshtës (Fotografi)
1981 — Kërcënimi (Drejtori)
1981 — Gjurmë në kaltërsi (Mjeku)
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV) (Zalo Kapllani)
1983 — Një emër midis njerëzve (Jani)
1984 — Vendimi (Kiçua)
1984 — Lundrimi i parë (Borak)
1984 — Kush vdes në këmbë (Doktori)
1985 — Të shoh në sy (Film TV) Drejtori
1985 — Asgjë nuk harrohet (Manol Gjinaj,përkthyesi)
1986 — Dasëm e çuditshme (Dalipi)
1987 — Rrethi i kujtesës (Profesor Weberi)
1987 — Përsëri pranverë (Sekretari)
1987 — Botë e padukshme (Inxhinieri)
1988 — Shkëlqimi i përkohshëm
1989 — Vitet e pritjes (Fajdexhiu)
1989 — Muri i gjallë (Babai i Rozafës)
1989 — Kush është vrasësi (Thimi Dino)
1990 — Jeta në duart e tjetrit (Babai i Spiros)
1990 — Fletë të bardha (Film TV) Andrea
1990 — Vetmi (Jani)
Teatër
““Vajza pa prikë”….Karandeshi
“Tri të shtëna pushke”
“Rrëfimi i bardhë”
“Pamje nga ura” e Artur Milerit
“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit
“Maro Mokra”
Hijet e natës” e Vedat Kokonës
Çmime e Tituj
Artist i Popullit
18 Prill 1987
Medaljoni i Festivalit
për interpretimin e rolit të Manol Gjinajt, përkthyesit, në filmin “Asgjë nuk harrohet” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987.
23 Prill 1977
Medaljoni i Festivalit
për interpretimin e rolit të Besimit, në filmin “Ilegalët”
në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977.
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne faqen me te njejtin emer ne Facebook qe ne nentor 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Portale te ndryshme shqiptare “on line”; “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” Toena – 2009 / f. 444.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw