Sulejman Dibra (1943-2018) | Përkujtimore!

0
3439

Sulejman Dibra (1943-2018)
Aktor, regjisor, drejtor i Teatrit Kombetar, i Estrades se Tiranes, mban te vetmin titull “Naim Frasheri i Arte”.

Lindi më 9 shtator 1943 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesme e kryen në vendlindje, ne Shkoder pastaj vazhdon studimet për aktor ne Insitutin e Larte te Arteve në Tiranë duke u diplomuar ne v. 1966.
Menjehere pas mbarimit te shkolles aktivizohet ne Teatrin “Migjeni “ te Shkodres . Me trupën profesioniste të teatrit të shkodrës ka luajtur mbi 50 role, përkrah aktorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare si Tinka Kurti, Lec Bushati, Ndrek Prela, Serafin Franko, etj.

Pamje nga drama “Pemrbytja e madhe. Aktoret Sulejman Dibra dhe Robert Ndrenika

Ne vitin 1969 do te bashkohet me stafin e Teatrit Popullor (sot T.K). Roli i tij i parë do të jetë në dramën “Studentja e vitit të fundit” e shkrimtarit Ibrahim Uruçi dhe vën në skenë nga regjizori Kujtim Spahivogli. Ne kete Teater qe nga 1969 deri me 1979, per 10 vjet ka luajtur më shumë se 40 role ku ai që mbetet më i spikaturi është roli i Arturo Ui (1971) në dramën me të njëjtin emër, të dramaturgut gjerman Bertolt Brecht. Këtë rol Sulejman Dibra e ka luajtur mbi 70 herë. Pikerisht me kete rol arriti te shfaq dhuntite aktoriale te spikatura ne planin nervor , jo rradhe edhe te nje cinizmi te hapur te shoqeruar nga nje temperament i gjalle. I njejti format interpretimi haset edhe ne dramen “Epoka para gjyqit” te Ekram Kyeziut si edhe ne disa role te tjera i cili ka interpetuar mjaft prej tyre por me te shumtet dytesor, ka patur edhe role protagonistesh sidomos ne grupet e dublimeve.
Shfaqje te tjera teatrale mund te permendim : Toka jonë, Bashkë me Agimin, Prefekti, Sinjali i kuq.

Ne Kinematografia eshte aktivizuar ne rreth 15 filma te tille, edhe ketu ne permasa te vogla karakteriale sikunder ne filmin e pare te tij “Komisari i drites” nje rol krejt episodik te nje partizani te plagosur qe strehohet ne kullen e Dodes. Per te vazhduar me “Prita”; “Njesiti guerril” ; “Operacioni zjarri” ne rolin e Kasketes etj. Sulejman Dibra ka edhe një karrierë të gjatë si drejtues institucionesh arti; Drejtor i Estradës së Tiranes, Drejtor i Cirkut (1989), Drejtor i Teatrit Kombëtar (1994).
Në vitin 2006, Sulejman Dibra është nderuar me Urdhërin “Naim Frasheri i Artë” për meritat dhe kontributin e tij artistik. Nderroj mbas nje ataku kardiak me 19 nentor 2018

FILMAT
1966 — Komisari i Dritës……Partizani i plagosur në shtëpinë e Dodës gjatë luftës
1968 — Prita…..Partizani Cane, ndihmësi i mitralierit Sulo
1969 — Njësiti Guerril…..Kiçua, Agjenti 13
1973 — Operacioni “Zjarri”……..Sotir Filipi,Kasketa
1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)…Jovani
1976 — Tinguj lufte…..Drejtori i shkollës
1979 — Ne vinim nga lufta…….Partizani
1980 — Skëterrë ’43
1981 — Qortimet e vjeshtës…….Xha Koli, shitësi i gështenjave
1983 — Nëntori i dytë…….Gjenerali Turk
1986 — Guri i besës……Prifti
1989 — Balada e Kurbinit…..Kadër Herzi
1997 — Bolero…….Pronari italian i shtëpisë
1998 — Kolonel Bunker…
2009 — Ne dhe Lenini……Myrtezai

Teatër
04/03/1971 — *“Arturo Ui” e Bertold Brehti
04/03/1974 — *“Toka jonë” e Kolë Jakovës
18/02/1974 — *“Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
28/11/1973 — *“Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar)
24/01/1973 — *“Sinjali i Kuq” e Bashkim Kozelit

Regjisor
Teatër
“Toka jonë” e Kolë Jakovës (as/regjisor)

Çmime e Tituj
2006 Urdhri “Naim Frashri i Artë”

_______________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne shtator 2016 Referenca: Lajme te ndryshme on line nga portale e gazeta shqiptare;
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009.f.86

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here