Superliga – Java 23

0
769

Ishte një nga javët më të bukura të këtij sezoni! Kjo, në kuptimin që çdo gjë tashmë sa vjen e ekuilibrohet dhe lufta në të tëra frontet bëhet edhe më e fortë. Nga njëra anë, Vllaznia e cila duket se nuk funksionon dot në trysni dhe po humbet pikë thuaj se çdo javë. Nga ana tjetër, në skajin krejtësisht të kundërt pra, në fund të tabelës, beteja për mbijetesën midis Skënderbeut, Apolonisë dhe Bylis tashmë është e ashpër. Midis këtyre dy skajeve, lufta për Europën e cila, për momentin është sfumuar prej luftës për titullin.  Për pasojë, çdo ekip merr apo humbet pikë dhe tashmë, nuk përbën surprizë asnjë rezultat. Ky sezon, për sa i përket kryesueses Vllaznisë, të paktën gjatë këtyre javëve të fundit, të kujton sezonin kur Labinoti i Elbasanit u shpall kampion. Gjatë atij kampionati, Labinoti kishte fatin që, sa herë që linte pikë në të njëjtën javë, gabonin edhe ndjekëset e tij. Këtë e pasqyroi më mirë se çdo herë kjo javë. Kështu, në se Vllaznia ashtu siç edhe pritej u ndal nga Kukësi, 1-1, Partizani krejt papritur humbet në fushën e tij nga Skënderbeu i vendit të fundit 0-1! Laçi gjithashtu, u surprizua nga Apolonia 1-1 dhe Teuta nga Bylis me të njëjtin rezultat 1-1. Tirana në një ringritje të saj që prej emërimit të Orges Shehit në timon, fitoi në Krujë 1-2.

Klasifikimi

Vllaznia    12 6  5  28 15   42 pikë

Laçi          11 8  4  30 18  41

Teuta        10 11 2 24 11  41

Partizani    10  9 4  32 15  39

Tirana         9  8  6  23 16  35

Kukësi         9  4 10 30 28  31

Kastrioti       7  7  9  19 26  28

Bylis            4  7 12  16 29  19

Skënderbeu  3  7 13  20 43  16

Apolonia       3  7 13  14 35  16

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here