Superliga – Java e 20të

0
522

U luajt java e 20të e Superligës. Një javë me të vërtetë interesante përsa i përket ndeshjeve dhe tabelës së klasifikimit. Gjithashtu kjo javë solli edhe rastin e panjohur më parë në futbollin shqiptar ku Partizani për të respektuar fair play,toleron Kukësin për të shënuar gol! Në minutën e 88të, Valentin Murataj përfiton nga dëmtimi i Taipajt pas një goditjeje me top, i merr topin dhe shënon duke e çuar rezultatin në 2-0. Menjëherë më pas, Partizani toleron dhe i jep mundësinë Kukësin të shënojë e të ngushtojë shifrat me Limaj në minutën e 90të.                                                                                     Vllaznia u ndal në një barazim në Korçë me Skënderbeun. Përfiton Partizani i cili ka fituar ndaj Kukësit në një ndeshje ku ishin në lojë shumë gjëra. Kështu, Partizani ka shkurtuar distancën prej Vllaznisë, tashmë në vetëm katër pikë, ndërsa Kukësi në vend të pestë, me shtatë pikë larg vendit të katërt, është shumë larg Europës. Betejë e egër për vendin e tretë midis Laçit dhe Teutës, me pikë të barabarta të cilat ndajnë vendin e tretë e të katërt por jo një vend që të shpie në U.E.F.A. Fitore e madhe e Teutës ndaj Tiranës. Për tu përmendur, realizimi i kalimit të sulmuesit 20vjeçar të Tiranës Ernest Muçi tek Legia e Varshavës.                                                                                                                   Në fund, një lajm i keq – është ndarë nga jeta ish mbrojtësi dhe kapiteni i Tiranës Tit (Seit) Hyseni. Një figurë e njohur por edhe e dashur publike në futbollin kryeqytetas të viteve 70-80.

Rezultatet
Kukësi – Partizani           1-2
Apolonia – Bylis              0-1
Tirana – Teuta                0-1
Laçi – Kastrioti                1-0
Skënderbeu – Vllaznia     1-1

Renditja
Vllaznia        12 5 3 27-12 41 pikë
Partizani       10 7 3 30-12 37
Laçi             10 6 4 26-15 36
Teuta           9 9 2 20 – 8  36
Kukësi          9 2 9 27 -24 29
Tirana          6 8 6 17-14  26
Kastrioti       6 6 8 17-24  24
Bylis             3 6 11 14-26 15
Skënderbeu  2 7 11 19-41 13
Apolonia       3 4 13 12-33 13

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here