Tatiana Qurku | Aktorët e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokastër!

0
1304

Tatiana Qurku
Aktore e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster!

Ka lindur ne 3 gusht 1953 ne Gjirokaster.Ka kryer studimet ne Institutin e Larte Pedagogjik. Ne vitin 1974 fillon pune s i aktore ne teatrin e qytetit te saj dhe shume shpejt do te ishte edhe nje nga figurat me te dashura per publikun Gjirokastrit, pas angazhimit dhe kontributit te saj si pjese e Trupes Profesioniste te Teatrit ‘Zihni Sako’, prane te cilit punoi deri ne 1986.

Ne vitin 1988 pas nje shkeputje dy vjecare ,ajo do te rikthehej serish prane Teatrit “Zihni Sako’ ku do te vazhdonte te interpretonte deri ne vitin 1992. Gjate karrires se saj Tatjana Qurku ka realizuar me dhjetra role te arrira dhe te pelqyera nga publiku, ku padyshim ka qene edhe nga zgjedhjet e para te regjisoreve.

Interpretimet e saj jane vleresuar nga publiku kjo fale edhe roleve ne zhaner apo shfaqe te ndryshme te realizuara nga kjo Trupe, e ku Tatjana Qurku nder vite ka dhene kontributin e saj te cmuar ne rritjen e performances dhe jetes artistike te ketij institucioni.

Per dy vjet, 1993-1995 ka qene edhe bashkepunetore e gazetes “Egnatia”

Disa nga shume shfaqjet e saja ne teatrin e Gjirokastres:
“Gryka e Nemur”- Mira
“Atje ne Ebro” – Leticia
“Ishte kohe lufte” viti 1974- vajza 1
“Kerkoj shtepine time”- Zana
“Burrat e lirise”- Nusja
“Njeriu me top”- Shega
“Fundi i sinoreve”- Lina
“Fundi i botes”- Çiokesku
“Liri a Vdekje” -Recital
‘Operacioni”- Teuta
“Aeroporti”- Bedrie
“Kenge djepi e shtirur”- Balerina
“Dashuri e vertete”- Elena
“Perballe vetes” – Gruaja e dyte
“Kjo nuk duhet harruar” – Drita
“Ne ngjitje” – Mira
“Kufiri i gjakut”- Partizane
“Qyteti i akuzuar”- Mesuesja
“14 vjec dhender’-
“Lojtarja e bixhozit”-
“Pas Vdekjes”-Zonjeza Lulushe
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare ne FB e Teatrit “Z. Sako” – Gjirokaster.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here