Teatri “Aleksander Moisiu”, Durres | 70 vjetori i themelimit!

0
1220
Teatri “Aleksander Moisiu”, Durres! 

11 janari i ketij viti, shenon 70 vjetorin e themelimit te ketij institucioni (1953-2023).

Nje staf i teatrit durresak ne `60-te!
Institucioni teatror i qytetit te Durresit qe ve ne skene vepra te ndryshme te gjinise se dramaturgjise : tragjedi, drama, komedi, farsa etj. Kjo godine ndodhet ne qender te qytetit, e ngritur mbi rrenoja arkeologjike, qe sherbejne si muze. Kapaciteti i salles eshte 300 vende, me dy lozha ne fund te saj . Pas vitit 2000 ne kete godine jane bere disa rikonstruksione sidmos ne mjediset e brendeshme, sallen e spektatoreve , studiot, mjediset plotesuese, hollet .
Teatri “A. Moisiu”, trashegoi traditat e krijuara nga Levizja Amatore e qytetit , si gjate viteve te Rilindjes Kombetare, te Pavaresise dhe posacerisht mbas Luftes se II Boterore.
Ne periudhen kohore te viteve 1920-1924 , ne Durres funksiononin shoqerite artistike “Vllaznia”, “Durresi”, “Teuta” etj. te cilat pten vene ne skene drama nga S. Frasheri , Kristo Floqi, Mihal Grameno, Foqion Postoli si “Besa”; “Karlo Topia”; “Lulja e kujtimit” etj.
Me shfaqjen e Ali Pashe Tepelenes, grupi teatror i shoqerise artistike “Teuta” fitoi cmim ne takimin e teatrove amatore ne Titrane ne v. 1930.
Vlen te pernden gjithashtu shfaqjet e drames “Armiku i popullit” te H. Ibsen, komedia “I ligu per mend” te Molier. Politika e shtetit per zgjerimin e rrjetit te teatrove profesioniste, sikurse dhe rritja edhe organizimi i veprimtarise se grupit qendror teatror prane Shtepise se Kultures se qytetit, beri qe me 11 janar 1953 te krijohet teatri profesionist i Durresit me 14 aktore, duke qene i kateriti per nga radha pas Teatrit Popullor, Teatrit “Migjeni” te Shkodres dhe atij “A.Z.Cajupi” te Korces.
Nder aktoret themelore te ketij Institucioni ishin: Nikolin Xhoja, Koste Lezha, Meropi Xhoja, Lazer Murati, Teodor Rupi, Todi Thanasi, Spiro Urumi, Vera Urumi, Ferial Alibali etj. Premiera peruruese ishte komedia “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjates, shfaqur me 12 prill 1953. Kjo komedi u vendos ne skene nga regjisori i Teatrit Popullor Pandi Stillu, si i ftuar i cili u mireprit ngrohtesisht nga publiku.
Ne vitin 1954 trupa vuri ne skene komedine tashme te njohur “Prefekti” te Besim Levonjes, qe kishte pasur nje sukses te bujshem ne Teatrin Popullor me Mihal Popin protagonist si Q. Mulleti, por qe kishte luajtur 5 vjet me pare edhe grupi amator i teatrit te Shtepise se Kultures se qytetit.
Premiera shenoi nje sukses te merituar, fale kjo edhe talentit prej komiku te rralle te aktorit te mirenjohur Nikolin Xhoja, i cili me organicitetin e tij te vecante, formes e paperseritshme qe i dha karakterit te personazhit , lojen me dialektin dhe hollesite shprehese, beri qe kjo shfaqje te mbetej shume gjate ne repertorin e teatrit, derisa u rivu ne skene me 1968.
Ne vitin 1955 u mireprit komedia “Martesa” e Nikollaj Gogolit me regji te Pano Koles, i cili u dallua per punen e kujdesshme qe kishte bere me aktoret: N. Xhoja, V. Urumi. S. Urumi, T. Thanasi etj, per krijimin e disa tipave origjinale e te mevetesishem . Po ne kete vit u shfaq drama “Familja e peshkatarit” e S. Pitarkes e regji te P. Koles.
Shfaqja solli flukse te forta emocionale, te cilat, ne ndonje rast, edhe e tejkalonin cakun duke krijuar gjendje pikellimi te tepruara, sidomos ne linjen e Shejes, Vehipit etj. Nga figurat me te spikatura, artistikisht te realizuara ishin Petriti i Vangjel Hebes, Selimi i Spiro Urumit, Shazua i Kole Tafilit, Vehipi i Todi Thanasit, nena e Meropi Xhojes etj. Shfaqja u mbajt me tone te larta, krijoi emocione te thella, sakaq ishte bere pune e kujdesshme per lojen te kulturuar, kunder efekteve sentimentaliste, duke metuar krijimin e nje ansambli dhe stili te unifikuar.
“Votra e huaj” (1956) e Ndreke Luces, “Dredhite e Skapenit” (1957) te Molier, “Nusja dhe vjehrra, komedia “Bileta e lotarise “ (1964) e Dionis Bubanit, “Fejesa” e Cehovit, “Mirandolina” e Goldonit, “Nje leter e humbur” e Jon Luka Karaxhales, “Nderi i familjes”, “Nje nate e stuhishme” etj do te jene keto disa nga shfaqjet e v. `50-te. Ne vitet `60-te teatri “A. Moisiu” shton perpjekjet per shmangjen e dukurive amatoreske si dhe per ngritjen e nivelit artistik, fale kjo pervojes se krijuar tashme, te ndihmes qe jepnin regjisoret e ftuar nga Teatri Popullor, por edhe te mbarimit te shkollave te larta te artit, apo te studiove kualifikuese prane Teatrit Popullor, prej aktoreve si Vangjel Heba, Haxhi Rama, Milto Profi, Lutfi Hoxha, Kadri Pirro, Guljelm Radoja, Ali Bega, Mirush Kabashi etj.
Drama “Rrenje te thella” e Xhejms Gou (James Gow) dhe Arnold D`Yso u vu ne skene nga regjisori Misto Zoto (1962), e cila trajtonte permes nje kolizioni te ashper social-politik problemin e diskriminimit racial ne Amerike. Vijuan me pas shfaqjet : “Mbi germadha” te Fadil Pacramit (1963), “Pulebardha” e Cehov (1964), “Rruge te terthorta” e Qamil Buxhelit (1965). Packa se nje drame dokumentare dhe patetike, drama “Flamur ne stuhi” e Besim Levonjes kushtuar vdekjes ne detyre te Adem Rekes , nje vincieri ne bigen lundruese te portit, krijoj nje komunikim te gjalle me publikun per vete situatat e manipuluara politikisht te kohes.
Drama “Njerez mbi shkemb” te K. Pirros (1968) rrihte nje problem te kohes mbi te ashtequajturen “rrevolucioni tekniko-shkencor” ne nje sektor gjeologjik: raportin e inteligjences teknike me masen e punonjesve, perputhur klisheve letrare zoteruese, ku “masa” duhej te diktonte dhe te edukonte ata qe s`besonin!…Ajo pati sukses dhe ishte nje nder shfaqjet qe ka qendruar me gjate ne repertor, duke u dhene mbi 100 here. Nje vit me pas u dha komedia “Prinder edukatore” ose “Dy me zero” e Spiro Comores (drejtues artistik Pandi Stillu, regjisor Vangjel Heba) e cila solli nje atmosfere te gjalle gazmore, saje edhe interpretimit cilesor te Nikolin Xhojes ne rolin e Aristotelit.
Po ne vitin 1969 vihet drama “Mulliri i Koste Bardhit” te Naum Priftit, nje shfaqje me tone dramatike dhe konflikt te ashper, ku spikaten per interpretimin e tyre pasional Spiro Urumi ne rolin e mullixhiut Koste dhe Todi Thanasi ne rolin e Sokratit, te ardhur nga emigracioni i gjate.
Ne repertorin e teatrit “A. Moisiu” kane gjetur pasqyrim edhe mjaft drama nga e shkuara e popullit shqiptar, per personalitetet e shquara te tij, ku vecohen: “Pertej dashurise” nje dramatizim i poemes; “Serafina Topia” e Jeronim De Rades nga Dashnor Kokonozi, qe sjell nje episdo dramatik dashuri dhe atdhetarizmi nga periudha e Skenderbeut, dhe drama “Beslidhja shqiptare” e Sulejman Krasniqiti .
Kjo e dyta u shfaq me 29 nentor 1978, e perfshire ne jubileun e 100 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Shfaqja krijoj tablone historike te lidhjes se fjales dhe organizimit te luftes se shqiptareve kunder pushtuesve turq. Protagonisti I drames ishte Abdyl Frasheri, i luajtur me patos dhe dramacitet nga Vangjel Heba, e perkrah tij Sulejman Vokshi, interpretuar nga Spiro Urumi. Ne kete vazhde u pergadit edhe drama “Gersheti i lufterave” , e cila ngrinte lart figurat te Azem e Shote Galices ne perpjekje per liri dhe qendrese, te interpretuara respektivisht nga V. Heba dhe Liri Lushi. Ne vitin 1972 u vendos ne skene drama “Ceshtja e inxhinier Saimir” e Fadil Pacramit me regjisor Mihal Luarasi, nje drame e guximshme, e cila u dllua per frymen e saj kritike ndaj burokracise shteterore dhe mediokritetit intelektual.
Nga shfaqjet e suksesshme e v. `70-te ishte komedia “Kartela e verdhe” e Haxhi Rames (1975), ku Mirush Kabashi shkelqeu me rolin e Telit, tifozit te futbollit, qe ndiqte pas kuadren dhe “harronte” punen. Subjekti dhe peripecite e kesaj komedie vijuan edhe me simotren “Lojtari nr 10” (1980) e cila, ndonese e mirepritur, nuk pati bujen e te pares. Nga ky autor dhe regjisor do te vinin me pas edhe komedite “Mireserdhe Elona” (1981) dhe “Fluturimi I breshkes” (1985).
Ne tagun e dramave qe kapnin dukuri etiko-morale, kryesisht atyre qe lidheshin me marredheniet familjare dhe konceptimin e dashurise, te vendosura rendom ne nje suaze sociale, ishte drama mbreselenese “Vransire e shkurter” me nentiullin “Dorina” e teodor Lacos, ndersa nga shfaqjet drejtuar moshave feminore dhe adoleshences ishte drama “Zani partizani” e Naum Priftit.
Nga dramaturgjia e huaj spikati komedia “I semuri imagjinar” (1980) e Molier regjisor Enver Plaku. Ne vitin 1986, ne kete teater vjen si regjisor Mario Ashiku, i cili vuri ne skene disa vepra, nder to “Lebra”; komedia “Hija e tjetrit” te R. Pulahaes, ndersa ne v. 1989 vendos ne skene komedine “Ylli pa emer” e Mihal Sebastjanit, me Mirush Kabashi ne rolin e Marin Mrojut. Vepra u trajtua me nje ton liriko-poetik, por pa e anashkaluar situaten komike, duke vene ne spikame fatin e nje dashurie te bukur, por te pamundur, ne atmosferen e nje mediokriteti dhe provincializmi mbytes.
Metime per gjuhe regjisorjale e teatrore bashkekohore solli Arben Imami me dramen “Pershpirtje ne shtepine e Matildes (1989).
Duhet permendur qe gjate viteve `70-`80-te trupa e Teatrit “Aleksander Moisiu” do te pasurohej me aktore te tjere, qe shfaqen gjate udhes se tyre nje individualitet te qarte artistik si Hysen Bashkhysa, Xhelal Tafaj, Pellumb Decolli, Liri Lushi, Violeta Dede nga Shkodra, Drita Nikolla etj Ne fund te viteve 80-te ky teater arriti numrin me te madh te aktoreve, rreth 32, ndersa pas tyre , sikunder edhe ne te gjitha teatrot e tjere ne Shqiperi, trupa e tij u reduktua ne menyre te ndjeshme.
Sot e bashkuar me estraden ajo perbehet nga 8 aktore. Repertori ne v. 90-te e me tutje, ndryshoj ne menyre te dukshme. Tani u be pothuajse e pamundur venia ne skene e dramave me shume personazhe dhe massa figurantesh, shfaqe epike dhe epope. U synua me shfaqje me pak personazhe dhe me nje minimum shpenzimesh ne dekore, kostumografi, rekuizite etj.
Ne skene erdhen disa autore te njohur boterore dikur te ndaluar. Trajtimet e subjekteve ishin te shpenguara. Ndihmese ne ridentifikimin e ketij teatri , pas bjerrjes qe pesoj permbi 10 vjet, ka regjisorja e re Driada Dervishi e cila ka vene ne skene disa pjese si “Hajdutet rendin per ne DP” e Dario Fo, “Te jesh nene”, “Vajza pa prike” e N. Ostrovskit, “Tango” e S. Mrozhekut. Gjithashtu, dramaturgu Bashkim Hoxha ka qene i pranishem ne dramat “Dashuri me korbat” “Qytet pa dashuri”, “Kur kendon Margariten” etj.
___________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Historia e teatrit shqiptar 2 (Shtepia Botuese e Librit Shkollor – Tirane 1985 f, 163-166) /Rrjedhave te teatrit paraprofesionist (Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve te Artit – 2004 f. 143, 146-149); Kujtesa qe nuk fle (shkrime per teatrin dhe arte te tjera – Shtepia Botuese “Vatra” – Tirane 2006 f. 129-131 / si dhe Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – J. Papapgjoni (2009)
Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here