Teatri “Bylis”, Fier!
Teatri dramatik i ketij qyteti qe ka vene ne skene drama, tragjedi, komedi, farsa dhe lloje te tjera te dramatikes.
Eshte i vendosur ne nje godine prane qendres se qytetit, ne juglindje. Kapaciteti i salles se saj eshte prej 500 shikuesish.
Zanafilla e ketij teatri vjen nga Levizja Amatore Teatrore e ketij qyteti dhe rrethinave posacerisht ne grupin teatror te Shtepise se Kultures .
U ngrit me 15 mars 1971. Premiera e pare e saj ishte drama “Hije te nates” se V. Kokones, vene ne skene nga regjisori Leka Bungo . Shume shpejt u be i njohur per frymen e re qe solli , pasi ne trupen e tij u emeruan aktore te rinj qe kishin mbaruar Insitutin e Larte te Arteve.
Qysh ne hapat e para u dallua stili realist dhe prirja per te vizatuar karaktere personazhesh origjinale , sikunder u pa tek veniet ne skene te komedive “Fejesa” te Cehov dhe “Njeriu qe pa vdekjen me sy” e V. Eftimiut.
Prirja per risimin e mjeteve shprehese dhe thyerjen e disa “tabuve” tematike u ko nfirmuan me venien ne skene te drames “Historia e nje nate” e Kleanthi Dushes ne v. 1973.
Problematike e mprehte shoqerore, pohimi i disa ideve te perparuara te kohes , qe benin thirrje per shume liri, sidomos per nje trajtim me te shpenguar te temes se dashurise , personalitetit te femres ne shoqeri dhe qendrimit ndaj adulterit, te shoqeruara nga origjinaliteti i formes regjisorjale , ngjalli reagime nga ana e organeve partiake dhe u kritikuan ashper si “ndikime te huaja”. Pasi u dha disa here per publikun kjo shfaqje u hoq nga repertori dhe u ndalua.
Gjate viteve `70-te pati shume pjese te susksesshme qe terhoqi nje publik te gjere sic qene: “Heronjte e Linasit” e S. Pitarkes; “Shtepia ne rrugice” e T. Lacos; “Vite te paharruara” te Sh. Mites; “u degjuan saze” e Tashko Lakos etj.
Drama “Gjemimi i atij dimri” e T. Lacos, u vendos ne skene ne vitin 1976 nga regjisori Dhimiter Pecani, shenon nje nga pikat me te larta te ketij teatri. Spikati fryma epike, tablote masive, larmia e karaktereve , konflikti i dhene ne pamje te hapura e te ashpra social politike, energjia dhe dinamike, si dhe nje mizanskene e ndertuar me vertetesi jetesore, hollesi karakterizuese por te dhena ne menyre ekspresive.
Me kete pjese teatri fitoi Cmimin e Dyte ne Festivalin e Teatrove Profesioniste.
Deri ne vitin 1980 u mirepriten nga spektatori edhe pjeset : “Shperthimi” dhe “Fundi i sinoreve te Maku Ponea; “Dallge ne rritje” me autor Tashko Lakon; “Pumbat shkronjave” te N. Priftit; “Vransire e shkurter” e T. Lacos; “Kenga e buzeqeshjes” me disa fragmente nga krijimtaria e D. Agollit;
Nje arritje tjeter e ketij teatri ishte komedia “Shoku Niqifor” e P. Kulles (1979) me te cilen u vleresua me cmim ne Festivalin e Teatrove Profesioniste.
Jehone te gjere ne publik pati shfaqja “Dy krisma ne Paris” e P. Kulles dhe Sh. Mites, kushtuar figures dhe vepres se tij madheshtore heroit te popullit Avni Rustemi dhe aktit te tij trimeror. Tonet dramatike, dialogu I gjalle midis aktoreve Fatos Sela, Vladimir Muzha, Dervish Biba etj., ashpersia e konfliktit dhe tensioni, u bene premisa per suksesin e merituar te shfaqjes dhe kohezgjatjen e saj.
Vitet `80-te jane vitet e arritjeve me te spikatura te ketij teatri, kohe ne te cilen u vune ne skene disa pjese shqiptare si ajo “Balade per nje grua” e D. Agollit; komedia “Keshtu te dua” e P. Kulles, komedia tjeter “Zoti godet me puter” e Ilir Bezhanit etj.,
Natyrisht u mirepriten nga spektatori edhe vepra te autorev e te huaj si “Shtrigat e Salemit” te Artur Milerit; “Kush e vrau Kastijin” sipas motiveve te filmit te njohur francez Maria October.
Ne teater u perforcua prirja organike drejt nje loje realiste , shpesh e mbajtur ne tone te forta dramatike ; gjithashtu kujdesi per krijimin e karaktereve sa me te besueshme e sa me te mevetesishme , ku te pershfaqej lirisht po aq fryma kombetare Shqiptare.
Pas viteve 90-te dhe ne vazhdim ne skene e ketij teatri u parapelqyen kryesisht autoret e huaj qe kishin munguar per shkaqe te njohura te censures . Numri i aktoreve gjate ketyre viteve u reduktua ndjeshem per mungese financimi si dhe largimi i vete artisteve per shkaqe ekonomike, emigrimi etj.,
Niveli i shfaqjeve te pergaditura ra ndjeshem ashtu si ne cdo teater tjeter te vendit. Megjithate nje nga shfaqjet me mbreselenese te kesaj kohe ishte drama “Pse” (1998) me autor dhe regjisor Serafin Fanko sipas motiveve te romanit me te njejtin titull te Sterio Spases.
Arritje te tjera te ketij institucioni ishte komedia “Sa mire beri qe vdiq” (2002) me autor dhe regjisor Ilir Bezhani.
Ne kete periudhe ne skenen e teatrit “Bylis” u shfaqen edhe pjese te tjera si: “Dashuri me fantazmat” (1993) e G. Schiro Di Maggio ; “Zoteria qe tradheton gruan” e Dh. Psathas; “Njeriu njeri” (1995) e shkrimtarit austriak Fransua Mitera; “Krim e ndeshkim” (1996) sipas motiveve te Dostojevskit; “E ardhmja eshte tek vezet” (2000) e E. Juneskos;
Pati edhe disa shfaqje me autore shqiptare : “Nje det helm” (1997) e T. Lacos; “Shtegtim neper ankth” (2001) sipas motiveve te romanit “Gjenerali i ushtrise se vdekur” te I. Kadarese; “Pusi” (2003) e A. Priftit; “Kercuri” (2003) e P. Kulles; me pas jane krijimet e Kristo Floqit “Zi e me zi”; “Vellazeri dhe interes” ;”Sorrollopi” nen titullin Zi e me zi me regji te Mehmet Xhelilit , ku vijohet po ne ate rruge te hapur me pare.
Regjisoret qe punuan ne kete teater kane qene : Leka Bungo; Pellumb Kulla; Petrit Tuna; Roland Carka.
Ne skenen e ketij institucioni jane ftuar per te vene pjese te vecanta edhe regjizore te tjere nga teatrot e vendit si Serafin Fanko; Gezim Kame; Dhimiter Orgocka; Mehmet Xhelili; Andonis Filipi etj.
Ne kete teater jane bere te njohur per talentin e tyre aktoret: Fatos Sela, Hajrie Rondo, Dervish Biba, Dhimiter Jano, Vladimir Muzha, Niko Vrusho, Muhamet Sherri, Roland Roshi, Klajdi Marku, Ilir Bezhani, Fatmir Xhelili etj.
Nga viti 2002 u zhvillua ne skenen e ketij teatri Festivali Nderkombetar Teatror i Aktrimit “Apollon” me drejtor Klajdi Marku.
Trupa e teatrit me estraden profesioniste, si trupe unike, perbehet gjithsejt nga 23 vete .
Si aktor teatri ngelen 10, 1 drejtor, 1 regjisor, 1 skenograf, 4 ndihmes personeli. Personeli me i kompletuar vetem i trupes se teatrit ishte ai para viteve 90-te me 30 vete nga te cilat 18 ishin aktore , 2 regjisore, 1 skenograf, 1 dramaturg, 5 prapavija dhe 3 administrata.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 465-466-467
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw