Estrada Profesioniste e qytetit te Fierit! 1957 – 2022
65 vjet qe nga 25 maji, data e themelimit te ketij institucioni.
https://www.facebook.com/media/set/edit/a.979790515414150/
Teatri, dihet, është njëri nga institucionet publike me ndikim fort të madh në përpunimin e vetëdijes kombëtare. Në llojet e teatrit, doemos ai i estradës realizon komunikime asisoji me masën e gjerë të spektatorëve, sa rrallë kush art tjetër bri a skaj tij e mbërrin.
Teatri i estradës së Fierit ka qenë pikërisht një i tille. Jo vetëm ka krijuar tashmë një traditë si pak kush nga trupat profesioniste të vendit, por ka vijuar të ndjekë arritjet e shënuara në kohë, duke u bërë shembull për krijim vlerash të reja, për mbijetesë artistike, për elegancë, finesë e bukuri.
lnstitucion teatror profesionist i tipit té varietesé. U ngrit si trupé profesioniste me 25 maj I957, duke pérvetésuar traditat mé té mira né fushén e humorit, qé vinin nga lévizia amatore e qytetit e mé gjere‘. Né fillimet e veta né pérbérien e trupés kishte gjithsej l4 aktoré, kéngétaré dhe instrumentisté, té cilét u eméruan si profesionisté pas njé seleksionimi nga elementét mé té talentuar té grupeve amatore tè qytetit. Premiera e paré titullohej “Satiré, humor, muziké”, e mbéshtetur né krijimtariné origjinale te’ shkruar enkas nga shkrimtarét humoristé Spiro Comora*, Polikron Kotini dhe Dionis Bubani*. Regjisor i shfaqjes ishte Llazar Verria.
Karakteristiké e premierave té para té Estradés sé Fierit ishte krijimi i dy personazheve komike té tipit popullor. si qené “Cfurku” dhe “Bodeci”, ku ndértohej e mbéshtetej me’ pas gjithe Iénda letrare e tyre. Kjo skeme’ interesante u shfrytézua pjesérisht edhe me voné, me dyshe té tjera personazhesh, per té kaluar me pas né formén karakteristike té varietesé. Nga shfaqjet qé kané Iéné mbresa te publiku i kohés 25 vitet e para tè veprimtarisé sé saj, kané qené: “Thumbojmé e pastrojmé”, “Népér fletét e historisé”, “Gaz pranveror”. Kjo e fundit u vlerésua me Cmimin e Paré né “Takimin e estradave profesioniste”, mé I963. Né disa shfaqje té tjera tè suksesshme. si: “Xha LIazi midis nesh”, “Gatishméria”.
“Punojmé e vigjilojmé”, “Objektivi”, “Midis jush”, “Nuk mund té rrimé indiferenté”, binte né sy prirja per té stigmatizuar dukuri negative né marrédhéniet e punés, ato né familje, nga jeta né fshat dhe pérpjekja pér emancipim, gjithashtu tema dhe argumente nga pérgatitja ushtarake, mbrojtja, “demaskimi” i superfuqive etj.
Nga arritjet e zeshme té Estradés sé Fierit né vitet ’80, cmohet shfaqja “Cobo Rrapushi me shoké” (I980), mbéshtetur né krijimtariné e Shefqet Musarajt, ku spikati interpretimi i figurés sé Cobos nga aktori i njohur i humorit Luftar Paja*. Po késhtu né shfaqjet “Pranveré” (I98I). “Buzagaz né shekuj” (I983), “Rrufe dhe rrufepritésit” (I984), “Humor popullor” (I985) etj.. u paraqitén mjaft materiale letrare humoristike té njé cilésie té Iarté, ku spikati krijimi i situatave komike, gjuha e pérpunuar, karakteret origjinaIe, gjetjet regjisoriale dhe mprehtésité e shumta.
Shendérrimi i Estradés sé Fierit né njé trupé model erdhi si pasojé edhe e ndikimit té drejtpérdreité té krijimtarisé humoristike te ofruar nga firma té niohura, posacérisht prej punés regjisoriale té PéIIumb Kullés, me kulturén, shijen dhe origjinalitetin e spikatur te saj. Estrada e Fierit fitoi emér kryesisht me repertorin e pasur letrar qé trajtonte qéshtje té mprehta shoqérore té kohés, duke iu shmangur sa mé shumé vulgarizimeve dhe véshtrimeve banale té jetés, konceptimeve skematike si edhe (aq sa mundej) politizimit té skajshém té brendisé qé kumtohej prej kétij repertori.
Ajo térhoqi vémendien me tipat dhe ményrat e Iarmishme dhe origiinale té ndértimit té shfaqjeve. posacérisht me grupin e talentuar té aktoréve, si: L. Pajo (Artist i Popullit), Fuat Boci*; Arqile Lipe*; Todi LIupi, qé mbajné titullin Artist i merituar, si dhe Xhuljeta Ku||a*, Vasil Vaso*, Hasan Bregu, Sotir Stefa, Fatmir Xhelili* etj.
Tipar daIIues i EF-sé ka qené posacérisht shfrytézim i skeceve té gjata, né formatin e komedive té shkurtra, sikurse edhe pérvijimi i figurave artistike aktoriale me kérkesa té rrepta teatrore. Merité éshté edhe ngulmimi per té shfrytézuar me mencuri e kulturé pjesé té zgjedhura nga Ietérsia humoristike shqiptare, duke pérfshiré shkrimtarét mé té njohur satiriké té vendit, si: Dritéro Agolli*, Pellumb Kulla, Dionis Bubani, Tasim Aliaf“, Shefqet Musarai, Niko NikoIIa*, Fatmir Lama] etj.
Ne vitet ’80-te, ajo u kompletua si trupé: kishte gjithsej 26 veté, nga kéta I0 aktoré, 7 instrumentisté, 3 kéngétaré, 1 regjisor, 1 skenograf, 1 dirigjent, 3 prapavija ndihmése. Sidoqé pas viteve ’90 numri i artistéve dhe premierave u zvogélua ndjeshém, kjo estradé e vijoi veprimtariné e saj me shfaqje té tipit té varietesé, por edhe me vénie né skené té komedive, sikundér qe komedia “Njé budalia e gjysmé” e shkrimtarit grek Dhimitér Psathas, me I99I, ndérsa 4 vjet mé voné komedia “Zgjohu Vasillaq”.
Ndérkaq né kété trupé u shenuan arritje sa i takon ményrave té ndryshme té konceptimit té shfaqjeve, sidomos ne aplikimin e modelit me njé personazh né qendér , si dhe vénia né skené e komedive me njé ose shumé akte.
Né kété periudhé patén sukses té merituar premierat: “Me trap drejt Europés” (I994), “Bértet hajduti” (I995), “Né muze” (I996), “Té qeshim né déboré” (I999).
Pas vitit 2000, disa nga premierat qé u mirépritén nga spektatori ishin: “Koha Luks” (2001), komedia “Kérkohet njé‘ génjeshtar” (200I) e Dh. Psathas, “Té plakesh me hallet e botés” (2004), komedia e Kristo Floqit* “Véllazéri dhe interes” (2004).
Ne vitin 2006, Estrada e Fierit fitoi Cmimin e Paré né Festivalin e Teatrit té Varietesé né Vloré me shfaqjen “Porto e pérrallave”, autor dhe regjisor Ilir Bezhani*. Pérveq PélIumb Kullés, si regjisori me i spikatur qe ndikoi né krijimin e fizionomisé artistike, kané punuar me pérkushtim ne periudha té ndryshme kohe edhe regjisorét Kogo Papadhopulli, Roland Roshi, Roland Carka, Klaidi Marku*, Ilir Bezhani* etj.
Si kéngétaré té késaj estrade pérmenden: Bunilda Hoxha. Lefteri Sillo, Sofika Hodo; si skenografé: Pano Kondo dhe Gézim Hajdini. Deri ne vitin 2009 teatri dhe estrada sé bashku pérbéheshin nga 22 veté me giithé personelin ndihmés. Estrada e Fierit kishte 6 veté, nga té cilét 3 aktoré, 1 dirigjent, 2 instrumentisté; éshté i pérbashkét me teatrin 1 skenograf, 1 inspektor skene, 3 ndihmés personeli, administrata dhe drejtori. Ne 50 vjet veprimtari teatrore. Estrada e Fierit ka realizuar mbi 150 premiera.
_________________________
Publikuar me pare ne maj 2020 ne Facebook – Kinematografia Shqiptare.
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 110-111-112.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw