TEATRI I KUKULLAVE | TEATRI KOMBËTAR PËR FËMIJE!

0
867

Teatri Kombetar per Femije ose Teatri i Kukullave (sic edhe quhej deri ne vitin 2003)

Eshte nje lloj i vecante i artit teatror, qe bazohet kryesisht ne perdorimin e kukullave, te cilat njemendesohen si personazhe. Pervec kukullave ne kete teater aplikohen edhe forma te tjera, te ndermjeteve, sikunder jane perdorimi i maskave nga aktoret, i veshjeve qe imitojne kafshet apo menyra dhe teknika te tjera.
Per nga natyra dhe objekti i tij ky teater ka si audience moshat e mitura deri tek adoleshenca, por nuk perjashtohen edhe shfaqjet kur perfshijne dhe nenkuptojne edhe nje spektator te rritur.

Ne traditat e pakta te ketij lloj teatri, qe vinin nga loja me “kopila” , lodrat ne ceremoni dhe procesione pagane e fetare, imitimet e kafsheve etj., u futen perdoimet e teknikave te njohura, qe u huajten nga eksperiencat boterore. Me nje trupe modeste aktoresh, me pervoje te paket, me 16 dhjetor 1950 u hap ne Tirane teatri i pare profesionist i kukullave. Premiera e perurimit te ketij teatri ishte perralla e mirenjohur “Borebardha”. Llazer Verria ishte edhe regjisori i pare i ketij teatri. Ai vuri me vone ne skene pjesen “Lulja e kuqe” (1951), ku karakteri fantastik perrallor i subjektit, personazhet e cuditeshme si dhe skenat e bukura , sollen nje gezim dhe interes te madh tek shikuesit e vegjel.

Vitet e para, per mungese te autoreve vendas, repertori u zoterua nga pjeset e huaja, kryesisht sovjetike dhe vendeve te tjera te Lindjes. Me pas u vune ne skene edhe pjese origjinale nga autoret shqiptare. Nder keto pjesa origjinale “Hirushja” e Andon Panos, e cila ishte nje pershtatje skenike plot imagjinate dhe fantazi e subjektit te njohur te kesaj perralle shqiptare.

Nje pershtatje intrighuese per skenen e femijeve ishte edhe shfaqja ‘Plaku dhe i riu” (1951) qe kishte ndertuar nje subjekt gazmor me baze kenget popullore shqiptare.
Edhe pjeset “Lajmetari” (1952); dhe “Bardhe Bardhoshi” (1952) te Zihni Sakos paten nje ndjekje te mire nga shikuesit e vegjel, e me pas “Para provimeve” (1952) e Tashko Lakos.
Ne skenen e Teatrit Kombetar per Femije ne vitet e para te aktivitetit te tij , gjeten vend edhe autore te njohur klasike europiane me veprat e tyre, sikunder qene per shembull pershtatja per femije nga Tonin Shiroka e romanit “Don Kishoti” te Servantes, ose pjesa “Kozeta”, fragmenti i shkeputur nga romani “Te mjeret” te V, Hugo.

Ne perberje te trupes se aktoreve te viteve te para te teatrit ishin: Rina Burda / Melpomeni Cobani / Vera Zheji / Drita Kallamata / Avni Resuli / Qenan Toro / Zija Grapshi / Myftar Myftari / Eleni Plasari / Xhavit Xhepa / Pleurat Armiri / Xhavit Sallaku e shume te tjere…
Eksperienca e fituar krijoi mundesine e rritjes se nivelit artistik te ketij teatri, permiresimin e teknikes se perdorimit te kukulles, cilesine e krijimit te modeleve, aftesite imituese dhe animuese te aktoreve.

Ne vitet 1955 – 1960, krijimtaria dramaturgjike ne kete teater u orientua edhe drejt nxitjes se pjeseve origjinale nacionale. Gjate kesaj kohe jane vene ne skene nje varg pjesesh te reja si: “Bicikleta e postierit” dhe “Princesha hundegjate” te Andon Panos, “Gjinkalla” Tashko Lakos, “Dysh ne aritmetike” e Tonin Shirokes, “Bariu dhe kacamicri” e Xhavit Sallakut, “Gjysmagjeli” (1960) e Moisi Zaloshnjes….

Ne vitet `60-te shenohet nje perparim i dukshem ne kualitetin e ketij teatri , cfare u vrejt ne nje trajtim me me fantazi te mjediseve skenografike, ne aftesimin e metejshem te lojes me kukullat , ne paisjen me disa mjete teknike te domosdoshme per te realizuar nje efekt me te madh sugjestionues si dhe nxitjen e perfytyrimit dhe imagjinates se spektatoreve te vegjel. Rritja dhe konsolidimi i ketij teatri u vu re ne nivelin e dramave te vena ne skene , ne lojen e aktoreve por edhe ne pranine aktive te nje koncepti regjisorial qe gjithnje e me shume operonte perkitazi vecorive dhe strukturave artistike qe ofronte Teatri i Kukullave si i tille. Nder pjeset me te pelqyera te ketyre viteve ishin: “Gjyqi I macokut” (1962) i Bedri Dedjes; “Dhite e egra” (1962) te Kole Jakoves; “Daci i zi me dy kobure” (1964) i Tonin Shirokes; “E bukura e dheut” (1964) e Xhavit Sallakut; “Kapuci i Gimit” (1965); “Lindita” (1966);

Ne gjysmen e dyte te viteve `60-te, behet e dukshme perkrahja qe iu dha krijimtarise se autoreve shqiptare, forcimi i karakterit kombetar me subjektet, temat, shfrytezimin e legjendave, miteve dhe pergjithesisht te arealit te krijimtarise popullore sidomos kerkesa per rrahjen e nje problematike konkrete qe lidhej natyrshem me jeten e femijeve shqiptare , me realitetin qe ata njihnin. …
Midis pjeseve te shfaqura ne kete periudhe ishin “Statuja e gjalle” ; “Takim revolucionaresh” ; Forca e kolektivit” te gjitha ne vitin 1968 me te njejtin autore Andon Pano; “Zbukuesi i vogel trim” (1968); “Pioneret mbrojne republiken” (1966); “Pishtare ne fortune” (1967) te Xhavit Sallakut; “Borizani i vogel” (1968) i Tonin Shirokes ; “Grushti i hekurt” (1969); “Gabimet e Lindes” (1970) te autorit Pleurat Armiri; “Punojme dhe argetohemi” (1974) i I, Brahos; si dhe pjese te tjera…
Nderkohe nga veprat e autoreve te huaj u vune ne skene: “Ushtari i mire Shvejk” sipas romanit te njohur te Hashekut dhe pjesa italiane “Buratino”.

“Vajza dhe mollet e arta” e autorit Popovic`

Sado qe prirja u shfaq ne vitet `70-te per te perfshire ne subjektet e pjeseve sa me shume brendi shoqerore , me synime te hapura edukative dhe formuese, sidoqofte, vete rritja e nivelit letrar dhe kulturor te autoreve dhe regjisoreve te ketij teatri , beri qe elementi fantastik , shpirti i aventures , sfidat dhe peripecite e shumta qe perballoheshin dhe kaperceheshin nga personazhet te mos anashkaloheshin perkundrazi te gjenin ekuivalentin e tyre letrar e artistik.

Paten sukses disa drama te shkrimtareve per femije me fabula dhe subjekte interesante nga Lufta Nacionalclirimtare apo jeta e asaj kohe: “Ata luftojne per liri” te Xh. Sallakut; “Gracka” e Gaqo Bushakes dhe e Pleurat Armirit; “Prefekti” pershtatje e komedise se Besim Levonjes; “Keshtjella dhe helmi” e I. Kadarese; “Gjezat e teto Dijes” dhe “Festa e dijes” te A. Pano; “Vijat e bardha” te G, Bushakes.

Nje nga prirjet organike te krijimtarise ne teater ishte padyshim sjellja e realitetit historik dhe atij te dites nen shembellimet e figurave te kafsheve, gjallesave, bimeve e gjesendeve, fale formes se animimit dhe velit fantastik te ndodhive, sikurse shihet tek pjeset skenike te realizuara me nivel si: “Brumbulli me ngjyra” i T. Shirokes; “ Kryengritje ne pallat” e B. Dedjes; “Tre shoke besnike” e Moisi Zaloshnjes; “Fitorja e bleteve” te Injac Saracit dhe te tjera; Permiresime ne tekniken e lojes se aktoreve, ne pasurimin e tipave te kukullave dhe perdorimin e tyre, po ashtu ne gjetjen skenografike si dhe ne rritjen e aftesise pasqyruese te regjisures, u shenuan edhe gjate viteve 80`.

Foto galeri nga shfaqjet teatrale me kukulla
    
    
    
    
    
    
    

Teatri Kombetar per femije u orientua me mire drejt pjeseve qe perkapnin tema e subjekte sa me prane natyres dhe psikologjise se femijeve, duke i kaluar gjithnje e me shume ne plan te dyte pjeset e tipit didaskalik. Tanime Teatri Kombetar per femije kishte krijuar nje fond te gjere pjesesh duke u shenderruar vetiu ne nje teater-repertori, qe mbushte gjithe ditet e javes me shfaqje te tipave te ndryshem.
Vec veprave te fondit, u realizuan te tjera te reja, si: “Lepurushi veshkaushi” (1980) e Gjike Kurtiqit; “Sorkadhja bribukur” (1981) e Tasim Gjokutaj; “Kur gezohet baba viti” (1985) e Violeta Kongos; “Pinoku” (1985) e pershtatur nga Tonin Shiroka; “Borebardha” (1987) e Petraq Ristos; “Hirushja” (1989) e V. Kongos etj.

     
         
     
     
    

Pas viteve 90-te i cliruar nga kufizimet estetike ky teater e trajtoi me nje gjuhe tjeter ekspresive boten e femijve. Ne kete periudhe u realizuan disa shfaqje te suksesshme, si: “Semi gjeti nje kepuce” (1993) e Naum Priftit; “Lulet e Ides se vogel” (1996) e Elona Velces; “E bukura dhe bisha” (1998) pershtatur nga Mira Minga; “Kacamicri kerkon shoket” (1999) e Skender Haskos; “Macoku me cizme” (1999) pershtatur nga P.Armiri dhe te tjera.

Me pjesen “Kacamicri dhe shoket” Teatri Kombetar per Femije ka marre pjese ne disa takime nderkombetare jashte vendit.

Prurje interesante persa i takon trajtimit te shpenguar te subjekteve dhe nje lirie te dukshme te fantazise ne perthyerjen e gjasave jetesore sollen edhe pjeset: “Cufo dhe Pipi” (2000) e Gaqo Bushakes ; ”Mbret do te behem une” (2002) e Leonard Daliut; “Pentagrami i enderrave” (2003) e Vangjel Kozmait si dhe shfaqje te tjera;

Regjisoret me te shquar qe kane punuar ne kete teater kane qene: Xhemal Broja; Llazar Verria; Pandi Stillu; Selman Vaqarri; Andon Pano; Xhavit Sallaku; Zija Grapshi; Pleurat Armiri; Lavdie Shehu (Toro); Klaudia Mikeli;
Skenografet: Ndoc Kodheli; Tonin Shirko; Romeo Cani.
Trupa e Teatrit Kombetar per Femije ka marre pjese ne disa takime nderkombetare te teatrove per femije duke dhene edhe shfaqje si ne Austri, Itali, Bullgari, Hungari, Maqedoni, Greqi, Kosove dhe vende te tjera.

Ne vitin 1995 ne Tirane u zhvillua Festivali Ballkanik i Teatrove per Femije. Deri ne vitin 2003 quhej Teatri i Kukullave dhe pas ketij viti u quajt Teatri Kombetar per Femije godina e se ciles ndodhet ne qendren e Tiranes.

Salla e shfaqjeve ka 160 vende per shikues dhe cdo vit mesatarisht, trupa e aktoreve ka dhene rreth 150 shfaqje ne Tirane dhe ne qytete te tjera te vendit tone.
Teatri Kombetar ka qene gjithnje edhe nje vend per kualifikimin e artisteve te tjere neper teatrot e kukullave ne rrethet e vendit.

Kjo trupe perdor kukulla me tela, marioneta, maska, teater te hijes, pantonima dhe shfaqje me aktor. Personeli me i kompletuar i ketij teatri ishte ne vitin 1991 ku rezultonin gjithsejt 36 vete nga keto 22 aktore; 1 drejtor; 1 regjisor; 1 drejtues; 1dirigjent; 1 skenograf; 9 ndihmes personeli dhe administrata.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 7 korrik 2023.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Marre me pershtatje nga “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – J. Papagjoni / Toena 2009 / f.490-492
Si dhe “Histori e Teatrit Shqiptar” – 1985 /f.177-181 / Mira Minga; “Historiku i Teatrit te Kukullave” (Punim diplome), Biblioteka e Akademise se Arteve, – 1978 / Ismail Hoxha ; “Nga jeta ne teater, nga teatri ne jete” – Shtepia Botuese “Naim Frasheri”-Tirane 1972/Z. Dokle/ f. 151-157;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here