Teatri “Petro Marko”, Vlorë | 60 vjetori i themelimit!

0
1250

Teatri “Petro Marko”, Vlorë!
Premiera që shënon përurimin e këtij teatri ishte drama “Fundosjo e skuadrës”, e shkrimtarit rus Korneiçuk, që u vu në skenë nga regjisori Kujtim Spahivogli, më 16 nëntor 1962, pikerisht 60 vite me pare. 1962 – 2022

Institucion teatror profesionist i qytetit té Vlorés, qé vé né skene pjesé skenike si drama, tragjedi. komedi etj. Ndodhet né sheshin “Skénderbeu”. Ka sallén me 450 vende, me pjerrési té Iehté; Iozhén, ballkonin. Skenén, hollin ku vendosen afishet e shfaqjeve dhe fotot, mjediset e aktoréve dhe menaxhimit né katin e dyté, kurse nga ana e pasme, magazinén e dekoreve etj.

Gjurmét e teatrit né Vloré pikasen qysh né kohét antike me ngritjen e teatrit té Orikut dhe stadiumit té Amantias. Njé periudhé e gjaté, sikundér qe ajo e Mesjetés, gati e zhbéné teatrin duke e Iéné té marré frymé vecse ne’ trajtat folklorike. Lodra folklorike popullore, qé ruajné struktura té miréfillta teatrore, né rrethinat e Vlores, né krahinén e Labérisé dhe né Bregdet, kané ekzistuar dhe ende ekzistojné deri sot, sado qé né pjesén rurale dhe mé té thellé té saj.

Ndonése Rilindja Kombétare Shqiptare nis me vonesé pér arsyet e njohura tè pushtimit, megjithaté ishte ajo qé nis njé periudhé tè re pér kombin, kulturén, né kété mes edhe pér teatrin e Vlorés. Patriotét vlonjaté dhe artistét amatoré e cmonin teatrin mé fort si njé tribuné Iirie, se sa si formé argétuese. Pérfshiré né kuadrin e késaj rrethane historike né qytetin e Vlorés, si éshté shkruar né gazetén ”Liria” té Selanikut, mé I4 shkurt I909, u ngrit klubi patriotik atdhetar “Laberia”.

Synimi i tij ishte, mé sé pari, zgjimi i ndérgjegjes kombetare tè shqiptareve tejembané. Themeluesit e kétii klubi, duke ndjeré dhe kuptuar se kultura dhe arti ishin Iémenj tè atillé ku ideté e clirimit dhe emancipimit kombétar pérthitheshin né ményré masive dhe me pranine aktive té njé publiku té gjeré, i dhané qysh né zanafillé njé réndési té dorés sé paré organizimit té shfaqjeve mix me muziké, kéngé, valle popullore, recitime té vargjeve patriotike té shkrimtaréve rilindés, me kore e banda muzikore, me tekste dramatike etj., té cilat, né njé fushépamje té gjeré, mund té shqyrtohen dhe vlerésohen si shfaqje teatrore.

Por, pér té ndértuar shfaqje té miréfillta teatrore me pjesé té shkruara enkas, prané klubit “Labéria” u ngrit edhe njé grup i vecanté teatral me té rinj dhe té moshuar. Aktorét e paré ishin atdhetarét dhe intelektualét mé né zé si edhe regjisori i saj, mésuesi Thanas Floqi, i cili krijoi edhe orkestrén muzikore té qytetit. Qysh né konceptimin e késaj bérthame té paré te’ teatrit dramatik té Vlorés, u synua drejt dramés kombétare, qé do té prekte probleme té mprehta politike té kohés. Eshté kjo arsyeja qé e para shfaqje e kétij grupi ishte pikérisht drama e Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros”.

Shtypi i kohés njoftonte pér suksesin e shfaqies. Spekatorét e prekur sé tepérmi nga subjekti i dramés nuk pushonin sé duartrokituri pér aktorét dhe veté autorin. Edhe sot duken kuptimplote flalét qé tha drejtori i “Shkollés tè Muradies”, zoti Leonidha Nagi: “Teatri do té béjé tè zgjojé né shpirtin tuaj ato ndjenja té fjetura kombétare, qé i duhen atdheut pér pérparim e mbrothtési…”. Si shkruan edhe Marigo Posio né kronikén e saj né gazetén Rrufeia: “Aktorét lozin me shumé mjeshtéri dhe dituri té madhe.

Shfaqja u pérgatit né ambjentet e “Shkollés sé Muradies” dhe u shfaq né shtépiné e qurem bej Vlorés. Shfaqja u pérshéndet edhe nga kolonité shqiptare ne’ Bukuresht, Selanik, Kajro, Boston e gjetké. Né vitin I920 njé grup té rinjsh té qytetit, nén dreitimin e Kolé Kamésit dhe Dom Mark Vasés, vuné né skené dramén “Besa” té Sami Frashérit, qé u pérgatit nga mésuesit Kolé Kamési dhe Dom Mark Vasa. Shfaqja e dramés “Gjaku” e Milo Dugit, me rastin e clirimit té Vlorés, pati jehoné té vecanté. Né vjeshtén e vitit I921 né Vloré u krijua shoqéria teatrore “Fillodramatika”, me kryetar té saj Panajot Papingji, dhe né shtator I922 kjo trupé shfaqi dramén “Fe e kombesi” té Kristo Flloqit.

Kété shfaqje e pérshéndeti edhe Avni Rustemi. Ne pas u krijuan dhe shoqérité “Ismail Qemali” dhe “Vlora”. Në vitin 1924 me ardhjen e Fan Nolit në Vlorë, trupa teatrore e shoqërisë “Bashkimi” dha shfaqjen e dramës “Korlo Topia” e Kristo Flloqit*.

Aktorë të tillë të mirënjohur të fillimit të lëvizjes teatrore në rrethin e Vlorës si: Kolë Kamësi, Muhamet Çobo, Hajri Kreshpa, Hamza lsai, Lluka Papzjorgji u bënë shprehës të kulturës dhe artit të kohës. Deri më 1924, kur ajo u detyrua të shpërndahej, shfaqi një numër të konsiderueshëm dramash dhe komedish të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Efekt të veçantë patën shfaqjet “Fe e kombësi” ( 1924), “Korlo Topia” ( 1922), “Besa” etj. Në vitin 1922 u organizua shoqëria “Djelmëria e Kaninës”. Më 1926 ngrihet shoqëria “Sinema përparim”, kurse më 1927 në këtë qytet vepronte shoqata sportive “Vlora”; po ashtu shoqëria jashtëshkollore “lsmail Qemali”. Në vitet I 930-1940, përveç pjesëve të sipërshënuara u vunë në skenë edhe “Dibrania e mjerume” e Haki Stërmillit”, “Lulja e Kujtimit” e Foqion Postolit , “Agimi i Lirisë” e Skënder Luarasit eti jehona e teatrit të këtij qyteti, me gjithë kushtet e vështira, u ndje edhe në Elbasan, Berat, Tiranë, Gjirokaster, Durrës, kurse në vjeshtën e vitit 1936 dha shfaqje edhe në Prizren me dramën “Besa” të S. Frashërit. Një nga vatrat e lëvizjes teatrore në vitet `40 u bë shkolla e mesme tregtare e Ujit të Ftohtë, nga e cila dolën shumë aktorë të ardhshëm.

Është për t’u përmendur vënia në skenë në këtë qytet e tragjedisë “Otello e Shekspirit”, më 1927. Në vitet ’30 u vunë në skenë disa komedi një aktëshe të Kristo Floqit, si “E bija e bankierit”, “Vllazni dhe interes”, “E mbesa e krohinorit” etj. Nga shfaqjet e mirëpritura të vitit 1937 ishte edhe inskenimi i poemës “Hanko Halla” e Ali Asllanit, ku për here të parë u aktivizuan edhe vajzat e qytetit. Duhet shënuar se deri atëkohë rolet e grave i loznin aktorët burra. Kjo shenjë emancipimi u përshëndet nga opinioni intelektual i qytetit. Një rol të madh në përparimin e teatrit të qytetit të Vlorës kanë luajtur regjisorët dhe drejtuesit e tij, si: Panajot Papingji, Sami Kobo, Skënder Luarasi, Kolë Lakuriqi, Ibrahim Kushta, Shefqet Resuli, Jani Minga etj.

Në skenën e këtij teatri u përgatitën aktorët më në zë të kohës, që nje jetë të tërë i shërbyen artit skenik, si: Gaqi Visha, Liza Laska, Ahmet Butja, Qemal Gorishova, Ilia Peso, Fan Dëma, Mustafa Belshi, Ndrek Beltoja, Nuri Arapi, Nazmi Batalli, Skënder Cupishti etj Pas clirimit ka një gjallërim të madh të Lëvizjes Teatrore Amatore në qytetin e Vlorës.

Tanimë vihen në skenë një varg veprash nga Molieri, Shileri, Ibseni, nga autorët sovjetikë, si dhe pjesë të dramaturgëve shqiptarë, sikurse qenë: “Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, “Dom Gjoni”, “Syleshi”, “Trimi i mirë me shokë shumé”, “Bileta e lotarisë”, “Vajzo nga fshati” etj.

Synimi për zgjerimin e rrjetit të teatrove profesioniste në shkallë vendi përfshiu natyrshëm edhe këtë qytet. Si bërthamë e teatrit profesionist u bë grupi teatror i Shtepise së Kulturës të qytetit, i ngritur fill pas çlirinlit të vendit. Trupa e aktorëve nisi punën përgaditore për realizimin e një tabloje muzikore-letrare në qershor të vitit 1962. Premiera që shënon në fakt përurimin e këtij teatri ishte drama “Fundosjo e skuadrës”, e shkrimtarit rus Korneiçuk, që u vu në skenë nga regjisori Kujtim Spahivogli, më 16 nëntor 1962.

1 - Foto galeri nga shfaqjet e Teatrit "Petro Marko"
 
 
 
 

Gjate gjithë veprimtarisë së vet teatri “Petro Marko” ka vënë në skenë mbi 126 pjesë teatrore të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Disa nga veprat e autorëve shqiptarë janë: “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës” ( 1964), “Në emër të lumturisë” e lsmail Hoxhës” (1964), “Doktor Aleksi” e Ibrahim Uruçit” ( 1966), “Fytyro e dytë” e Dritëro Agollit” (1968), “Dasmë pa nuse” e Naum Priftit (I969), “Në rrugën e jetës” e S. Pitarkës (1969), “Të pamposhturit” dhe “Fundi i një drame” të Ninush Jeros ( 1970, 1972), “Sinjali i kuq” i Bashkim Kozelit ( 197I), një nga shfaqjet më të suksesshme, e cila u dha 196 herë në publik, si dhe u transmetua 47 herë nga TVSH-ja; “Shtëpia në bulevard” dhe “Mbi gërmadha” të Fadil Paçramit (1970, 1971), “Katër nga armata” e Serafin Fankos ( 1974), “Karavidhet” e Thoma Frashërit (1976), “Lidhur si fishekë gjerdani” e B. Kozelit (1978), me subjekt luftën e Vlorës, në të cilën tërhoqi vëmendjen karakteri epik e dramatik i ngjarjes dhe karaktereve; drama “Jatagani” e A. Osmanit dhe Z. Kapajt (1979), që spikati për frymën epike, patosin, mbishtresimet mitike e legjendarizuese si dhe tablotë luftarake me konfliktet e përshkuara nga ndjenjat atdhetare.

2 - Foto galeri nga shfaqjet e Teatrit "Petro Marko"
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në vitin 1978 në skenën e këtjj teatri u shfaq dramatizimi i romanit “Rruga Budi 723″ i Ruzhdi Pulahës*, nie shfaqje me ritëm, optimizëm rinor, dritë, humor, e cila jepte procesin e përqafimit të shprehive të reia qytetëruese në raportet etër-bij si dhe në ato brenda çiftit. Vijuan shfaqje të tjera si: “Fundi i një komedie” e Fadil Krajes (1979), “Nëntori i flamurit” e Miliano Stefës ( 1980), e cila solli me hijeshi kohën dhe figurën historike të Ismail Qemalit, interpretuar nga Arcile Nasho; “Midis dy dashurive” dhe “Kristali blu” të Mihallaq Qillerit (1984, 1986), “Shoku Zylo” e Dritëro Agollit dhe Ferdinand Hysit ( 1985), “Tri mendje në ankand” e F. Hysit (1994), një qasje tragjiko-komike e realitetit anarkik e pështjellues të tranzicionit në Shqipëri, e cila fitoi edhe Çmimin e Parë në Festivalin Kombëtar të Teatrore, “Larg Otrantos” ( 1998) etj.

Nga autorët e huaj janë vënë në skenë shumë drama e komedi, si: “Nje dashuri e tillë” e Pavel Kohut (1963), “Për ata që janë në det” e Boris Llavrenjevit (1966), “Revizori” e N. Gogolit (1973), “8erberi i Sevilies” e Bomarshesë, (1985), “Shumë zhurmë për asgjë” e Shekspirit, “Ariu dhe jubileu” të Çehovit “Terroristi i një qyteti” e Azis Nesimit, “Jashtë derës” e Borhet, “Farsa” dhe “Ce Ce” të Luigji Pirandelos, “Rinoqeronti” e E. Joneskos, “Me dyer të mbyllura” e Zh. Pol Sartrit. Me komedinë “Ah veshkat e mia” (2004) të Babis Cikliropulosic, u soll shpirti fisnik, dashuria, mirësia dhe moraliteti i zhelanëve dhe të braktisurve, ndërsa me “Rëndësia për të qenë Ernesto” e Oskar Uajlld (2007), saje stilit elegant të tipit barok të veprës, që u shfaq posacërisht në dekore dhe vendosjen skenike, si dhe situatës paradoksale me kontrapunktet dhe “lojën” e fatit, u vu në dukje edhe ironia ndaj veseve kinse “të paqortueshme”, martesave “të shitura” dhe snobizmit të fisnikërisë së bjerrur anglez e etj.

Nga tiparet zotëruese të këtij teatri, të mishëruara në realizimet më të suksesshme të tij, kanë qenë prirjet dhe parapëlqimet ideoartistike drejt dramave me tone të forta epike, që rrekeshin të sillnin momente të rëndësishme të historisë së popullit, sikurse edhe prania e shpeshtë e komedive a farsave që afroheshin si argumente me përditshmëritë e jetës.

Pas vitit 1990 në skenën e teatrit janë afruar pjesë interesante nga dramaturgjia botërore, por sidomos ato nga dramaturgjia shqipe. Në disa drama të Ferdinand Hysit, dramaturgut më pranë këtij teatri, dallon mprehtësia në trajtimin e konflikteve të mprehta sociale të kohës, rëndom nëpërmjet gjuhës së groteskut, ku përshfaqen anët dramatike dhe jo rrallë, midis tyre, edhe ato tragjike të jetës e njerëzve në kapërcyell të kohërave, si te dramat “Tri mendje në ankand” (1994), “Aziloidi” ( 1996), “Sos në hotel” (1998), “Para semaforit” (1999) dhe “Shpirti i ujkut” (2002).

Në 60 vjet të krijimtarisë së tij, mes përpjekjesh artistike dhe profesionale, teatri “Petro Marko” erdhi duke krijuar gjithnje e më shumë edhe fizionominë e vet artistike.

Shumë nga arritiet e tij lidhen me punën e madhe krijuese të regjisorëve: Nazmi Bonjaku*, Kuitim Spahivogli*, Pirro Sava*, Leka Bungo*. Besnik Aliaj*, Fabit Beqiri, Jorgaq Tushe* dhe deri te me të rinjte Armando Bora* dhe Roland Minga*.

Vend të rëndësishëm në vlerat e këtij teatri zënë edhe dramaturgët Miliano Stefa*, Bashkim Kozeli*, Nevzat Seferi, Hiqmet Nefaj, Ferdinand Hysi*, Gafur Shameti” dhe libertistit Flamur Laro*; aktorët Vangjel Panozaqi, Astrit Hasho, Ali Roshi, Myqerem Ferra”, Dudi Hasho, Haxhire Myrto, Arqile Nasho*, Albert Verria*, Liza Laska”, Agim Shuke*, Andon Qesari*, Adem Gjyzeli”, Vasil Beqari, Vasillaq Godo”, Llambi Kasani, Kristo Shkurti, Resmie Ruci, Besnik Aliaj*, Bujar Asqeriu*, Kristaq Skrami*, Efterpi Kisi, Hatiqet Bendo” etj. Nga komponetet e rëndësishme të bukurisë së premierave të teatrit ka qenë dhe mbetet skenografia.

Skenografët Pandeli Shamo, Behar Leskoviku, Sabaudin Xhaferri*, Agron Jakupi* dhe Bashkim Zahaj*, me krijimtarinë e tyre plot fantazi kanë sjellë në skenë atmosferën e kohës, të gërshetuar me mjeshtërinë e përdorimit të frytshëm të konvencionit, iluzionit e magjisë skenike. Teatri, së bashku me estradën, si trupë e unifikuar, ka gjithsej 33 vetë.

Teatri i dramës, më vete, përbëhet nga 19 vetë, nga të cilët 1 0 aktorë, I drejtor, 2 regjisorë, I skenograf, 5 prapavija. Personeli më i kompletuar i tij si teatër dramatik, i arritur para vitit 1991 , rezultonte gjithsej 32 vetë, nga këta 23 aktorë, 2 regjisorë, I drejtor, I skenograf, 5 prapavije •

Shkrimi per here te pare u publikua ne Facebook ne faqen me te njejten emer qe ne tetor 2015, dhe u rishikua ne vitet vijues.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013. 
Referenca: “Historiku i Teatrit Vlore” / Dh. Furrxhi & J. Papagjoni / Toena 2012 | “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni. Fotot: “Historiku i Teatrit Vlore”
Falenderim te vecante per mikun tone z. Mitat Rapushi qe dha nje ndihmese te madhe ne gjetjen e ketij materiali.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here