Teatri Profesionist “Migjeni”, Shkodër | 73 vjetori i lindjes së tij!

0
617

Teatri Profesionist “Migjeni” – Shkoder
24 nentori mbahet data zyrtare e themelimit. Kete vit perkon me 73 vjetorin e ketij institucioni te rendesishem artistik. 1949 – 2022

Historia e ilustruar me foto
(1949-2009)

Institucioni teatror profesionist ne qytetin e Shkodres, i llojit dramatik, repertori i te cilit perbehet nga venia ne skene e dramave, tragjedive, komedive etj. Traditat paraprake teatrore qe trashegoi jane te hershme, posacerisht ato te periudhes se Rilindjes Kombetare, te periudhes se monarkise dhe te viteve te para pas clirimit te vendit.

Ne vitin 1879 ne Shkoder u shfaq farsa “Makka” e perkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxenesit e Kolegjes Saveriane. Ne vitin 1890 Urdheri i Jezuiteve i kishes katolike te Shkodres mundi te ndertoje ne Shkoder nje salle per te organizuar shfaqje teatri.

Ky eshte institucioni i pare teatror i ngritur me kontributin e kishes, ndonese u sollen mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Ndihmese japin ne zhvillimin e teatrit veprat e Anton Xanonit (1863-1915), Kole Mirdita (Helenau) (1899-1936), Zef. M
Harapit (1891-1946); si dhe te tjeret, Henrik Lacaj, Filip Papajani. Veprat e ketyre autoreve u bene pjese e repertorit aktiv te kompanive e grupeve teatrore te kohes.

Ne Shkoder vepronin nje sere shoqerish kulturore artistike, qe kishin ne perberje te tyre edhe grupin e teatrit. Këto shoqëri ishin: “Rozafat”, “Vllaznia”(1919-1922) dhe “Bogdani’” (1919-1939), “Vaso Pasha”, “Një tub djeImi shkodrane”, “Mustafa Pasha”, “Teatri Shkodra” (I923-1926). Shoqëria “Bogdani” ka qenë më afatgjata; e një përmase kulturore të nivelit kombëtar.

Dega teatrore e saj ka dhënë gjithsej 41 pjesë të gjinive të ndryshme skenike. Në vitin 1931 , në konkursin e zhvilluar në Tiranë, midis grupeve teatrore të vendit, amatorët e saj u nderuan me Çmimin e Parë për pjesën “Prej robnie në liri”.

Ndër shfaqjet më jetëgjata në repertorin e kësaj shoqërie përmenden: “Ferdinand Kortez”, “Ora e Shqypnisë”, “Flamuri i Shypnisë”, “I padituni për gjoksi”, “Trimi ngadhnjyes”, “Beomundi i Altemburgut”, “Pjetër Nika”, “Të ikunit e zonjës së Shkodrës”, “Ferdinandi i Mediçajve”, “Ugenotët”, “I ligu për mend”, “Prej robnie në liri”, “Një natë në Firence”, “Konti i Retimos”, “Themistokłi, fatos i Athinës, “Atrokserksi”, “Kumbonat e mbramjes, “ßesë e trimni” ose “Atil Reguli”, “Laku i mollkuem” etj.

Disa nga pjesët më të suksesshme të grupeve teatrore amatore të Shkodrës kanë qenë: “Besa “ e Sami Frashërit*, “Bylbyli në Shkodër” e N. Vasisë, “Atdheu nuk mohohet e Gjerdh Sheldisë, “Cubat” e Frederik Shilerit dhe “Filja” e Teodor Kernerit, “Vdekja e Skënderbeut” dhe “Moisi Golemi” të Kol Mirditës” (Helenau), komeditë e Molierit “I ligu për mend”, “Koprraci” dhe “Mjek me përdhuni”.

Patën jehonë për kohën edhe shfaqjec: ”Tre cubat”, “Shërbëtorì i dy zotnive”, “Pata”, “Bylbyli”, “Vllazna dhe shkorpa”, “Dy zotërinj pa pantallona”, “Kombi e fìamuri”, “Dy gungaçët”, “Sarafi”, “Moisi Golemi”, “Atdheu nuk mohohet”, “Kthimi i Skënderbeut për firi të Sbqipërisë”, “Aventurat e Pacalinit”, “Metamorfoza shkodrane”; dramat “Pirro Neoptolemi”, “Karl Topia” si dhe komeditë e njohura “Dhëndër me përdhuni”, “E bija e bankierit”, “Do vras vedin”, “Nder e qytetari”, “Reklama bllofe”, “Vllazëri e interes” të Kristo Floqit*, “Lufta e Silastres” e Namik Qemal, “Filja” e Teodor Kërner, “Andromaka” e Rasinit, “Dy shërbëtorët” (përshtatje nga Goldon), “Autobiografia” e V. Nushiç.

Më 10 gusht 1919 grupi teatror shfaqi pjesën “Erminia e vorfén”, që pati mjaft sukses dhe u përshëndet nga shtypi. Ndërkaq në Shkodër ishin të njohura edhe shoqëritë teatrore: ” Shkodra”, “PopuIIi”, “Leka”, “Malet tona”, “Oratorios”, “Federata e djelmnisë shqiptare”, “Besa shqipcare” dhe ajo e klerit katolik, me shfaqje të tilla si “Gamori i babatasit” e Gjergj Fishtës, dramatizimi i veprës së Biçer Staut “Kasollja e ungjit Tom”, drama historike e Filip Fishtës “Gjin Bue Shpata”, dramat “Robi i shën Domingut”, “Shpata e Skënderbeut”, “Gjinovefa e Brabantit”, “Ballaban Pasha”, “Nata e shtojzavalleve”, “Zgjedhja e një deputeti” etj.

 

Sokrat Mio* vuri në skenë dramën Konti i shën Zfiermenit (1935), Andrea Skanjeti* realizoi tri shfaqje Ali pashë tepelena dhe suljotëț më 1936 (sipas romanit të Kupertsit), Perdja e mesnatës (1937) dhe Dy të burgosur (1938). Loro Kovaci* do të luante në rolet kryesore në dramat e H. Lacajt, Moisi Golemi, Kthimi i Skënderbeut në Krujë dhe Dy princa për një vashë, gjegjësisht në vitet 1936, 1937, 1938. Në periudhen kohore te viteve 1935- 1938 u dhanë dramat Armiku i Popullit e H. Ibseni, Cubat dhe Wilhelm Teli të F. Shilerit, Kalorësi dorështrënguar e A. Pushkinit, Shërbëtori i dy zotërinjve e K. Goldonit, Erminia e vorfen përpunuar nga Kol Gurakuqi, Korlo Topia e K. Floqit etj.

Grupet pranë kishës katolike shfaqën dramat e Gi Fishtës Barinjtë e Betlehemit, Luigj Conzaga, Shën Françesku i Asiziț, Juda Makabe si dhe pjesët Llogoret e ullinjve, Isaku etj.

I gjithë ky kalendar i pasur shoqërish dhe shfaqjesh teatrore në qytetin e Shkodrës, sado që i pakësuar apo i ndërprerë gjatë Luftës II Botërore, pas çlirimit të vendit u rigjallërua në forma të tjera organizimi pranë qendrave të prodhìmìt dhe Shtëpisë së Kulturës së rrethit, i cili kishte shfaqur disa pjesë të autorëve të huaj, si:
Përtej hiorizontit e O’Neil, Fejesa e A. P. Çehovit, Bujtina e të vorfenve (Fundërrinot) e M. Gorkit, Armiku i Popullit e H. Ibsenit dhe disa drama të autorëve sovjetikë.

 

Nga veprat e autorëve shqiptarë ishin shfaqur: drama Besa e S. Frashërit, komedisë Cani Hoxhë dhe Prefekti të Besim Levonjës*. Si rrjedhojë e hovit që kish marrë Lëvizja Teatrore Amatore, sikurse synimi i qeverisë së asajkohe për ngritjen e rrjetit të teatrove profesioniste në qytetet kryesore të vendit, u mundësua që në vitin 1949 të krijohej teatri “Migjeni” i pari teatër profesionist pas Teatrit të Shtetit.

Teatri u formua fillimisht vetëm me 8 aktorë profesionistë: Adem Kastrati*, Antoneta Fishta, Çezarina Çiftja, Ndrekë Prela, Ndoc Deda, Paulin Lacaj, Tefë Krroqi, Vitore Ujka. Në përbërje të trupës u aktivizuan me role edhe disa aktorë gjysmë profesionistë, midis të cilëve: Zef jubani, Tinka Kurti, Lin Gjonej. Çesk Vuksani etj.

Regjisor ishte Andrea Skanieti. Vitet e para shfaqjet jepeshin në sallonin e vjetër të Kolegjit Saverian, derisa u ndërtua godina e re e teatrit në vitin 1956.

Premiera përuruese e teatrit ishte drama Përmbysja, e shkrimtarit rus, Boris Llavrenjev.

Në dhjetëvjecarin e parë si bazë e repertorit shërbyen pjesë të autorëve sovjetikë, por në vite ’60 ky raport ndryshoi. Nga shfaqjet mbresëlënëse të këtìj teatri në fillimet e veta ishte realizimi i komedisë Koprraci (1952) e Molierit, ku aktori Zef Jubani mishëroi me mjeshtëri dhe me patos të fortë sarkastik figurën komplekse të Harpagonit, duke theksuar dukshëm rrezikshmërinë e tij shoqërore dhe deformimin e karakterit njerëzor nga vesi i koprracisë. Për t’u shënuar ishin edhe vënia në skenë e komedise tjetër të Molierit, Tartufi ( 1955), si dhe e komedive të K. Goldonit: Shërbetori i dy zotnive ( I 955), Dy binjakët venecianë ( 1959); komedia Berberi i Seviljes e Bomarshesë (1957).

Nën okupacion e Xhemal Brojes” ishte drama e parë shqiptare që u vu në skenë gjatë dhjetëvjeçarit të parë, duke i dhënë krah prirjes për nxitjen dhe përkrahjen e dramaturgjisë kombëtare me vepra të autorëve vendas, të tilla si: Toka jonë e Kolë Jakovës” ( 1954), Shtatë shaljanët dhe Votra e huej të Ndrek Lucës* etj.

Sidoqoftë, komeditë ishin më të preferuarat për vetë natyrën e tyre dinamike, humorin dhe sensin komunikues me publikun e kohës. Trogjedia optimiste e Vishnjevskit, e vënë në skenë nga regjisori sovjetik V. Bortko, shënon një nga pikat e larta interpretative të këtij teatri, ku fryma tragjike dhe heroike u gërshetua me patoset poetike e romantike dhe ku ravijëzimi i personazheve kryesore të veprës që mbartnin kahet e kundërta të konfliktit u harmonizua me veprimin e masës së gjerë të detarëve të anijes luftarake, duke shfrytëzuar me sukses strukturën e lashtë të korit prej tragjedisë greke.

Në këtë shfaqje u aktivizuan rreth 100 aktorë si edhe një orkestër simfonike. Një tjetër shfaqje e suksesshme e kësaj kohe ishte vënia në skenë e dramës Nora (1960), autor dhe regjisor Andrea Skanjeti*.

Emërimi i Esat Oktrovës* si regjisor i trupës në fillim të viteve ’60, i cili ishte diplomuar në Insitutin e Lartë Shtetëror të Teatrit (GITIS) në Moskë, Bashkimi Sovjetik, solli një përmirësim e rritje të ndjeshme të nivelit profesional të trupës së aktorëve, sikundër edhe një vizion të qartë e të përparuar regjisorial. Kjo u shfaq posaçërisht në vënien në skenë të dramës Histori irkutas e dramaturgut rus A. Arbuzov si dhe të dramatizimit të romanit Këneta (1961), e shkrimtarit Fatmir Gjata*.

 

Në Festivalin e Teatrove Profesioniste të vitit 1961 me të dy këto pjesë ky teatër fitoi Çmimin e Parë. Nga shfaqjet që u mirëpritën prej publikut të qytetit të Shkodrës e me gjerë, të cilat shënojnë nivele të larta artistike dhe një trajtim regjisorial interesant ishin: drama Shtepi kukulle e Ibsenit (196I), komedia Gënjeshtra i ka këmbët e gjata e Eduardo de Filipos, drama Plaku i maleve e Tom Shoshit ( 1962), komedia Bileta e lotarisë e Dionis Bubanit“ ( 1963), dramat Njerëz të trefishtë e Ibrahim Uruçit*, Zekthi e Etel Vojniçit ( 1964), E bardha dhe e zeza e Fadil Paçramit”, Famijla e peshkatarit e Sulejman Pitarkës*, Cuca e maleve e Loni Papës” (1966), Nje ngjarje ne fabrike dhe Lagjja e varfen të F. Paçramit“ ( 1968), Këshilli i ndrikullave e Sherri Mitës” (1969).

Në këto vepra teatri solli në skenë shqetësimin për shëndoshjen morale të shoqërisë, emancipimin e gruas dhe qëndrimin ndaj dashurisë, qëndresën ndaj pushtimit dhe pushtuesve, konfliktet e ashpra klasore rëndom të këqyrura nga vështrimi politik e ideologjik i kohës etj.

Vend kryesor giatë viteve ’60 në repertorin e teatrit fitoi dramaturgjia shqipe.

Në vitet ’70 u vunë në skenë disa pjesë që patën impakt te spektatori për problematikën dhe konfliktet e mprehta politiko – shoqërore si dhe për frymën e kohës, sikundër qenë:
Sinjalet e natës e F. Krajës*, Pushkët e nënës Karar e B. Brehtit (I 970), Katër nga armata e Serafin Fankos*, Fytyra e dyte e Dritëro Agollit* (1973), Cifti i lumtur e Bik Pepës* (1974), Luani i shtëpisë e F. Krajës, Lindje në shtrëngatë e S. Fankos, Lulet e Shegës e K. jakovës (1977).

Një preokupim i vazhdueshëm i teatrit, që përbën njëherazi edhe një tipar të tij sa i takon tendencës ideore, ka qenë kapja dhe sjellia në skenë e disa fenomeneve specifike të natyrës etnopsikologjike dhe zakonore, sikurse qenë recidivet e kanunit të Lekë Dukagjinit me pjeset e tij të gjakmarrjes qe shfrytëzohei kinse nga “elementi armik” apo diversiv, të gërshetuara rëndom këto me nevojën për tejkalimin e prapambetjes, për unitet e progres midis malësorëve etj.

Të kësaj natyre kanë qenë vënia në skenë e disa pjesëve të rëndësishme, posacërisht ato të Fadil Krajes si Fisheku në pajë (1967), e cila është dhënë mbi 250 herë, Djem të mborë (1974), Shpartallimi (1976), Baca i Gjetajve (1979); apo Perkolgjinajt e K. Jakovës (1965).

Në vitin 1981 teatri “Migjeni” arriti nje sukses të merituar me dramën Gjaku i Arbërit e F. Krajës, e ngritur mbi mite e legjenda shqiptare, ku binte në sy patosi tragjik dhe epizmi në trajtimin e lojës së aktorëve, prania elementeve të simboIit në zgjidhjen skenografike, imazhi i qartë regjisorjal që ndiqte herë-herë ravijezime poetike me nje bukuri normale gati piktorike të kompozimit të tablove masive.

Gjatë kësaj periudhe u rivunë në skenë disa vepra nga repertori i mëparshëm, drama Rrënjët e doshurisë e Mustafa Tukajt ( 1982), kurse në vitin 1983 u aplikua me sukses një performancë e tipit të teatrit të poezisë, fillimisht nga krijimtaria e Mgjenit e më pas edhe nga autorë të tjerë shqiptarë, përvojë e cila më vonë u përqafua edhe nga teatro te tjerë të vendit.

Vlen të përmenden si realizime të suksesshme edhe dramat Cështja e Blertës e F. Krajës (1984), Vizita e inspektorit e Xh. Pristliq, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, dramatizim nga S. Fanku, sipas romanit të niohur të lsmail Kadaresë, (1987), Hetimi e Piter Vaisit ( 1988).

Periudha pas viteve 90-te solli një ndryshim rrënjësor sa i takon zgjerimit të repertorit me pjesë e autorë dikur të ndaluar si dhe trajtimi me një gjuhë të cIirët të dukurive politike e shoqërore, atyre historike, zhbirimeve në psikën e tronditur të njeriut, duke ofruar subjekte kureshtare, karaktere dhe ide të pacekura më parë, me aplikimin e stileve dhe formave të reja në aktrim, regjisurë, skenografi.

Por, nga ana tietër, sa i takon aspektit mbështetës ekonomik e financiar, periudha e tranzicionit u pasua nga kufizimi drastik i personelit artistik si dhe i veprimtarisë së këtij teatri në përgjithësi.

Ne fillim të viteve ’90 teatri iu drejtua njërës prej veprave dramatik e të Gjergj Fishtës*, piesës satirike Gomari i Babatasit (199I); më pas romanit të Sterio Spases, Pse (1995), si dhe riktheu në skenë dramën dikur të anatemuar e të ndaluar të Minush Jeros*, Njollat e murrme, e cila u vu në skenë nga regjisori francez Domenik Dolmje.

Me dramat Çmurosja e S. Fankut (1994) dhe Ftesë nga larg e Stefan Çapalikut* (1996) ky teatër fitoi çmime në festivalet mbarëkombëtare të teatrit në vitet pasardhese. Trajtime interesante dhe përpjekje për të siellë një gjuhë të re teatrore u vunë re në shfaqjet: Franku V e F. Durrenmatit, Trokitje në dyert e dhimbjes e S. Fankut, (1998), Vizita e fundit (1999) dhe Ishulli Shitenit të Albri Brahushës* (2002), melodrama italiane Ultima luna (2003), Luaj për mua në violinë e Gazmend Krasniqit” (2004), Hyr fjalë nga dole, me motive nga komeditë e Kristo Floqit’ (2004), Një histori e thjeshtë e E. Mëhilli* (2006) eti.

Ndër regjisorët që kanë ndikuar dukshëm në krijimin e profilit artistik të teatrit kanë qenë:
Andrea Skanjeti, Lec Shllaku, Esat Oktrova, Serafin Fanko, Tonin Ujka, Elez Kadria, Fatbardh Smaja.

Ndër aktorët më të shquar, që kanë realizuar figura artistike të nivelit të lartë, duke krijuar një simpati dhe admirim të madh te publiku shkodran dhe gjerazi ai shqiptar, përmenden: Zef Jubani*, Tinka Kurti*, Preng Lëkunda, Adem Kastrati, Lec Bushati, Bep Shiroka, Ndrek Prela, Vitore Nino, Violeta Sekuj, Ymer Bala,Viktor Bruçeti, Agron Dizdari etj.

Skenografë kanë qenë: Lec Fishta*, Pjetër Deda, Arben Selimi etj.

Nga tiparet qenësore të teatrit vlerësohen: kujdesi për dramën shqipe trajtimi i një problematike afër traditave dhe mënyrës së jetesës së zonës, pëlqimi ndaj dramës historike dhe asaj epike, larmia gjinore dhe ajo e tipave të shfaqjeve, shfrytëzimi i pasurisë folklorike dhe etnopsikoIogjike me qëIlim forcimin e frymës kombëtare, prirjet bashkëkohore në aplikimin e gjuhës artistike, posaçërisht në atë të regjisurës, si dhe prania e disa aktorëve me personalitet artistik në rrafsh kombëtar.

Godina e Teatrit “Migjeni”, e ngritur më 1956, është ndër të parat që u ndërtuan mirëfilli për nevojat e artit skenik. Ajo është vendosur në boshtin e bulevardit “Republika”. Fasada ballore, e modelit arkitekturor sovjetik, përveç zgjidhjes klasike shpreh edhe një aspekt monumental, ku shfaqet ndikimi si i trashëgimisë kombëtare në ndërtimtarinë popullore, ashtu edhe huaja e modeleve më së shumti sovjetike lindore. Ka një strukturë simetrike, në formën e shkronjës T, me piesën e zgjeruar në anën e prapme. Salla ka kapacitet për 600 shikues, me vendet e vendosura në rreshta të harkuar.

Pjesë e audiencës janë gjithashtu ballkoni në katin e dytë dhe të tretë, si dhe anash sallës, lozhat. Çdo kat, në pjesën ballore të godinës, ka salla për pushim, ekspozita, vend për gardërobë e shërbime të tjera.

Teatri, bashkë me estradën (të njësuar), aktualisht kanë patur deri ne v. 2009 , 37 vetë, përfshi edhe personelin ndihmës. Seksioni i teatrit të dramës ka 7 aktorë, 1 skenograf, 1 regjisor, 1 inspektor skene, 6 prapavija ndihmëse.

Personeli më i kompletuar i arritur para vitit 199I vecëm për Trupën e teatrit rezultonte gjithsej 30 vetë, nga këta 19 aktorë, I drejtor, 2 regjisorë, I skenograf, 7 ndihmës personeli.

_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca (me korigjime): Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 492-493-494-495-496.
Historia e teatrit shqiptar 2 maket (Shtepia Botuese e librit shkollor – Tirane 1985)f. 155, S. Mosko , I . Sukaj / Skena dhe Ekrani N4. 1981 f. 12-14. Mikel Prendushi: Drama historike ne teatrin amator te Shkodres qe nga pamvaresia deri ne v. 1939….

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here