Tefë Krroçi (1924-1995) | Aktorët e Teatrit “Migjeni”!

0
744

Tefë Krroçi (1924-1995)
Aktor i teatrit Migjeni, regjisor i Estrades se Peshkopise,
dramaturg, publicist, autore i teksteve per kenge te ndryshme.

Lindi ne Shkoder me 28 shtator. Kreu kolegjin e jezuiteve ne qytetin e tij te lindjes dhe ne shtator 1942 shkon per studime te larta ne Itali. Me 1948 emerohet drejtor ne Biblioteken e Shkodres (sot Marin Barleti). Me pas eshte mesues ne Leskovik e Vrake madje ne Vrake rrugetimeve te ketij fshati do t`i shfaqej perhere e me shume imazhi i portretit te Migjenit te madh dhe i hapsirave te tij deshperuese e revoltuese poetike.

Qe femije e me pas ne moshen e rinise ai merret me veprimtari teatrore si psh. Shfaqjet: “Lundertari i mordes” (drame me regji te Henrik Lacaj) vene ne skene nga Kolegji Saverian me 19 shkurt 1933; “Tek nipat e Pashko Tamizit” (komedi) vene ne skene po nga Kolegji Saverian me 22 shkurt 1935 me regjisor Injac Zamputin;

Gjithashtu ai interpreton edhe si aktore tek komedia “Shtjefen Nafaka” me regjisor Injac Zamputin. E cila u vendos ne skene nga Rrethi Don-Bosko me 7 maj 1935; “Vandea” (Rrethi Don Bosko po me regjisor I. Zamputi e vendosur ne skene me 12 prill 1936); “Periza” (komedi gjithashtu vene ne skene nga Rrethi Don Bosko me regjisor I. Zamputi, 13 prill 1936); “Shnjor Pllumbi me bark thate” (loje gazi, regjisor I. Zamputi, Rrethi Don Bosko, 8 gusht 1937) etj.

Tefe Krroci vazhdon te interpretoje ne role te tjera duke spikatur talentin e tij prej aktori ne dramat e autoreve shqiptare dhe te huaj: “Armiku i popullit” te Ibsenit, vene ne skene nga Zef Zorba; “Mortja e mesnates” perkthyer nga Andrea Skanjeti; “Portreti” i Afinogjekov; “Ishulli i paqes” i J.P Petrov; “Permbysja” e B. Lavranjev (1950); “Jeta fillon perseri” te V. Sobka (1952); “Agimi” nga Kole Jakova (1952); “Toka e jone” e Kole Jakoves (1954); “Sherbetori i dy zoterive” te K. Goldonit (1955) “Kush e ka fajin” i G. Midvan (1954) etj.

Me krijimin e Teatrit “Migjeni” me 24 nentor 1949 Tefe Krroci eshte pjesetar i berthames se pare formuese, krahas Andrea Skanjetit si regjisor, e Adem Kastratit, Vitore Ujkes (Nino), Ndreke Preles si dhe te tjere: Antoneta Fishta, Paulin Lacaj Cezarina Ciftja; Ndoc Dedes (aktore)….

Ne harkun kohor nga 1955 – 1959 punon si llogaritar ne spitalin e Shkodres . Me vone dhe per afro 20 vjet me radhe do te jete regjisor i estrades profesioniste te Peshkopise, qe me themelimin e saj, pra ne vitin 1959.
Eshte marre edhe nga natyra e punes, me krijimtari si skece, monologe, dialoge et. Ne fushen e estrades. Ai eshte gjithashtu edhe autori i shume tekste te kengeve . Ne vecanti ne periudhen 1960-`1970 kur drejtues muzike ishte Tonin Rrota, duke punuar me te ne krijimin e teksteve per te cilet disa nga ato kenge u bene ne te vertete shume te njohura si: “Jepma mollen”; “Hiqe vallen”; “Hej more hej”; “Rapsodi dibrane” etj… te gjitha te mbeshtetura ne muzike dhe motive popullore dibrane. Ne diber Tefa punoi dhe la mbresa te pashlyera aq sa vendasit e quanin dibrane edhe pse vinte nga Shkodra.

Edhe mbasi del ne pension, vazhdoi te punoje per Dibren deri diten qe nderroi jete me 1 dhjetor 1995 ne Tirane. Per te plotesuar portretin e tij prej artisti, Tefe Krroci ka edhe nje krijimtari letrare publicistike dhe dramaturgjike. Ka punuar revisten e pare dhe te vetme me titullin “Ja liri, ja robnim” me pseudonimin Besim Stajka.
Gjate veres 1944 shkroi dramen “Per liri” te cilen nuk arriti ta vendose ne skene. Eshte marre me perkthime si dramat madhore te Ibsenit , poezi moderne pa harruar edhe ato te H. Hajnea, Bajronit etj.
Pas viteve `90-te punoi si redaktor i revistes “Hylli i drites” duke pergaditur te plote per botim Bibliografine e revistes se periudhes 1913-1944. Tefe Krroci ka shkruar edhe poezi qe i permblodhi ne doreshkrimin “Xhevahire te rreme” te cilat u shkruane ne periudhen kohore 1942 – 1972.
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” / albas 2009 / Xh. Bushati / f. 224-227.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here