Tefta Radi
Gazetare, dhe prezantuese simbol i revistes televizive ne TVSH
Lindi ne Gjirokaster ne vitin 1952 nga prinderit qe ishin transferuar ne kete qytet, babai i saj ishte nje ushtarak nga Leskoviku, ndersa e ema nga Biranji i Korces. Familja me pas transferohet ne Tirane.
Qe ne moshe te shkolles Tefta jo vetem qe behet nje mike e madhe e librit dhe eshte nje nxenese e dalluar por praktikon edhe sportin e basketbollit, aktivizohet ne cdo veprimtari qe afronte shkolla.
Ka kryer gjimnazin “Naim Frasheri” ne Tirane e me pas fakultetin per gjuhe-letersi, edhe pse prinderit e saj donin qe ajo te behej mjeke.
Pas diplomimit fillon pune si mesuese ne shkollen e mesme te Fushe-Arrez.
Qe ketu krejt rastesisht duke dhene mesim bie ne sy te nje kolegu te saj qe punonte rreth emisioneve te rinise, i cili duke pare timbrin e zerit te saj e nxit te konkurroi ne nje konkurs qe organizohej nga Radio-Tirana. Pasi del me sukses ne kete konkurrim , profesioni i ri i gazetarise i kthehet gradualisht ne pasion, pa ndare gazetarine e terrenit me ate te folurit ne studio.
E ushtron kete profesion gjate gjithe kohes derisa del ne pension ne moshen 60 vjecare. Ne karrieren e saj te gjate si gazetare mund te permendet ngjarja kur ne gushtin e vitit 1989 ngarkohet te beje nje interviste me Nene Terezen, e cila vizitoi Shqiperine per here te pare, interviste e cila nuk u transmetua kurre per publikun shqiptar.
Zonja Tefta Radi u dallua si nje gazetare qe e permbushi me mjaft sukses misionin e profesionit te saj. Me një zë kumbues, të pangatërrueshëm, artikulim të qartë dhe çdo fjalie ajo i jepte peshën e duhur lajmit qe transmetonte.
Pas humbjes se bashkeshortit, kantautorit te shquar Francesk Radit, teper e lenduar nga kjo humbje largohet nga Shqiperia ne vitin 2017 per ne Melburn te Australise .
Ekskluziviteti per kete faqe mban daten 28 prill 2022
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw