Tefta Tashko-Koço (1910 – 1947)
Kengetare lirike / Soprano
U linde ne Faiyum, Egjipt me 2 Nëntor 1910. Njihet si nje nga kengetaret lirike shume te njohura mjaft e shquar per te cilen asaj ju dha edhe titulli « Artiste e Popullit » me i larti dhe me presticiozi ne shqiperi . Babai i saj ishte patrioti i shquar Thanas Tashko qe kishte emigruar ne Egjypt me gjithe familjen e tij aty rreth vitit 1910 Familja do e humbase ate ne v. 1915 dhe do te kthehet ne Korce ne vitin 1921.
Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në Shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato më pas në Konservatorin Superior të Parisit me rezultate shumë premtuese.
Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe-Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 Nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare.
Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muziktarëvë të shuar popullore të vendit tonë.
Një gjë të tillë e provon edhe pjesmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkangjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qënë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37 vjeçare ne Tirane 22 Dhjetor 1947. Tefta Tashko ishte e martuar me Kristaq Koçon te cilet paten nje djale pikerisht Artistin e Merituar, derigjentin Eno Koco.
KRIJIMTARIA
Këngët popullore të Tefta Tashkos, regjistruar pranë “Columbias”-Itali, 1942:
“Un’o ty moj të kam dashur”;
“Kjo dashtnija kjoft mallkue”;
“Kenke nur’ i bukurisë”;
“Për një ditë, kur del goca në pazar”;
“Këndon Kumrija”;
“Metelikun ta kam falë”;
“Ma ven dorën përmbi dorë”;
“Dallandyshe vaj, vaj”;
“Qante lulja lulen”;
“Moj fëllanxë”;
“Sa me shpejt ma vunë, moj, kambën”;
“Dy gisht përmni vetull”;
“Moj hyrije, bukurie”;
“Shamija e beqarit”;
“Iku nata”;
“Del një vashë prej hamamit”;
“Zare trëndafile”;
“Të dua, moj goc, e vogël”;
“As aman, moj lule”;
“Kroi i fshatit tonë”;
“O moj sylarushe”;
“Dolla në penxhere”;
“Bilbil çapkëni”;
“As u gremis moj lejthate”;
“Dashtnuer tu bana”;
“Ani, moj Hatixhe”;
“Seç këndon bilbili malite”;
“Shkapërceva dy-tri male”;
“Edhe ky bilbili çka qënke një zog”;
“Kam shtëpinë e vogël”;
“I kam hypë vaporit”;
“Fry, moj er’ e malit”;
“O na atë fushë t’mejdanit”;
“Edhe gurët e sokakut”.
(Referencat per ndertimin e ketij shkrimi jane marre nga Wikipedia.)
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw