Tenori Vangjo Kosta | Profil!

0
1109

Vangjo Kosta
Tenor, solist lirik, autor dhe zbërthyes përmes tingujve i karaktereve skenike, të individualizuara.

U lind në 25 mars, të vitit 1934, në Korçë. Që në moshë të vogël është angazhuar në jetën muzikore të qytetit të tij të lindjes. Deri në vitin 1959 ka qenë aktivist në lëvizjen amatore në Tiranë dhe Kuçovë, si këngëtar.
Ndërkohë, në vitin 1960 i akordohet një bursë studimi për të ndjekur studimet e larta për kanto, në konservatorin e Sofjes, në Bullgari, në klasën e pedagogut të madh bullgar Bromorov, (fatkeqësisht vetëm për një vit).
Pas ndërprerjes së studimeve, për arsye që tashmë dihen kthehet në atdhe dhe vazhdon studimet në konservatorin shtetëror të Tiranës, në klasën e mjeshtrit Mihal Ciko (themelues i katedrës së kantos), ku edhe diplomohet në vitin 1964, me rezultate shumë të mira.

Një vit mbas përfundimit të studimeve emërohet në Teatrin e Operës dhe Baletit, në sektorin e solistëve lirikë, tenor. Në këtë teatër punoi deri në vitin 1988 ( vit në të cilin doli në pension).

Krahas punës si solist lirik Vangjo Kosta është aktivizuar edhe si asistent regjisor dhe regjisor, duke vënë në skenë kështu disa vepra skenike, përfshi këtu opera, opereta, koncerte të ndryshme etj. Repertori koncertor i këtij tenori është i gjerë dhe i larmishëm, ku përfshihen arie, romanca, pjesë koncertore, këngë, këngë popullore të përpunuara etj. Ky repertor është materializuar në qindra koncerte të debutuara në skenën e TKOB, në skenat shqiptare dhe jashtë saj, si Bullgari, Poloni, Rumani, Kinë e më gjerë. Krahas aktivitetit si këngëtar lirik, Vangjo Kosta ka dhënë kontributin e tij edhe në fushën e pedagogjisë së kantos dhe për një periudhë të gjatë pranë Akademisë së Arteve, ( në degën e muzikës ka drejtuar klasën e operës).

Gjatë aktivitetit të tij si solist në TKOB ka realizuar një sërë rolesh nga operistika jonë dhe ajo botërore.
Mund të përmendim këtu disa prej tyre: në operat tona përmendim Heroina në 1967; Skënderbeu në 1968; Brigada e grave në 1969; Dhëndëri u transferua në 1974; Karnavalet në 1978; Komisari në 1975; Zgjimi në 1986; Përtej mjegullës në 1977; Berberi i Seviljes në 1979; Madame Baterflaij 1966 e shumë të tjera.

U aktivizua edhe ne 2-3 filma : dublon zerin (kur kendon) ne rolin e Nikollaqit te filmi artistik shqiptar “Karnavalet”, në 1980, si dhe ne dy filma te tjere: “I treti” – 1977 ne rolin e gjeneralit te sherbimit sekret te huaj; “Ne vinim nga lufta” – 1980 ne rolin e doktor Halimit.

      
     

    
    

Tenori Vangjo Kosta ka qenë një ndër tenorët e operës që ka realizuar me shumë sukses në skenën e TKOB-së një galeri të tërë rolesh, sidomos ato të karakterit. Ai është aktivizuar gjithashtu edhe si asistent regjisor dhe regjisor në disa opera si Traviata, Karnavalet etj.
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Sipas z. Zamir Këlliçi, muzikolog – 2008

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply