Teodor Rupi (1923 – 1990) | Aktorët e Teatrit “A. Moisiu”, Durrës!

0
5380

Teodor Rupi (1923 – 1990)
Aktori i teatrit dramatik te Durresit si dhe i kinematografise shqiptare.

Lindi me 26 mars 1923. Me origjine nga Erseka do të vendosej në Durrës bashkë me familjen e tij. Qe ne moshen 23 vjecare, me 1946 nis të aktivizohet me artin dhe kulturën dhe për një kohë të shkurtër mbulon edhe detyrat e sekretarit për kulturën në prefekturë si dhe atë të drejtorit të kinemasë. Por, vokacioni i tij i vërtetë mbetej teatri. Provat e para si aktor amator i jep në vitin 1947 ne “Gështenjat e Pragës” ku interpreton Frantishek Prohaskën, ndërsa më vonë luan në skenë edhe rolin e Veli Jubës tek “Dasma e madhe”.

Teodor Rupi do të jetë përkrah aktorëve themelues të teatrit “Aleksandër Moisiu” më 11 janar të vitit 1953, kur ata nisin punën si profesionistë me komedinë “Vajza nga fshati” të dramaturgut Fatmir Gjata. Që nga ajo kohë lista e roleve të realizuara me trupën e teatrit do të vinte duke u zgjatur. Aktori binte ne sy per zerin kumbues, per seriozitetin dhe kërkues në profesionin e vështirë të aktorit. Solli në skenat e të gjithë vendit role të spikatura si në gjininë e dramës ashtu edhe në atë të komedisë.

Shkelqen ne premieren e drames “Mulliri i i Kostë Bardhit”, shkruar nga Naum Prifti. Duke mishëruar rolin kryesor të veprës, i cili barte nota të forta dramatike, dukej e çuditshme ta shikoje në një rol komik përkrah artistit të shkëlqyer Nikolin Xhoja në komedinë e Gogolit “Martesa”. Ivan Ivanoviç Truviç ishte një nga krijimet më të mira të Teodor Rupit”.


Në arkivin e teatrit “Aleksander Moisiu” te Durresit do te gjinden mbi 50 tituj premierash, së bashku me rolet e interpretuara nga Teodor Rupi. Interpretime mbreselenese kane qene edhe ne shfaqjet: “Martesa” e Gogolit apo te “Lugajanët” e Kolë Jakovës”.


Nën pamjen e tij shumë serioze fshihej një njeri mjaft komunikues, çka ishte shumë e rëndësishme për aktoret me të rinj. Shpesh herë e bënte këtë pa folur, por përmes seriozitetit dhe kujdesit në zbërthimin e rolit. Vlerësimi për veprimtarinë e Teodor Rupit do të mbërrinte vonë, në vitin 1991, disa vite pasi ai doli në pension, dhe fatkeqësisht atëherë kur ai nuk jetonte më. Teodor Rupi nderroi jete më 28 dhjetor të vitit 1991 ne moshen 67 vjecare.

Pervec roleve te shumta ne teater ai interpretoj edhe ne disa filma shqiptar si: “Gjurma” – 1970; “Shtigje te luftes” – 1974; “Gjyshi partizan” – 1978; “Mesonjetorja” – 1979; “Dritat e qytezes” – 1983; “Nje emer midis njerezve” – 1983; “Koha nuk pret” – 1984; “Pranvere e hidhur” – 1985.

Publikuar me pare ne ne Facebook ne faqen me te njejten emer qe ne shkurt 2018 dhe rishikuar ne vitet vijues.

________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “durreslajm”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply