Teofil Haxhijani | Aktori i estrades se Sarandes!

0
5701

Teofil Haxhijani
Aktor i estrades profesioniste te Sarandes, padyshim figura kryesore e
kesaj trupe.

Lindi ne Delvine me 14 nentor 1939. Ra ne sy qe ne fillim si aktor i humorit ne Levizjen Teatrore Amatore te Delvines dhe per aftesite e tij u terhoq ne Estraden profesioniste te Sarandes ne shtator 1965 institucion ne te cilin punon per 30 vjet radhazi. U martua me aktoren Violeta Haxhijani, me te cilen interpretoi se bashku ne skenen e kesaj estrade shume role, sidomos kuplete, parodi, skece te muzikuara, komedi muzikore etj. nga fusha e humorit.

Ka realizuar mbi 200 role, kryesisht ne gjinite e shkurtera te humorit, por u be i njohur posacerisht si kupletist e parodist me zerin e tij te ngrohte, melodioz, me sensin ironik e sarkastik si dhe me mimiken karakterizuese. Krahas roleve te shkurtra si skece, dialoge, monologe etj., ai luajti edhe role ne komedi. Sokrati tek komedia “Me plot deshire – 1978 (me tekst te Enver Isufit e muzike te Agim Prodanit). Ishte nga figurat me te arrira te tij, ku terhoqi vemendjen shpotia ndaj zyrtareve te shkeputur nga jeta, sikurse edhe dhuntia per te luajtur bukur e me korrektese ne partin vocal-muzikor. Me pas interpretoi tenente Moretin ne komedine muzikore “Alarm” ne postekomande, 1981 po te Enver Isufit.

Teofil Haxhijani, u aktivizua edhe ne tre filma artistike t Kinostudios: “Pranvere ne Gjirokaster” – 1978 si regjisor i grupit amator; “Nga mesi i erresires” – 1978 si Zeqo; “Historiani dhe kameleoni” – 1988 si Sifka.
Pas viti 1991 emigroi ne Greqi, Athine familjarisht, ku vazhdon te jetoje aty. Ne vitin 1979 i eshte dhene titulli “Artist i merituar”.

Në vitin 1970 iu dha Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Tretë.
Më 1978 u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë,ndërsa në muajin nëntor 2014 iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”.
___________
Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2002 / J. Papagjoni / f. 178-179 si dhe nje seleksionim i lajmeve te ndryshme te nxjerra on line.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here