Thimi Filipi (1926-1990), veteran i aktrimit shqiptar!

0
2622

Thimi Filipi
Aktor i brezit nismetar te teatrit dhe kinematografise. Nder te paret e krijimit te Teatrit Partizan. Mban titullin e larte “Artist i Popullit”.

Ne vitin 1986 merr cmimin “Aleksander Moisiu” dhe me 5 Gusht 1991 (pas vdekjes) mban titullin e larte Artist i Popullit me motivacionin :
“Është shquar për merita të veçanta si aktor i skenës dhe i kinematografisë në krijimin e një sërë roleve të interpretuara me mjeshtri të lartë artistike dhe për ndihmesën e çmuar që ka dhënë në zhvillimin e këtyre gjinive të artit tonë kombëtar”.

I lindur ne Korce ne v. 1926 , ai gjate Luftes se II-te Boterore do te marre pjese ne formacionet partizane ku qe ketu punon dhe krijon teatrot e para. Mbas luftes punesohet ne spitalin e Korces duke frekuentuar edhe nje kurs per aktrim . Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Korçës , me pas në vitin 1954 fillon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”. Roli i tij i parë do të jetë në dramën “Lulja e kujtimit”. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh që do ta bënin shumë të njohur tek publiku vendas por edhe mbare shqiptar. Realizoj gjithsejt 85 role ne me te shumtet me karakter dramatik, role shtresash te ardhura nga fshati, figura njerezish te forte qe perfaqesonin idealet rilindase etj . Mund te vecojme, rolin e Batos ne “Djemte e Bato Gores” , te Xhelos ne “Maro Mokra” , te Delos ne “Perballe vetes” te Ruzhdi Pulahes, rolin e Zekos ne dramen “Zeko Shkoza” po te R. Pulahes qe i dha cmimin “Aleksander Moisiu” si aktori me i mire ne Festivalin e Teatrove ne v. 1986

Në kinematografi karriera e tij shtrihet me gjate dhe voluminoze, do të interpretojë në më se 30 filma artistikë dhe televizivë.

Roli i tij i parë në kinematografi do të përkojë me filmin e parë, tërësisht shqiptar, “Tana” – 1958 në rolin e Sekretarit të Partisë. Do të vazhdonin rolet e tjera, ravijezime karakteresh te ndryshem, burra, fshatare te ndershem, atdhetare e njerez ne udhekryq. Mund te vecojme ai i Nezirit tek filmi “Përballimi”, Fahredini tek “Njeriu me top”, Xhemal Struga tek “Ballë për ballë”, Nashua tek “Si gjithë të tjerët”, Gramozi, Kryetari i Grupit Hetimor tek “Asgjë nuk harrohet”, babai i Irenës “Pranvera s’erdhi vetëm” etj.
Thimi Filipi u nda nga jeta më 1 Korrik të vitit 1990.
Për meritat e tij artistike në 5 Gusht të vitit 1991 nderohet me titulli i lartë “Artist i Popullit”.

FILMOGRAFIA
1958 — Tana….Sekretari i Partisë
1965 — Vitet e para..Sekretari i Partisë
1972 — Yjet e netëve të gjata…..Dhori Çakërri
1976 — Përballimi…..Neziri
1977 — Streha e Re….Kryetari i Këshillit
1977 — Njeriu me top….Fahredini
1977 — Guna mbi tela…Kapedani
1977 — Flamur në dallgë (Film TV)…..Pagot, Piloti i portit
1978 — Dollia e dasmës sime…….Babai i Nuses
1978 — Nusja dhe shtetrrethimi….Karrocieri
1979 — Ballë për ballë…..Xhemal Struga
1979 — Mësonjëtorja…xha Vani
1979 — Mysafiri…..Akrepi,dajua
1980 — Një ndodhi në port….Petro
1980 — Vëllezër dhe shokë…..Babai
1981 — Në kufij të dy legjendave……Lefteri
1981 — Si gjithë të tjerët…Nashua
1982 — Njeriu i mirë…..Specialisti
1983 — Apasionata…..Take Rizai,babai i Mirës
1983 — Fraktura….Gjyshi
1983 — Një emër midis njerëzve…….Kanani
1984 — Shirat e vjeshtës……Ustai,përgjegjësi i laboratorit të hidrocentralit
1984 — Kush vdes në këmbë……Bujku
1984 — Militanti……Babai i Visarit
1984 — Nata e parë e lirisë…..Komandanti Partizan
1985 — Asgjë nuk harrohet….Gramozi,Kryetari i Grupit Hetimor
1985 — Enveri ynë…..xha Fatriu
1986 — Tri ditë nga një jetë….Gaqua
1987 — Rrethi i kujtesës…Loroja,partizan,bashkeluftëtar me Margaritën
1987 — Vrasje në gjueti…….Llazi
1988 — Pranvera s’erdhi vetëm….Babai i Irenës.


___________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike qe ne vitin 2013
Referenca; Librat enciklopedike “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” (Toena 2002) si dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare, (2009).

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here