Lindi ne Lushnje me 27 prill 1934. Ka kryer studimet ne Insitutin Kinematografik te Moskes “Vgik” per producent filmi.
Fillon pune ne Kinostudio ne vitin 1959 duke u bere i pari kuader me
arsim profesional ne fushen e ekonomise se filmit. Filloi si bashkeproducent ne filmin e perbashket shqiptaro-sovjetik “Fortuna” qe ne vitin 1959 ku luajti edhe vete si aktor ndonese nje rol episodik.
Me vone punoi si producent, drejtor filmi ne 6 filma artistike: “Debatik” (1961); “Detyre e posacme” (1963); “Vitet e para” (1965); “Oshetime ne bregdet” (1966); “Ngadhenjim mbi vdekjen” (1967); “Plage te vjetra” (1969); Me pas se bashku me Vitore Celin xhiruan filmin “Lugina e pushkatareve” (1970) per te cilin ai shkroi edhe skenarin.
Ne vitin 1971 emerohet si zevendes drejtor i Kinostudios duke dhene nje ndihmese te madhe ne drejtimin e organizimin e prodhimit te filmave si dhe ne pergaditjen e nje brezi te tere kuadrosh ne fushen e ekonomise, si producente.
Nga viti 1983 kaloi si regjisor i filmave dokumentare duke xhiruar rreth 25 te tille deri ne vitin 1991. Nder keto filma bejne pjese:
“Noli yne” (1984); “Fazanet” (1984); “Mes njerzve te thjeshte” (1985); “Stacioni me i ri” (1985); “Mbi hekurudhen Shkoder – Hani i Hotit (1985); “Peisazh me mollle” (1985); “Feston Martaneshi” (1987); “Shtegtimi” (1989), si dhe nje numer filmash mbi figuren e Enver Hoxhes dhe filma te tjere te karakterit politik e propagandistik si “Kenget tona per ty Parti” (1978); “Duar dhe zemra bashkuar” (1983); “Dite plot diell” (1984); “Gjithmone fitimtare” (1984); “Java e Enverit” (1985); “Gezim i madh ne Myzeqe” (1985); “Horizonte te reja” (1986) ; ”Toka dhe njerez te ri” etj.
Veprimtarinë në filma nuk e ndali deri në vitin 2008, kur punoi si producent ekzekutiv tek “Kolonel Bunker’ ; “Syri magjik”, “Kronikë provinciale” dhe në filmin “Koha e Kometës”. U nda nga jeta me 4 shkurt 2018 ne moshen 84 vjecare.
prill 2020
_________________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 51-52
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw