Todi Thanasi (1930-1982) | Përkujtimore!

0
2022

Todi Thanasi
(1930-1982). Aktor i Teatrit “Aleksander Moisiu” – Durres.

Lindi me 17 shkurt 1930. Kreu liceun artistic “Jordan Misja”, ne vitin 1957. U aktivizua ne Levizjen Teatrore Amatore te qytetit te Durresit dhe ne vitin 1953 ishte nder aktoret themelues te trupes se teatrit “Aleksander Mosiu”.
Punoi ne kete institucion derisa doli ne pension ne vitin 1980 duke interpretuar role te natyrave te ndryshme, sa dramatike, epike aq edhe komike, karaktere te larmishme etj. Ka spikatur per nje loje te natyrshme, pa kontraktime apo tensione te jashtme, i vertete ne veprim, i qete dhe i vetepermbajtur, duke i dhene fjales kuptim e peshe.

Nder rolet e tij me te cilesuara permenden: Liu tek “Prefekti” i B. Levonjes (1958); Jovan Pavllovic` ne komedine “Martesa” e Gogolit (1959); Hasllanovi “Festa e fenereve” (1959), Sokrati (plaku emigrant) te “Mulliri i Koste Bardhit” e Naum Priftit (1974).

Në kinematografi rolet e interpretuara prej tij janë episodike.
Filmi i tij i parë do të jetë filmi “Vitet e para” ku ai do të interpretojë rolin e inxhinier Vasil Mingës më pas do të vazhdonin edhe shumë role të tjerë. Në vitin 1980 në bashkëpunim me Esat Oktrovën dhe Vangjel Moisiun ai do të shkruajë biografinë me të njëjtin titull të aktorit më të madh shqiptar Aleksandër Moisiu.

Në 24 janar të vitit 1955 Todi Thanasi do të dekorohej me Medaljen e Punës nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë me këtë motivacion: “Për mobilizim dhe punë të palodhur në realizimin me sukses të operetës “Era e Lirë” të Dunajevskit, duke kontribuar kështu në thirrjen e lëvizjes artistike në qarkun e Durrësit”.

Krahas interpretimit të shumë roleve në teatër, Thanasi është marrë edhe me regjizurën e pjesëve teatrale që janë vënë në skenë në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Kryesisht këto vepra kanë qenë të dramaturgëve sovjetikë. Todi ka bërë regjinë e dramës “Invadimi” të autorit sovjetik L. Llomov, “Biri i humbur” i E. Ranet, etj.

Një vend të rëndësishëm në karrierën artistike të Thanasit zë edhe krijimtaria e tij letrare. Ai ka shkruar dy drama: “Çika e Dukagjinit” dhe “Komandanti i guerrilëve”. Të dy dramat janë bazuar në jetën e dy personazheve mjaft të njohur për publikun e asaj kohe. Historia tragjike e Shkurte Pal Vatës, e cila humbi jetën në një kantier për ndërtimin e hekurudhës, e zënë përfund nga dheu, i shërbeu Todit si shtysë për të shkruar dramën e tij.

Ndërkohë figura e Vojo Kushit, heroizmi i të cilit ishte përjetësuar në shumë libra historie dhe vepra të ndryshme që flisnin për luftën nacional çlirimtare, shërbeu si personazh kryesor për dramën e dytë të shkruar nga artisti durrsak. Në vitet e fundit të jetës, kur vuante nga zemra ai u tërhoq nga interpretimi, por nuk u nda nga teatri. Vazhdoi të punonte aty për mirëmbajtjen e arkivit të sa e sa veprave që ai dhe shumë kolegë të tij kishin interpretuar gjatë atyre viteve. Në shkurt të vitit 1982 ai u nda nga jeta duke lënë pas kujtimin e një njeriu dhe artisti që i dha shumë qytetit të tij.

Teatër
“Dy me zero”
“Dy vëllezër e gjysmë”
“Hotel Ballkan”
“I sëmuri imagjinar” e Molierit
“Kartela e verdhë”
“Martesa” e Nikollaj Gogolit
“Mirë se erdhe Elona”
“Njerëz mbi shkëmb”
“Një shok i klasës sime”
“Pulëbardha” e Anton Çehovit
“Qyteti pa dashuri”
“Revizori” e Nikollaj Gogolit
“Stacioni i fundit”
“Vajza pa prikë”
“Ylli pa emër”
Opereta
“Era e Lirë” e Dunajevskit

Filmat
1979—Balonat………………….Zoti Raqi
1969—Plagë të vjetra………..Aredini, i deleguari nga Ministria në minierë
1968—Horizonte të hapura..Kapiteni rimorkiatorit “Rrufeja”
1966—Komisari i Dritës……Hasani, tregtari.
1965—Vitet e para…………. Inxhinier Vasil Minga

__________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni; Wikipedia dhe nje seleksionim i informaio nit te nxjerra online.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here