Në kujtim të kompozitorit të shquar Tonin Harapi (1926-1992)

0
2446

Tonin Harapi
Kompozitor, “Artist i Popullit”

Lindi ne Shkoder me 9 qershor 1926. Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikorë, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor të jezuitëve në Shkodër.

Por, meqënëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj.

Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkroi edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin (Çajkovski) të Moskës (1959) ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjetë per shkak te prishjes se marredhenjeve me BS-ne. Ne vitin 1964 diplomohet ne Tirane. Tonin Harapi ka punuar gjithshtu si pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve ( e quajtur sot Akademia e Arteve te Bukura).

Ai eshte kompozitor i te gjitha format dhe gjinite muzikore ku u dallua per lirikat vokale dhe miniaturat pianistike. Mjaft i mirenjohur edhe per kenget e shumta melodioze te interpretuara ne aktivitete te ndryshme. Pervec veprimtarise muzikore. Eshte edhe kompozitor i disa kolonave zanore te filmave shqiptare si : “Lugina e pushkatareve” (1970) apo ate te filmit te animuar “Dy gosti” ( 1992).

Ndahet nga jeta me 30 korrik 1992.
Mban me plote merita titullin e larte “Artist i Popullit”

Nga veprat e tije mund te vecojme: “Rapsodia N1” – 1967; “Koncert Nr 1” per piano dhe orkester -1969 “Opera Zgjimi” – 1975; “Romance”; “Miniature per piano”; “Vals mbi motive popullore” .


_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare “Autore dhe vepra” / A. Hoxha – Toena 2002 / f.147-148| Wikipedia – Enciklopedia e lire| Gazeta “Vatra” online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here