Tonin Tërshana (1949-2015) | Zëri i artë i këngës shqiptare!

0
1909

Tonin Tershana (1 qershor 1949 – 22 shtator 2015)
Zëri i artë i mikrofonit te këngës.

“Une jam bir Shkodre dhe atje jam me teper ne shtepine time. Aty kam kaluar feminine time, kam filluar te kendoj dhe eshte shume cka me lidh me ate qytet. Por, edhe emocionet jane teper te vecanta kur shkel nje skene si ajo shkodrane”

Njeri nga zerat me te njohur, nje prej kengetareve qe ka bere epoke ne muziken shqiptare. Ai, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera” (Muzika Pjetër Gaci, teksti Fatos Arapi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Tonin Tershana, i madherishmi i skenes, edhe pse jetonte larg skenes shqiptare, ai mbetet biri i “Shkoder loces”, ndaj dhe Shkodra qe e lindi i ka dhene atij titullin “Qytetar Nderi”

Lindi në Shkodėr më 1 qershor 1949.
Ai me zerin e tij dhe interpretimet perpara mikrofonit ka hyre ne plejaden e arte te kengetareve shqiptare. Nje nga emrat me te medhenj te muzikes sone qe skena shqiptare ka patur ndonjehere. Me shume dashuri e kujton nje brez i tere qe ne ate kohe priste me padyrim Festivalin e kenges ne RTSH. Ka qene vetem 5 vjec kur i ati nderron jete duke e lene ate jetim me dy vllezerit dhe tre motra nen kujdesin e ngrohte vetem te Nanes se tij. Nena dhe vellai 17 vjecar, me i madh, punonin per te mbajtur familjen. Kontaktin me muziken e ka qe ne moshen 13 vjecare, ku nga nje djale i ndrojtur kthehet ne nje djale me nje ze talent per te kenduar.

Ne kete moshe kendon per here te pare ne Turizmin e Shkodres, qytetit te tij te lindjes. Meson dhe i kendon fshehurazi kenget italiane te v. 50-60-te nga ku mund te permendim ate “Chitarra Romana”. Vetem deshira per muziken dhe kengen e ben ate te hyje ne artin e bukur te saj. Kendon serenata dhe kenge ne sebepe te ndryshme ne Shkoder.

Shkollen ne Tirane nuk arrin t`a perfundoje mbasi atehere ishte me pagese dhe ne pamundesi eshte i detyruar te kthehet ne Shkoder mbas dy vjetesh. Ne qytetin e tij fillon pune si nxenes kepucar per nje periudhe te shkurter 5-6 muajsh. Ketu aktivizohet edhe me estraden amatore te nderrmarrjes artizanati. Pergjegjesi i muzikes z. Burhan Culici, e ka me shume deshire djalin dhe e mban afer. Mirepo si shume femije te levizshem edhe ai vendos te kthehet ne Tirane, edhe pse i vetem pa ndonje njeri te aferm ne kryeqytet. Me pas fillon te punoje ne fabriken e cigareve ne Shkoder dhe te aktivizohet me estraden e kesaj nderrmarje.

Do te jete pikerisht kompozitori i njohur Ferdinand Deda qe do e therrase te marre pjese ne Festivalin e 4-te ne RTSH ne v. 1965. Sidoqofte, rrugen drejt suksesit e arrin menjehere qe kur ngjitet ne skenen e ketij festivali, duke përbëre një rekord në kete skenë, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Të dua o det” (kompozitor Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç . Ishte nje enderr per kengetarin i cili ishte i destinuar te behej i madh. Qe ne ate moshe ai kishte vetem deshiren por qe e mendonte te pa realizueshme. ‘

As ai vete nuk i mban mend emocionet e fituesit, dhe ndoshta per moshen e mitur qe kishte nuk i jep rendesi por kthehet perseri ne Shkoder duke vazhduar ikjet “udhetimet” ne mes Tiranes dhe qytetit te tij. Gjithsesi per tre vjet nuk merr pjese ne Festivale. Do te jete ai i vitit 1968 kur i rikthehet kesaj skene. Ne vitin 1972 ne moshen 23 vjec merr pjese ne Festivalin famekeq ate te 11-tin, madje eshte fitues i tij me kengen “”Kur vjen pranvera”. Perpara ngjarjes se ketij Festivali qe tashme dihet fituesi ishte caktuar te shkonte te perfaqesonte Shqiperine per here te pare ne Festivalin Europian qe ate vit do behej ne Gjermani. Harroje!! Tonin e fitues te tjere me pas ne vite nuk u derguan asnjehere.

Mbas 90-tes shkeputet krejtesisht nga Festivali, per shume arsye ku me kryesorja eshte “shija e keqe” qe solli muzika dhe rrymat ne ato vite. Muzika dhe kenget e brezit te tij sikur u lane ne harrese. Muzika tradicionale shqiptare u deformua, tekstet filluan te beheshin gjithnje e me pak artistike.

Tonin Tershana me nje mentalitet fituesi, eshte shprehur : “Kur merr pjese ne Festival deshiroj te jem fitues, te konkuroj per te qene fitues, jo per te qene i sigurte te renditem i fundit” . Pra ai nuk gjen muziken , kenget e tij per nje sukses, ashtu si edhe shume kengetare te tjere te asaj gjenerate te arte.

Ne vitin 1997 ne nje periudhe te veshtire detyrohet te largohet ne emigracion ne Greqi. Aty duhet ta nise nga e para ne gjithcka dhe skenen ta zevendesoje me punen fizike te muratorit, hamallit e te tjera te cilat nuk i kish mendur se do t`i bente ndonjehere. Mbas 14 vitesh ne emigrcion, Tonin Tershana kthehet ne Shqiperi. Mbetet i zhgenjyer nga muzika e kohes qe qarkullonte, gje qe nuk e motivon per ndonje projekt. Fillimisht jetoj ne nje shtepi me qera ne Tirane e me pas arriti te marre nje hyrje apartamenti nga Bashkia, por qe per fatin e keq nuk mundi t`a gezonte duke u ndare nga jeta dhe njerezit e tij te dashur me 22 shtator 2015.

 

Ikona e muzikes shqiptare ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para e duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Disa nga kenget e sukseshme te repertorit :
agimet tona (duet me L. Theodhorin)
cdo agim zgjehesh me e re;
deshmoret e lirise;
dite te lumtura;
djepi i trimerise (duet me L. Zhegun);
drite ne syte e tu;
duarartet tane;
e bukura shqiperi;
erdhi pranvera;
qeshu vogelushi im
fryj moj ere e lirise;
gjyshi dhe mbesa;
kenga e nenes
kenga e poetit
kthjelltesi, lumturi;
kujtimi i shtrenjte
kur vjen pranvera;
lulet e basmave
lumturia nuk dhurohet,
mbi trase,
me shoket e mije
mes jush
mesuesja e fshatit
miremengjez
ndalu pak e fol njehere
nena e kasolles;
nena jone;
ngrohtesi;
o moj bukuroshe;
partia ime;
qiell dhe det;
rruga partizane
te njoha ty
te dua o det
trina
vajze moj lule moj
vashe dibrane ;
vite te zjarrta;
etj
______________________________
U publikua per here te pare ne Kinematografia Shqiptare – Facebook maj 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues. Referenca: Informacion i nxjerre online si dhe emisioni “Ora 5 mbasdite” ne Tv Klan. 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here