“TORINO” E MADHE | RREZIMI TRAGJIK I MBULUAR ME MISTER!

0
345
4 Maj 1949 i mallkuar | “Torino e madhe”
Kush ishte ai qe vendosi te ndryshonte itinerarin e mberritjes nga Milano ne Torino ? Ndoshta vete Valentino Mazzola, qe i trembej qytetit lombard nga nje denoncim i mundeshem per bigami mbasi kishte ndare gruan ?
 Apo mos valle ishin te gjithe qe vendosen, dhe mbase i trembeshin nje “prite nga policia financiare” ?! Lojtaret kishin bere nje pazar te leverdisshem ne Portogali dhe mbase kishin preferuar ti shmangeshin doganes, duke kujtuar “goditjen” qe kishin pesuar nga policia ushtarake disa kohe me pare, nga kthimi i trasfertes prej Triestes, kur financat kishin bllokuar autobuzin e tyre per te sekuestruar cigaret amerikane dhe biles kishin ndaluar dhe mbajtur madje edhe GABETTO ……..
Apo ishte thjesht nje vendim i marre vetem per te nxituar kthimin per ne shtepi duke i sugjeruar pilotit qe te ndryshonte itinerarin e mepareshem dhe te drejtoheshin direkt
per ne Torino ?
Te gjitha keto pyetje dhe hamendje kane mbetur pa pergjigje.
E vetmja gje e qarte nga ai 4 Maj 1949 i mallkuar ka mbetur:
keqardhja e thelle e presidentit Ferruccio Novo, i semure ne shtepi, qe per nje kohe te gjate dhe qe duke u nisur edhe nga pozicioni i skuadres ne klasifikim qe siguronte fitimin e titullit, kishte programuar trasferten miqesore ; mandej fati i lojtarit Sauro TOMA’ , i vetmi nga formacioni i bllokuar nga nje demtim mbeti ne shtepi ; dhe ne fund keqardhja e kapitenit te Portogalise Ferreyra, ku pak jave me perpara me 27 shkurt , duke u ndeshur me Italine ne Genoa , i kishte kerkuar mikut te tij Valentino Mazzola- s qe te dergonte skuadren Torino ne Lisbone me rastin e largimit te Ferreyra- s nga futbolli dhe ku me pas i gjithe kontributi i nxjerrur nga spektatoret i siguronte ketij te fundit nje pension te rehateshem.
 
Fati i keq, vuri ne levizje edhe faktoret e tjere te tij per te kryer demin, ne mes mjergulles dhe shiut te rrembyeshem,
ne oren 17 te 4 Majit, pilotit G. 212 i shfaqet perpara, pak metra, ne nje vegim drite, silueta e bazilikes se Supergas, dhe me pas cdo gje merr fund !!
Perplasja e madhe, aereoplani qe shkaterrohet cope duke i mbetur vetem bishti, trupat e djegur qe kishin mbushur vendin perreth, dhe pastaj mosbesimi i kesaj mynxyre qe merr dhe rreshqet permbi qytet e mandej ne tere Italine si njemij lumenj te dale nga shtrati i tyre te erret dhe me balte. Ne aereoplan u fiken 18 lojtare: Bacigalupo, Aldo e Dino Ballarin, Bongiorni, Castigliano, Fadini, Gabetto, Grava, Grezar, Loik, Maroso, Martelli, Mazzola, Menti II, Operto, Ossola, Rigamonti, Schubert, drejtori i pergjithshem Agnisetta, keshilltari Civalleri, drejtuesi teknik i skuadres Erbstein dhe tranieri Lievesley me masazhatorin Cortina, mandej edhe gazetaret e “Tutto Sportit” Casalbore, Cavallero i ” La Stampa”, Tosatti i “La Gazzetta del Popolo” dhe lista mbydhet me organizuesin pergjegjes Bonaiuti dhe kater anetare te ekuipazhit te aereoplanit.
 
I ka takuar tranierit te kombetares Vittorio Pozzo- s qe te shkoi dhe te identifikoje trupat e “djemve te tij”. Ai i njohi te gjithe nje per nje me lot nder sy sikur po bente apelin e kombetares, (i njihte ata shume mire qe ne kohen kur bente grumbullimin mbasi shumica e Torinos perfaqesonin edhe nacionalen azzurra) , keshtu pjesa me e mire e futbollit italian humbi me ” nje te rene te lapsit”.
 
Nga: Pjerin B.

Publikuar per here te pare ne Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve, Maj 2014 /  Kinematografia Arti Skenik & Sporti 3 janar 2021

Na ndiqni edhe ne:

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 

Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here