Cfare ka ndodhur me holandezin Uesli Shnajder ose ashtu sic e quanin shoket me nofken “Shnajper” ?
Sapo ka mbushur 37 vjec, por nga ana fizike ka kohe qe nuk eshte me ashtu sic jemi mesuar ta kujtojme ndersa luante me fanelat e Realit, Inter dhe Holandes ku ishte nje nder shtyllat qendrore te perfaqesueses “oranje” nenkampion bote 2010 ……forma fizike tani ka mbetur nje kujtim i larget.
Ne vitet e mbylljes se karrieres luan 4 vite ne Turqi madje duke fituar titullin kampion me Gallatasaray dhe nje vit me pas ne Champions i fut nje gol Juventusit duke eliminuar ate nga trofeu aq shume i deshiruar per “zonjen”.
Me 2017 i jepet hua skuadres franceze te Nises ku gjen shokun e tij te Interit, Balotelin. Mbas 8 muajsh firmos nje kontrate me Al-Gharafa . Me pas vjen divorci me gruan e tij Yolanthe Cabau dhe ne gusht te v. 2019 lajmeron terheqjen krejtesisht nga futbolli.
Me pas i gezohet jetes larg fushave dhe mesa duket ne ekzagjerim sepse brenda nje kohe te shkurter kohore vendos 15 kg peshe trupore. Ne shkallet e stadiumit te Utrecht , kapet nga paparazet ne fotografi ne nje forme trupore mbipeshe….me syze te erreta dhe goten e pijes ne dore.
A jemi te sigurte se eshte ai ?
Po, ai eshte dora vete, Ueslei Shnaider qe nuk mund te qendroi krejtesisht larg topit te futbollit dhe mbase e ndjen edhe nevojen per te rivene formen fizike.
“E di mjaft mire qe jam shendoshur tej mase sepse kam edhe une pasqyra ne shtepi” – shprehet ai me humor para gazetareve ne nje interviste te v. 2020 ndersa ka vendosur te stervitet me skuadren diletante te DHSC Utrecht te serise se 5-te holandeze. Edhe pse ka rifilluar ushtrimin fizik perseri “Shnajperi” kampioni i dikurshem nuk ka humbur as edhe 1 kg.
Gjithsesi per mua ai do mbetet ne kujtese si kampioni holandez i padiskuteshem ne vitet e tij me te mira.
_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – qershor 2021