Tregim me tituj dhe batuta nga filmat shqiptarë!

0
1963

#KinematografiaShqiptare    #BatutaFilmaShqiptare   #FilmaShqiptare
Eshte nje gazmore e krijuar duke lidhur dhe pershtatur titujt e filmave te shoqeruar me disa nga batutat me te kendeshme ne keto filma. Ne thojza jane futur titujt origjinale te filmave.

PJESA E PARE

I
Ishte “Nje vjeshte e nxehte”, kur ne “Rrugicat qe kerkonin diell” kaluan
“Tomka dhe shoket e tij”. Ne kete qytet, pak me tej “Pertej mureve prej guri “, banonin “Shoku yne Tili “, “Beni ecen vete” dhe “Mimoza llastica”.
Ishte “Nata e pare e lirise”. Aty nga “Mesi i erresires”, u degjua “Thirrja” e forte e “Kapedanit”, deri “Ne shtepine tone”:

-O Shazo kur te nduke mustaqen e majte, ti shkrepe topin e majte. Kur une te nduke mustaqen e djathte ti shkrepe topin e djathte!

Po Shazon ku ta linte kryetarka, ah ajo kryetarka….! Bequa ne kete kohe po i tregonte xha Sulos qe “kishte pare djalin e tij me kryetarken e qe po ashtu-shin, po he pra po putheshin. Te dy vrapuan me nxitim jashte dhe u ndalen perpara nje shtepie dy kateshe:

– E shikon ate pocin atje, tek shtepia e Sotirices? Ja kur ta thaj tani, – tha xha Bequa
-Kush mo ti? Ti s’ke qelluar kur ke qene i ri jo me tani -ia priti xha Suloja.

Po ate mbremje te gjithe e ndjenin se po nisnin pak nga pak, “Agimet e stines se madhe”, kur ja befas, u degjua dikush qe po therriste:

“O Soll Lili! O Soll Lili!
-Solle Lili i sat’eme, more jezit, u pergjegj dikush!

Pastaj ra qetesi! Ishte “Kronike e nje nate”
“Tre vete kapercyen malin”, dhe kaluan neper “Brazdat” !

– E rregullove traktorin? Tani beji shurren bahces- u degjuan qe tha njeri nga ato qe po ecinin permes andej nga “Toke e pergjakur” dhe u futen me shpejtesi ne “Pylli i lirise “.

– Ore Llazi – u degjua te thoshte nje tjeter – me mua fshi hundet ti .
-Hundet e sat’eme – ia priti “I treti”

“Nata pa hene “ kishte mbuluar gjithcka. Ecen pa folur per nje cope rruge. Ngjasonte si nje “Duel i heshtur” .
Haha hahaaaa! U degjua nje e qeshur e madhe.
– Po ti qenke personazh komedie mor djale, po puna e komisarit ishte lojaaaa hahahahah!

Kesaj radhe qeshen te tre dhe u ndalen ne nje vend.
– Kjo eshte “Toka e jone “ tha njeri prej tyre, na e la babai…..pa degjo,
“Perse bien ato daulle”? – vazhdoj ai.
-C`ne daulle ore tutkun, eshte “Njeriu me top” Mato Gruda duke qelluar mullaret e Mere Fisit, “qe thua ti”!
Kur befas, dikush qe ishte fshehur pas nje peme doli dhe u therriti:
– He edepseze, keni ardhur per te vjedhur eee? Cfare kini ne thes?
-Qymyr – u pergjegjen nje zeri.
-O Shaqo, u mbush ajo arka mo?
-U mbush ore u mbush – u pergjegj shoku i tij diku nga prapa!
-Hajde shkoni shpejt ndihmoni zoterin!

Perkundrazi ata renden me vrap dhe u ndalen tek “Bregu i ashper”. Perpara u doli “Ceta e Vogel” me pese vete.
-Kot po iu tham, por pak pa shkue tek zalli atje kam pa Pjetrin me do xhandare- tha dikush nga te cetes .
– Pjetri le te urdheroj gruan e tij ne shpine e vet-tha njeri nga keto te tre.

II
“Ata ishin kater “ ne fakt nga ai grup qe ishin nisur me mision qe “Kur zbardhi nje dite “. Trimat e Selfo Qorrit u kishin dale ne “Prita”, pikerisht ne njerin nga ato “Mengjeze lufte”. Trimat te shperndare sa andej ketej, ia kishin dhene kenges: “Perreth flamurit kuq e zi/edhe kombi lart po shkon/shqiptaret per Shqiperi / ja te vdesin ja te rrojne.

Dhe ja befas roja e tyre i kishte pikasur teksa po afroheshin. Ndal!!
Ke degjuar ti per trimat e Selffos apo te kruhet kurrizi?
Keto trima te papare edhe simbas “Historianit dhe kameleoni”, mbasi kishin rrembyer nje thes me miell, kishin filluar te gjuanin njeri tjetrin.

– Po, ky qenka miell more zullap!
– Oh, c’do te shqepemi me petulla sot!
– Hallall e paci o trimat e Selfos, thosh nje barkalec, qe dukej se ishte kumandari.

Atje metej ndodheshin “Malet me blerim mbuluar”, qe duket sikur oshetijne akoma nga thirrjet “O Lilo labja ore hej, o Lilooo “ dhe qe ruajne akoma “Gjurme ne debore” te atij grupi Partizan kur mbante Lilon e plagosur.
Atje tej po behej nje “Dasme e cuditeshme”:

-Dyfeku do mustaqe- thoshte xha Lamja.
– Po ore po, do mustaqeee, se kur s’ke ku ta varesh, frap e ne grep te mustaqes.

U degjuan te qeshura te forta….dhe pas pak njerezit u grinden. – ..ta paca borxh o Safa Ymeri, ky i fundit ngaqe nuk kishte ku te shfrynte inatin dhe mbasi i tha te vellait te hante te gjithe mishin c`kish mbetur nga dasma, ia flakeriu nje shpulle te birit, te cilit i dogji per disa dite, aq e forte ishte!!

Ishin kujtime qe vinin nga nje “Kohe e larget “, ishin “Tinguj lufte “, liria qe do vinte duke pershkruar “Shtigje te luftes “.

– Kush kalon aty? – thirri roja qe kishte vendosur fshati.
-Jemi ne trimat e malit. Na ka derguar shtabi. Na duhen ushqime dhe veshmbathje, kemi ardhur t’i marim
-Ju nuk keni pse i merrni, mbledhim fshatin dhe pastaj…-tha nje fshatar
-Si more te presim ne sa te mblidhet fshati? Ne bejme lufte atje kurse ju beni palle ketu.
-Mbaje gojen ore shok….
-Cfare ndodhe atje?
-Kundershton shoku Kanan! Pauuu!! U degjua nje shuplake e forte!!
– Lidheni qenin!!

Befas, kujtimet u nderprene si “Fije qe priten”. Tani “Koha nuk pret “ me.
Kishin ardhur “Vitet e para” te rindertimit te vendit.

– C’te keqe iu bente kjo Ure. Pse e ckaterruan. Jo, po me thoni xhanem me uren c`paten” donte te dinte nje plak babaxhane.
-Ore uren per ta ndertuar, do ta ndertojme, po eshte puna ta bejme me te sojme, te mbaje makinat mbi te, u pergjigj xha Loni.
-Makinat the? Ia priti Shahini, dyqanxhiu i fshatit – as gomaret nuk mban ajo ure qe do te ndertojme ne.

PJESA E DYTE
I
Tamam “Ne fillim te veres” u degjua nje “Oshetime ne bregdet“, fare prane aty ku sapo ishte ngritur “Qyteti me i ri ne bote “.
Njerezit menduan ne fillim se mos kishte ndodhur “Kryengritje ne pallat”, por me vone te shtyre edhe nga kureshtja zbriten nga bregu dhe e kuptuan se vinte andej nga “Shpella e pirateve “. Ato me “Guximtaret “, rane fare poshte por nuk gjeten gje.
Te tjeret u afruan prane nje shtepie ku “Pertej mureve prej guri” dalloheshin disa “Lulekuqe mbi mure”. Po aty ishte edhe ai kujdestari zemerlig teksa ulerinte e u therriste femijve te gjore……..!

-Po hani ju? Hani ju hani, c`ti bej drejtorit une qe eshte zemer mire, pa …..hani ju hani”! Me pas iu drejtua guzhinjerit:
– Loniii! O Loniii! Po c`na bere o Loni, mbylle ere te shkreten.

II
“Montatorja” qe lart ne skele veshtronte drejt nga “Horizonte te hapura “.
Syri i zuri tamam ate djalin e pasjellshem, me noten e thyer ne sjellje, Robert Camcakizin . Madje e degjoj fare mire tek po i thonte vincieres se Portit detar:
-E moj zoge, sa recipeta najloni shkarkove sot? Hahaha! Qeshi vete ai me te madhe .
Me pas sec i tha nje grupi turistesh gjermane:
-Interklub ja ai atje, por dama niks. Azemit qe po kalonte aty nuk iu durua dhe i foli Robertit:
-Na more djale, e kam nje llafe me ty!
-C’llaf ? Llaf nish prodhimesh apo llaf nish gome ? ia ktheu Roberti.
Me pas te dy mbasi thane “Fjale pa fund”, plasi sherri. Hajde se c’fare grushti i dha Azemi. Robertit iu kthye cdo gje “Bardh e zi”. I dukej sikur e kishin hedhur ne nje “Bote e padukshme”!

Nderkohe ne anen tjeter te rruges qendronte “Njeriu i mire”. Ai sec tha dicka me vete: -Ah o Kico Pela c’me bere?!
“Flete te bardha” i rane nga nje dosje qe mbante nen sqetull.
“Pranvera s’erdhi vetem”, murmuriste ai….. “Dhe vjen nje dite”, vazhdoi ai……nderkohe autopolanti aty fare prane po lajmeronte dike:
-Vera me mollasin te mos prese personi nuk eshte paraqitur”!

Pak me tej u pa teto Ollga, “Zonja nga qyteti” se bashku me nje grua ,po ecnin dhe bisedonin
-Dmth s’kemi gje e? – tha teto Ollga.
-Me vjen keq-tha gruaja, C`eshte kjo, te vish deri ketu edhe …….-vazhdoj ajo .
-Oh, me falni, e kini shtepine lart e nuk ngjitem dot- tha teto Ollga dhe ashtu e nevrikosur, rastesisht gjuajti penalltine e nje ndeshje futbolli qe po luanin kalamajte aty rrotull. Rendi me hap te shpejte duke thene:
-Kane shitur gomeret, kane blere bicikleta e kush e di c’ju duket vetja.

III
Po rridhnin keshtu “Ditet e qytetit tim”. Plaku i urte po i tregonte nipit te tij nje “Perralle nga e kaluara “. “Djali elastik “ ashtu sic edhe e therrisnin te gjithe, filloj te qeshi duke thene po kjo na qenka “Edhe keshtu , edhe ashtu” o gjyshi . Hahaha qeshi djali!

Nje kat me poshte tyre banonte “Cifti i lumtur “ nga ku vinin zera dhe batuta te nje dialogu me shume humor te nje fanatiku nga Shkodra:
– Po ngadale more t`paste halla se po ndigjon e tane mahalla – u degjua halla e tij. – – ….po une do t`i godas! Do t`i godas! E perseriste fanatiku, dhe iu drejtua gruas se tij duke e vecuar paksa nga te tjeret ate :
-He si po te duket se po flas?
-Tash ne shek. 19-te, vazhdoj te shprehej ai……(20-te baba-e korrigjoj i biri)
-Po, te 20te, sateliti iu sull gjithsise dhe ate…..vazhdoj ai duke hedhur syte lart …….por halla nderhyri
-Keee ?
-Jo, jo ate, por ateeee, ateee -ndryshoj ai se kujt po i drejtohej- as nuk e pa as nuk e takoj gjekundi.
Ai vazhdonte te ligjeronte, dhe pak me vone u drejtua nga halla perseri:
– A e ndive hall sa bukur e tha ? Mos ta mbyllim rinine nen pule si koshi!
Sepse edhe mua me dhimbsen te shkretat pula kur i mbyllin nen kosh. Lere rinine te defrehet si pulat – perfundoj ai. Papritmas e shoqja qe kishte ne krah u teshtit.
– Plac aty! – tha fanatiku e ma vone shtoj: – Deshta me thane shendet por u ngaterrova. Se na shkojme shume mire njani me tjetrin, jena si dy komike ne shpine tone….shife, shife si i xixellojne syte gruas, prej dashnise s`madhe qe ka per mua. Hahahaha, uhuhuhuuu, dicka m`lujti itu!!!
Por gruaja u kollit prap!
-Mbaje! Sa here te kam thane …..
-Po jam e ftohun mor-ia ktheu e shoqja duke e nderprere.
—Maje se pasha zoten po baj nje gja qe, s’e ka ba askush. Mbaje! Une flas ti teshesh, ti kullesh…Mbaje!

“Asgje nuk harrohet” te gjitha mbesin tek “Rrethi i kujteses”. Per ate ishte “Dita e pare e emerimit” dhe menjehere nje “Detyre e posacme” e priste.
Ishte e “Diela e fundit”, dhe iu kujtua “Nje ndodhi ne port” para dy ditesh .
“Vdekja e burrit” e kishte trishtuar. Nje nate perpara ngjarjes kishte pare nje “Enderr per nje karrige” dhe qe dikush me pas i kishte thene “Duaje emrin tend”, nuk duhet lene kurrsesi “Jeta ne duart e tjetrit”.

IV

Diku aty afer, degjoheshin tinguj dhe te qeshura, ishte “Estrada ne ekran” jo shume larg ku banonte “Arjana”. Instiktivisht ngriti koken lart dhe pa atje tej
“Gjurme ne kaltersi” . Ashtu i shkujdesur u perplas pa dashur me “Femijet e saj” qe po ngrinin lart “Balonat” . Me pas dikush e pershendeti por nuk e vuri re. Papritur kishin filluar “Shirat e vjeshtes” .

I duhej te nxitonte, “Dorina” i kishte thene se “Treni nisej ne shtate pa pese”.
Ne krahe te tij i kaluan ato “Vajzat me kordele te kuqe”. Ndjeu “Vetmi” . Keshtu eshte mendoj ai “Kur ndahesh nga shoket”, dhe mendimet vazhdonin ne koken e tij si nje “Melodi e pa nderprere” . Edhe “Ndergjegjia” sikur nuk po e linte rehat. “Mengjeze te reja” do te vine, dhe une do te ec me “Hapin e shokeve” , do te jem edhe une “Nje emer midis njerezve” vazhdonin mendimet.
U ndal dhe lexoj reklamen qe ishte vendosur aty: “Nje telegram, nje kenge”. Iu be sikur njohu dike aty , po, po ishte ai “Zevendesi i grave” Maku……

___________________________
“Kinematografia Shqiptare” – krijuar edhe publikuar per here te pare ne nentor 2019. Vini  re:  © Te gjtha te drejtat jane te rezervuara per autorin e ketij krijimi,P.Bj. Ju lutem mos e kopjoni ate dhe mos e postoni ne faqen tuaj te web!
Faleminderit per mirekuptimin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here