UEFA 2021 | Kampionati Europian i Futbollit!

0
1297

Starton kampionati europian i futbollit, i planifikuar te behej vjet dhe i shtyre per arsye qe tashme njihen boterisht te pandemise Covid 19 qe ndryshoi rrjedhen e jetes jo vetem ne sport.

UEFA vendos organizimin e ketij eventi ne nje format krejt tjeter pa vend organizator, ku ndeshjet e trofeut me te rendesishem evropian do te zhvillohen ne disa nga stadiumet me te rendesishme ne Europe, ne qytetet e vete skuadrave pjesemarrese, dhe vetem gjysmefinalet dhe finalja do te zhvillohen ne Londer.
Faktikisht kemi nje kthim prapa te ketij formati te organizuar nga UEFA, formula e cila u perdor nga edicioni i 1-re (1960) e deri ne ate te 6-shtin (1980) te europianeve.

Keshtu me dt 11 fillon zyrtarisht ne Rome ne stadiumin “Olimpico” ndeshja inagurale ne mes vendasve skuadres italiane “azzurra” dhe Turqise.

Opinione
Ne prag te nje eventi te tille futbollistik menjehere pyetja e pare qe lind eshte “kush do jete fituesi”? Mese normale apo jo? Me pas pyetje te tjera si “a do te ndjekim nje kampionat me ndeshje te bukura “?
“Kush do te jete ne fund lojtari me i mire, apo golashenuesi i europianit “?
“Si do paraqiten skuadrat e medha si Gjermania, Italia, Anglia, Holanda apo Franca ?

Po pra, sepse pamvaresisht formes se tyre aktuale jane keto perfaqesueset “Big” te Europes edhe pse kohet dhe futbolli ose gjeografia e ketij sporti te magjishem ka ndryshuar.

Qe me fillimin e shekullit te ri, kampionati europian i futbollit ka shfaqur perfaqesuese “outsider “ madje dhe fitues te trofeut nga keto shtete. Keshtu ka ndodhur kur e ka fituar Greqia, Spanja e tash se fundit Portogalia dhe po ashtu duke vazhduar kete argument , europiani por edhe futbolli boteror ka pare gjate ketyre dy dekadave te shek. 21-te te shfaqen perfaqesuese ne nivelin qe te perballen, te rivalizojne, madje t’ju nxjerin probleme emrave te medhenj. Ketu nuk e eshte fjala per surpriza sepse ato kane ndodhur gjithnje ne futboll dhe do vazhdojne te ndodhin. Surprizat jane rrezultate spontane 1-2 ndeshje, por nuk mund te quhen me surpriza perfaqesueset qe e kane konfirmuar tashme veten e tyre, te tille jane dalluar Kroacia, Islanda, Finlanda madje edhe Turqia , perfaqesuesja qe dikur ne vitet 80-te ishte nje kundershtar i dobet per te rregulluar golaverazhin (po keshtu mund te thuhet edhe per Islanden e Finlanden).

Shperberja e Jugosllavise dhe Bashkimit Sovjetik ka nxjerre perfaqesuese qe gjate dy dekadeve te fundit skuadrat “big” nuk e kane patur aspak te lehte: Bosnja, Slovenia, Maqedonia apo Ukraina qe eshte madje pjesemarrese ne kete edicion. Te mos harrojme edhe emra deputuesish sic ishte Shqiperia ne edicionin e fundit (2016) apo sic eshte edhe Maqedonia ne kete edicion.

Tani gjerat jane me dryshe, nderkohe qe nga njera ane kemi ngritje te disa vendeve sic i permendem me lart, nga ana tjeter kemi edhe disa perfaqesuese qe e kane humbur shkelqimin e tyre ne arenen nderkombetare, kujto Danimarken e Simonsen, Elkjaaer apo Laudrup, Rumanine e Hagit, Piturkes apo Bullgarine e te “cmendurit “ Stoichkov, e ndonje perfaqesuese tjeter.

Biles me tutje edhe emrat e medhenj si Holanda apo vete Italia jane rrezuar duke zhgenjyer te pakten ne 5 vjecarin e fundit. Megjithate italianet jane kualifikuar bindeshem dhe jane pretendentet kryesore ne kete europian ne kohen e pandemise.
Le te presim duke shpresuar se pari qe jeta te kthehet ne normalitetin e saj, keshtu edhe per Futbollin e ndjekesit ne mbare boten te ketij sporti te magjishem.
______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
11 qershor 2021 (nje ore para fillimit te ndeshjes inagurale Itali – Turqi).

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here