#KinematografiaShqiptare #VaceZela #MuzikaShqip
Vaçe Zela
7 prill 1939 – 6 shkurt 2014
Nje jete e ndertuar me melodi dhe nota. Vace Zela vleresohet me te drejte si nje kengetare e madhe dhe e paperseritshme e muzikes. Talenti i rralle dhe i spikatur e ka vendosur ate ne panteonin e artisteve te kombit tone !
“Zëri i Artë i Shqipërisë”, “Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare”, “Mbretëresha e Këngës Shqiptare”, “Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare”, “Gjigandja e Skenës Shqiptare”.
Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë.
E lindur më 7 prill të vitit 1939, Vaçe Zela, një vajzë nga Lushnja, që u bë artistja e popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e këngës shqipe do e përfshijne ate në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris, e krahasuar me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndërsa në Itali me të madhen Mina. Kurse poeti disident, Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes një pjesë të lirisë së munguar.
Do të këndonte që e vogël në aktivitet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj. Ndërsa më vonë, kur të ngjiste skenën e festivalit të këngës, ku shënon rreth 30 pjesëmarrje, do të bëhej këngëtarja më popullore.
Për yllin e muzikës shqiptare do të vinin njëri-pas tjetrit çmime të shumta. Këngët “Çelu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ëndrra ime”, “Lemza”, “Nënave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Të lumtur të dua” e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë. Dalja e saj në skenë ishte një sukses i garantuar. Kënga rridhte në gjakun e familjes së saj. I vëllai i saj, Hysni Zela është shprehur se “Nga zëri i saj kam marrë dhe unë. Por mos të harrojmë që “zëri Zela” ka transmetuar vokalin e mrekullueshëm të nënës tonë, Maja. Nuk është se e bëmë me fjalë me Vaçen se unë do merresha me këngën popullore dhe ajo me atë të muzikës së lehtë. Ndodhi krejt spontanisht kjo gjë”. Shumë prej kolegëve të saj do ta quanin vokal të papërsëritshëm.
Ndërsa çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta.
“Artiste e Merituar” në ’73-in, “Artiste e Popullit” në ’77-ën,
“Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare nderi e Lushnjes”, po në qytetin e lindjes Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi “Nderi i Kombit”, u shpall “Qytetare Nderi e Qarkut të Fierit”.
Çmime të tjera i vijnë edhe nga jashtë territorit të Shqipërisë. Vaçe Zela ka marrë Diskun e Artë nga Amerika për kontribut në shoqëri në vitin ’97, është zgjedhur gruaja e vitit ’97-98 në Kembrixh të Anglisë, “Mikrofoni i Artë”, nga Ministria e Kulturës e Kosovës, “Çmimi i karrierës” e shumë të tjera.
Ndërsa Institutit Biografik Amerikan e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë. Viti 1991 do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje. Sot, në moshën 74-vjeçare, ajo kujtohet pa ceremoni e aktivitete zyrtare. Adhurimi që publiku ruan ende sot për këngëtaren e madhe, është urimi më i mirë që mund t’i behet asaj.
Kenget e Vace Zeles Ikona e kenges shqipe, e mbretereshe e skenes sone, trofete e saj erdhen njeri pas tjetrit. Jane kenge qe kane per te mbetur ne fondin e arte te muzikes shqiptare, si “Celu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Endrra ime”, “Lemza”, “Nenave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Te lumtur te dua” dhe shume e shume te tjera, qe ndonese mund te mos jene vleresuar me cmime, mbeten nder kenget me perfaqesuese te muzikes se lehte shqiptare.
Kenge te interpretuara nga Vace Zela
1. Rrjedh ne kenge e ligjerime
2. Ku po shkon o partizan
3. Manushaqja
4. Ti qe ke ne sy lirine
5. Miremengjes
6. Nje zambak i bardhe ne gur
7. Kenge per Selam Salarine
8. Valsi i lumturise
9. Mall per memedhene
10. Kendoj
11. Marshojme fitimtare
12. Nene moj do pres gershetin
13. Trendeline
14. Motive
15. Deshmoret e Pojskes (perp.)
16. Flake e bore
17. Naten vone
18. Doli ylli qe me nate (Perp)
19. Sot kendoj
20. Kenga e krushqve
21. Me lule te bukura
22. Ere pranverore
23. Lulekuqja
24. Jeho
25. Te lumtur te dua
26. Shqiponje e lire
27. Kenge e re
28. Per ty
29. Kur bie fyelli e ciftelia
30. Djaloshi dhe shiu
31. Gjyshes
32. Ylli partizan
33. Lemza
34. Kenge per aviatorin
35. Gonxhe ne pemen e lirise
36. Rrjedh ne kenge e ligjerime
37. Mesuesit Hero
38. Kenge per Misto Mamen
39. Nuk eshte loder dashuria
40. Celu si mimoza
41. Sot jam njezet vjec
42. Fqinja
43. O diell i ri
44. Rrisim jeten tone
45. Ne shtepine tone
46. Lule Shqiperi
47. Per liri s’te fal shqiptari
48. Nuk e fshehim dashurine
49. Qeshu rini
50. Shoket
51. Lumi Ebro
52. Femija e pare
53. Kur jam prane teje
54. Endrra ime
55. Endeses
56. Mes lulesh
57. Nusja e lirise
58. Si agimi i kuq
59. Dita diten me kenge e zgjon
60. Brezi im
61. Kenge per Shkurte Vaten
62. Mesnate
63. Kenget e vendit tim
64. Dashuria
65. Gjurme te arta
66. E dua vendin tim
67. Gezon Malesia
68. Shoqet tona ilegale
69. Pushke e zemer
70. Dritaren kerkoj
71. Jete na dhuruat
72. E bukura More
73. Trendeline
74. Zune fushat te lulezojne
75. Qeshu Myzeqe
76. Blegerin delja
Kenge partizane
77. Kenga e Azem Zenelit
78. Shqiponjat partizane
79. Ato maja rripa rripa
80. Marshi partizan
81. Deshmoret e Pojskes
82. Partizani vogel
83. Dalngadale po vjen behari
84. Kenga e Emin Durakut
Kenge te huaja
85. Firence stanotte sei bella
86. Chamino
87. Sei stato il primo amore
88. Suona, suona mia chitara
89. Granada
90. Malagenja
91. Antonio Vargas Serena
92. Esperanto
93. O violina cigana
94. Retien la nuit
95. Gjinkalla (ruse)
96. Na u prish karroca (rumune)
97. Gjithe bota je ti (greke).
Dekorata e tituj
Ndersa titujt per kengetaren nuk munguan vit pas viti e dekade pas dekade. “Artiste e Merituar” ne vitin 1973, “Artiste e Popullit” ne ’77-en, “Mjeshtre e madhe e punes”, “Qytetare nderi e Lushnjes”. Ndersa ish-presidenti Alfred Moisiu i akordoi urdhrin “Nderi i Kombit”. Cmime te tjera ka marre edhe jashte territorit te Shqiperise. Ajo ka marre “Diskun e Arte” nga Amerika, per kontribut ne shoqeri ne vitin 1997, eshte zgjedhur gruaja e vitit 1997-1998 ne Kembrixh te Anglise, “Mikrofoni i Arte”, nga Ministria e Kultures e Kosoves, “Cmimi i karrieres” e shume te tjera.
Zela, 11 çmime të para në festival
Prej vitit 1962, deri në vitin 1980, ajo fitoi 11 herë çmimin e Festivalit të Këngës në RTSH. Ishte kënga “Fëmija e parë” me muzikë të Abdullah Grimcit dhe tekst të Dionis Bubanit, që do t’i jepte të parin trofe këngëtares Vaçe Zela, aso kohe 23 vjeçe. Por çmimet do të ndiqnin njëri tjetrin. Në festivalin e dytë do të fitonte me këngën “Flakë e borë”, në të tretin “Sot jam 20 vjeç”, në të pestin “Shqiponja e lirisë”, në të gjashtin “Këngë për Shkurte Vatën”. Është nderuar gjithashtu, me çmim të parë në një duet me Ramiz Kovaçin me këngën “Mësuesit hero”, për të vijuar me këngët “Mesnatë”, “Gjurmët e arta”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë” dhe “Shoqet tona ilegale” në vitin 1980.
____________________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook qe ne Prill 2013. U rishikua me 7 Prill 2014, 2016, 2020 dhe shkurt 2021).
_______________
Kinematografia Shqiptare, 2013-2021
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw