Valentina Kita – Xhezo
Aktore e teatrit “Skampa”, Elbasan dhe e ekranit te filmit!
Lindi ne Elbasan me 26 janar 1960. Ka kryer studimet ne ILA, Insitutin e Larte te Arteve ku eshte diplomuar per aktore.
Ka interpretuar ne disa shfaqje teatrale si ne skenen e teatrit te Elbasanit, ashtu edhe ne ate Kombetar, nga ku mund te permendim, “Shteterrethimi” (2001) ne skenen e Skampes dhe “Profesioni me i vjeter” (1997) ne rolin e Lilit ne Teatrin Kombetar.
Eshte aktivizuar jo pak edhe ne filmat shqiptare si dhe ne gjinine e telekomedise.
E fillon karrieren e saj duke interpretuar ne filmin artistike te Kinostudios “Nata e pare e lirise” qe ne vitin 1984. Me pas vazhdon po ne te njejtin vit, ne rolin e Klotildes tek “Vendimi”. Ne vitin 1986 interpreton ne filmin “Kronike e nje nate”, me 1988 ka nje rol episodik ne “Pranvera s`erdhi vetem” , si e semura e dhomes. Ne vitin 1990 luan ne rolin e Merit te “Ngjyrat e moshes” .
Pas viteve `90-te aktorja merr pjese ne disa telekomedi perkrah filmave qe u realizuan gjate ketyre viteve.
Bie ne sy gjithashtu ne interpretimin e mire tek telenovela “Njerez dhe fate”
Filmografia:
Nata e Parë e Lirisë….. Shoqja e Petritit, (1984)
Vendimi….. Klotilda, (1984)
Kronikë e Atyre Netëve, (1986)
Pranvera S’erdhi Vetëm….. Katerina, (1988)
Ngjyrat e Moshës….. Meri Kola, (1990)
Hajdutët….. Xhuli, (1995) – telekomedi
Njerëz dhe Fate….. Xhuli, (2002-2003) – telenovele
Tifozët….. Xhevo, (2004) – telekomedi
Gjoleka, Djali i Abazit….. Komshia e inatosur, (2006)
Ballkan Pazar… Angjeliqi, (2011)
_____________
Kinematografia Shqiptare 2013 – 2022
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw