Valter Gjoni (1954-2020) | Përkujtimore!

0
3384

Valter Gjoni (1954-2020)
Aktor, gazetar, studiues

Lindi më 4 tetor 1954 në Tiranë, i arsimuar në nivel parauniversitare, po në qytetin e lindjes.

Ka kryer studimet universitare pranë Akademisë së Arteve në degën e artit dramatik ne vitin 1978 dhe po në këtë vit fillon te punoje si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, me pas në Teatrin Popullor (Kombëtar).

Gjithashtu veprimtaria e tij u zgjerua edhe me aktivizimin pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Ne karrieren e tij artistike ka rreth 60 role në teatër dhe estradë, ka realizuar 5 filma dokumentare dhe disa role ne filmat shqiptare te kinostudios nder te cilet mund te permendim: “Ne prag te lirise” – 1981/ “Kur hapen dyert e jetes” – 1985/ “Nje vit i gjate” – 1987 / “Pesha e kohes” – 1988 / “Hetimi vazhdon” – 1988.

Foto galeri e aktorit
  
  
  
  
  

Në vitin 1987, krahas studimeve pasuniversitare për titull shkencor të nivelit të parë, përfundon edhe studimet e specializimit në degën e gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike (në bazë të legjislacionit aktual konvertohet me nivelin Master Shkencor në Gazetari).

Njekohesisht kryen edhe kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Finland, Itali, Greqi etj. duke qene anëtar i nominuar i disa organizmave ndërkombëtare.

Nder te tjera, është autor i shumë artikujve kulturor, artistik, problematik, informativ e historik në gazeta, revista, emisione televizive dhe botime të veçanta.

Pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medias të Tiranës, në vitin 1991 e në vijim, emërohet pranë Bashkisë së Tiranës, ku përmbushi një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duke gërshetuar përvojën e tij administrative, gazetareske dhe artistike jashtë funksioneve të tij zyrtare, autori ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për Tiranën.

Valter Gjoni mban disa tituj nderi të vendit dhe ndërkombëtare, ku titulli më i lartë është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”. Nderron jete me 14 nentor 2020.
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Informacioni i seleksionuar nga lajme te ndryshme te gazetave shqiptare “on line”. Publikuar ne faqen me te njejtin emer ne nentor 2020.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here