Vangjel Heba (1933 – 2007) | Përkujtimore!

0
7106

Vangjel Heba (1933 – 2007) Artist i merituar.
Aktor i shquar i teatrit durresak si dhe i kinematografise shqiptare. Pjese e pandare e brezit te arte te aktoreve tane i cili dha nje kontribut te vyer ne artin skenik.

U lind më 11 Mars të vitit 1933 në qytetin e Durrësit. Fillimet e tij artistike i gjejmë që gjatë Liceut Artistik të Durrësit në vitin 1950, kur ai ishte në vitin e tretë të Liceut, në interpretimin e dramës ruse “Nën gështenjat e Pragës”. Pritja e ngrohtë nga publiku bën që ai të vazhdojë në rrugën e artit. Kështu gjatë kohës së shërbimit të detyrueshëm ushtarak të nisur në dhjetor të vitit 1952 në Ansamblin e Ushtrisë, së bashku me aktorë të tjerë të njohur si Avni Resuli, Esat Oktrova, Piro Mani do të themelojë Teatrin e Ushtrisë. Ai do të jetë gjithashtu edhe një nga themeluesit e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit në 11 Janar të vitit 1952 duke interpretuar rolin e Petritit në dramën e parë të vënë në skenë nga ky Teatër , “Familja e Peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit).

Në vitin 1953 kthehet nga ushtria dhe fillon punën pranë këtij Teatri, ku ai së bashku me Artistin e Popullit, Nikolin Xhoja, do të bëhej një nga shtyllat e këtij Teatri. Në vitin 1975 pasi mbaron studimet për regjisurë dhe pas një periudhe specializimi dy vjeçare pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) si regjisor, do të jetë për 5 vjet edhe regjisor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” duke vënë në skenë rreth 15 drama e komedi të ndryshme. Këtu mund të përmendim dramat “Fluturimi i breshkës” , “Njerëz mbi shkëmb”, “Një shok i klasës sime” etj. Të shumta, do të jenë edhe rolet , rreth 80-të, që ai do të interpretojë me këtë Teatër . Këtu mund të përmendim rolin e Adem Rekës tek drama “Flamur në stuhi”, Anjuckin te “Martesa” e Gogolit, Berti te “Rrënjë të thella” etj. Del në pension në vitin 1988.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Vasilit në filmin “Furtuna” në vitin 1959 më tej do të vazhdonin rreth 22 role të tjerë si roli i Murrashit në filmin “Toka jonë” në vitin 1964, roli i toger Petros në filmin “Njësiti Guerril” në vitin 1969, roli i Dom Gjonit në filmin “Thirrja” në vitin 1976 , rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” në vitin 1978, rolin e Peshkop Jakovit në filmin “Nëntori i Dytë” në vitin 1982, rolin e Fane Mërtirit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” etj.

Edhe ne kinematografi kontributi i aktorit eshte i vyer me nje numer te konsiderueshem filmash gjate periudhe kohore 30 vjecare, qe nga v. 1959 ne “Fortuna” dhe deri tek filmi i fundit i v. 1989 “Balada e Kurbinit”.
Do të ndahet nga jeta dhe familja e tij e dashur më 17 tetor 2007. Bashkia e Durrësit për të nderuar kujtimin e tij do ti japë titullin “Qytetar Nderi”.
Për meritat e tij artistike Vangjel Heba në vitin 1968 do të vlerësohet me titullin “Artisti i Merituar”.

FILMAT
1959 — Furtuna……Vasili
1964 — Toka jonë…..Murrash
1969 — Njësiti Guerril…..Toger Petro
1971 — Malet me blerim mbuluar….Ali Beu
1975 — Zani Partizani (Film TV)…..
1976 — Thirrja….Dom Gjoni
1976 — Tinguj lufte…Kuestori
1977 — Ilegalët…Kuestori
1977 — Një udhëtim i vështirë………
1978 — Vajzat me kordele të kuqe…..Drejtori i shkollës
1979 — Ne vinim nga lufta…..Andoni
1979 — Dorina (Film TV) …..Babai i Viktorit
1980 — Një ndodhi në port……Kryetar i deges se brendeshme
1982 — Nëntori i dytë…..Peshkop Jakovi
1983 — Gracka……Kurti
1983 — Flaka e Maleve (Film TV)……Luigj Gurakuqi
1984 — Lundrimi i parë…….Mihali
1985 — Gurët e shtëpisë sime……Fane Mërtiri
1986 — Tre ditë nga një jetë….Veterani
1987 — Telefoni i një mëngjesi……Shefi i Redaksisë
1987 — Vrasje ne gjueti………
1987 — Botë e padukshme….Doktor Sokrati
1988 — Misioni përtej detit…..Kapedani
1989 — Balada e Kurbinit……Temal Berati,ikonografi

TEATER (disa nga shfaqet)
“Votra e huaj” e Ndrek Luces (Artisti i Popullit)
“Shërbëtori i djallit”
“Rrënjët e thella”…………
“Revizori” e Gogolit
“Përtej dashurisë”
“Një shok i klasës sime”
“Një dashuri e tillë”
“Nën gështenjat e Pragës”
“Netë shqiptare”
“Ndalesa e fundit”
“Natë e stuhishme”
“Mbi gërmadha” e Fadil Paçramit
“Martesa” e Nikollaj Gogolit…………
“Invadimi” e Leonid Leonov
“Histori e një nate”
“Gërsheti i luftërave”
“Frikë dhe mjerim në Rajhun e tretë” e Bertold Breht
“Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)……………..Petriti“Çajka” “Beslidhja” etj.

Regjisor
Teatër

“Fluturimi i breshkës”
“Njerëz mbi shkëmb”
“Një shok i klasës sime”


_______________________________
Publikuar me pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” Facebook qe ne v. 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare & Gazeta e forume shqiptare online.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply