Vangjel Grabocka (1913 – 2008), veterani i aktrimit shqiptar!

0
2937

Vangjel Grabocka (1913 – 2008)
Aktor veteran i teatrit korcar dhe i kinematografise shqiptare.
Ne Teatrin korcar por edhe ne nje pjese te mire te kinematografise shqiptare ai eshte nje nga “dinosauret” e skenes, me nje aktivitet te gjere, sidomos ne A. Z. Cajupi, te qytetit ku kontriboj duke qene dhe njeri nga themeluesit e ketij teatri.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

U lind më 15 prill 1913 në Grabockë të Korçës, prej një familje patriotesh, e cila do të shpërngulet në Korçë qe kur ai ishte ne moshe te mitur.
Në moshë të re per te perballuar jetesen fillon punë si çirak në shtypshkronjë, ku me vone u bë përgjegjës i saj duke qendruar atje perrreth 25 vjet.

Më 22 korrik të vitit 1950 do të jetë një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës , duke dhene nje kontribut te cmuar ne skenen e ketij teatri. Në këtë teatër ai ka interpretuar më se 200 role, duke lene gjurme te thella me interpretimet e tij teper te spikatura, kryesisht ne rolet e para. Këtu mund të përmenden rolet në pjesë të shkruara nga autorë shqiptarë ashtu edhe të huaj si p.sh. : “Armiku i Popullit” e Ibsenit, “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, “Hijet e natës” e Vedat Kokonës, “Kopraci” e Molierit, “Doktor pa dashka”, “Këneta” e Fatmir Gjatës; “Permbysja” , “Stela Violandi” etj.

 

I paharuar si aktor, Vangjel Grabocka në kinematografi ka luajtur rreth 25 role, kryesisht role të dyta ose episodike. Karriera e tij fillon me një rol episodik në filmin e pare, tërësisht shqiptar, “Tana” në vitin 1958. Me tej do të vazhdonin interpretimet e tij të arrira në shumë role si p.sh. : roli i Bamkë Qylollarit në filmin “I teti në bronx” në vitin 1970, roli i Dine Çobanit në filmin “Përballimi” në vitin 1976, roli i Rushanit në filmin “Streha e re” në vitin 1977, roli i gjyshit të Gonit në filmin televiziv “Me hapin e shokëve” në vitin 1979, roli i Idriz Cenkos në filmin serial televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Kryeplakut në filmin “Kush vdes në këmbë”, roli i xha Gores në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.

Ne moshen 67 vjecare në vitin 1980 del në pension por nuk shkëputet nga aktrimi si në teatër ashtu edhe në kinematografi, nuk resht kurre se dashuri skenen qe e rriti keshtu qe nuk e nderpreu aktivitetin e tij artistik, duke vazhduar serish te luaje shume role me honorare, edhe pse deri ne moshe te thyer, 85 vjec.
Nje rast i ralle!!

Ka luajtur role te medha ne skenen shqiptare, duke u kthyer ne nje personazh te dashur per publikun, por pa marre asnjehere asnje cmim per meritat e tij te cmuara. Dy kane qene pengjet e tij me te medha, te cilat i beri publike gjate momenteve te fundit te jetes. Mosdhenia e pensionit special dhe titulli “Artisti i Popullit”, te cilat i meritonte plotesisht dhe pa asnje merite te dokujt tjeter.

I martuar me zonjën Eleni Grabocka, ka lene në jete katër vajza. Ndahet nga jeta dhe familja e dashur më 11 shtator 2008. Për meritat e tij artistike Vangjel Grabocka është vlerësuar më titullin “Artisti i Merituar” , ndersa ai meritonte me teper se kaq.

TEATER:
“Permbysja” – Ivanovici
“Zeri i Amerikes” – Donaldi
“Kopraci” – Amseli
“Gjashte dashnoret” – Heldi
“Martesa” – Starikovi
“Rrenje te thella” – Elsuarti
“Njerez te rinj” – Ismaili”
“Kush e ka fajin” – Mishcejevi
“Nen geshtenjat e Prages” – Doktori
“Vajza nga fshati” – Veliu
“Fejese me ngaterrese” – Kola
“Vatra e huej” – Martini
“Makar Dubrava” – Dubrava
“Rruga e madhe” – Andrejevi
“Lulja e kujtimit” – Kristoja
“Dashuri e madhe – Gjykatesi
“Ne Gjeneve” – Frederiku
“Te rinjte” – Isufi
“Doktor pa dashka” – Tibo
“Dasem ne lufte” – Hieja
“Per mbrojtjen e Atdheut” – Rakip Beu
“Pamje nga ura” – Lipari
“Varri i pagezimit” – Gjini
“Tre te shtena pushke” – Ismaili
“Vajza pa prike” – Oarmovici
“Mysafiri i gurte” – Murgu

FILMAT
1958: Tana-
1965: Vitet e para – nje vullnetar
1970: I teti ne bronz – Bamkë Qylollari
1971: Mëngjese lufte – Tellalli
1975: Rrugicat që kërkonin diell – nje shites mallrash
1976: Zonja nga qyteti – Shahini
1976: Përballimi – Dine Çobani
1977: Streha e re – Rushani
1977: I treti (TV) – Batua
1977: Flamur në dallgë –
1978: Udha e shkronjave – nje atdhetar
1979: Me hapin e shokëve (TV) – Gjyshi
1981: Agimet e stinës së madhe – Idrizi
1982: Nëntori i dytë – plaku Kozi
1982: Një telegram një këngë – Koçi
1984: Kush vdes në këmbë – Kryeplaku
1985: Asgjë nuk harrohet – Gorja

___________________
Krijuar dhe pershtatur per faqen Kinematografia Shqiptare ne prill 2016. Rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Gazeta te ndryshme shqiptare on line
*Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.