Vangjel Leka
Punoi si operator zeri ne Kinostudion “Shqiperia e re”
Lindi ne Durres me 15 gusht 1926. Kreu dy klase te shkolles se mesme bujqesore dhe filloi pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” qe me themelimin e saj, si teknik shkrimi dhe i mirembajtjes te aparaturave te zerit. Njeri i perkushtuar dhe i devotshem, fjalepak dhe kembengules i cili gradualisht e pervetesoi profesionin dhe bashke me Koco Tollkon e Xhevat Behrin u bene themeluesit e repartit te zerit ne kinematografine shqiptare . Fillimisht merret me regjistrimin e zerit per kinoditaret, filmat kronikale dhe dokumentare brenda studios e me vone edhe ne ekspedita.
Ne vitin 1967 realizon filmin e pare te tij artistik si operator zeri, “Duel i heshtur” me A. Raxhimin, dhe nje vit me pas , 1968 , i pavarur, “Estrada ne ekran”.
Pervecse dhjetra kronikave dhe filmave dokumentare , ka punuar si operator zeri ne 14 filma artistike nder te cilet mund te permendim: “I teti ne bronz” – 1970; “Beni ecen vete” – 1975; “Dimri i fundit” – 1975; “Tomka dhe shoket e tij” – 1977; “Ne prag te lirise” – 1981; “Njeriu i mire” – 1982; “Apasionata” – 1983; “Taulanti kerkon nje moter” – 1984; “
___________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca:“Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 230-231.