Vangjel Toçe | Profil!

0
3251

Vangjel Toce
Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare.

Lindi ne Korce me 25 mars 1953, Mbasi kreu studimet ne ILA ne degen e drames, me 1 korrik 1976 fillon punen si aktor ne Teatrin Popullor.

Ka nje karriere te gjate reth 30 vjecare ku ka interpretuar mbi 70 role kryesisht role te dyta dhe nga ato karakteresh. Me te shumtit kane qene ne lemin e humorit dhe te satires si edhe ata qe ravijezonin karaktere me fizionomi te qarte.

Fillimisht u angazhua me interpretimin e personazheve qe shquaheshin per nga mbartja dhe kahu dramatik e psikollogjik i tyre, por me vone ne me nyre te natyrshme, ai kaloi drejt sendertimit te personazheve komike, ku edhe afirmoi cilesite e tij me te mira si aktor.

Ne kete hulli ai realizoi shume figura interesante, me prerje origjinale, si ne shfaqjet “Zbutja e kryeneces”, “Nata e 12-te”, “Valsi i Titanikut”, “Tete persona plus”, “Dua burre”, “Gomone”, “Pleshti ne vesh” etj. Ne komedine “Inspektori (Revizori) te Gogolit interpretoi me hir dhe elegance rolin e Ivan Shqepkinit, kurse me rolin e Illia Ilicit, muzhikut shpirtbardhe rus, ne dramen “Xhaxha Vanja” te Cehovit, gershetoi me mjeshtri planet e humorit me nje lirizem e poetike njerezore te dhimbshme, duke krijuar nje pike te forte emocionale me interpretimin en kitare te nje kenge te trishte popullore ruse, sikunder i meshoi sarkazmes ne interpretimin e rolit te Heberlit te drama Franku V e Dyrrenmatit (2007).

Karriera e tij ne teater fillon me nje rol te vogel tek komedia “Prefekti” ate te te riut me “kollare te kuqe”.

Nder rolet e tjera me te spikatura ne teater jane: Kujtimi tek “Lezja”; Jani ne “Lumi i vdekur”; Prezantuesi i shfaqjes ne “Arturo Ui”; Radulesku ne “Valsi i Titanikut”; Agnostos ne “Ezopi”; Stamatesku ne “Oportunesku”; pjestar i korit ne “Quo Vadis”; Marshalli tek “Muzeu”; Bojaxhiu ne “8 persona plus”; Don Luizi ne “Don Zhuani”; I cmenduri ne “Nata e trokitjeve ne xham” etj.

Vangjel Toce ka interpretuar edhe ne filmin artistik ku spikati me rolin e Migjenit ne “Nje nate pa drite” ne v. 1981. Ne karrieren e tij si aktor filmi jane  : “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1975); “Vajzat me kordele të kuqe” – (1978); “I treti” (1978 TV); “Sketerre `43” (1980); “Rrethi i kujtesës” – (1987); “Binaret” (1987) Qafoku; “Hetimi vazhdon” (1988); “Muri i gjallë” – (1989) Klaudi ; “Unë e dua Erën” – (1991)…shoku i Gencit; “Pas fasades” (1992); “Nata” (1996); “Porta Eva” – (1999) …. Pirati; “Mao Ce Dun” – (2007) …Tahiri; “Kronikë provinciale” (2009).

Interpretoi edhe ne disa telekomedi kryesisht pas viteve 90-te si : “Pas nje lajmi”; “Per pushime ne Rome”; “Tre shoke pa sherbyesen” etj. 

Vangjel Toce ben nje loje dinamike, shfrytezon me frytshmeri elementet e lehta te humorit, sikurse vihet re kjo te gjestet dhe plastika e zhdervjellte, te ritmi i gjalle, te begatia e intonacionave dhe larmia e theksave, te kapercimet organike nga njera situate ne tjetren, pershtatshmeria ndaj formave burleske etj.


______________
Referenca: “60 vjet Teatri Kombetar 1945-2005 / F. Slatina / f. 96; Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 388| “Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 522 . Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne mars 2017 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here