Vangjush Furrxhi (1943 – 2001) Artist i Popullit.
Aktor i shquar i teatrit dhe kinematografise Shqiptare. Pedagog në Akademinë e Arteve dhe themelues i katedrën se regjisurës ne kete akademi.
Lindi në Korçë më 24 mars 1943. Që kur ishte fëmijë i pëlqente teatri. Atëherë merrej shpesh me lojëra teatrore, si teatër hijesh, kukullash, me kartona etj. Në shkollën shtatëvjeçare, si shtysë e kësaj zanafille, ai vazhdoi të merrej me grupin teatror, duke shfaqur estradë ose improvizime teatrore. Korça në atë kohë (në vitet 1957-1961) kishte një traditë të pasur teatrore. Gjimnazi dhe shkollat e mesme të qytetit zhvillonin një veprimtari të pasur teatrore, deri edhe olimpiada dhe takime teatrore. Këto veprimtari e përforcuan dëshirën dhe pasionin e tij për teatrin, që u ndez që në lojërat fëminore. Më tej, kjo dëshirë arriti të piqej në Akademinë e Arteve, ku ai studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë. E më tej do të merrej shumë seriozisht me këtë pasion të çuditshëm, që i kishte pushtuar ditët. Për shumë kohë punoi në Korçë, në teatrin “Andon Zako Çajupi” (1966 – 1972).
Në atë kohë ky teatër kishte një trupë tashmë të konsoliduar. Artistët e njohur, me në krye Pirro Manin, e ndihmuan shumë aktorin e ri. Angazhimi i tij, rolet në teatër dhe në film që arriti të realizojë në këto kohë e shtynë në rrugë të reja me më shumë sukses.
E ftuan të luajë në “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, në Teatrin Kombëtar, inskenuar nga Pirro Mani. Aty luajti figurën e priftit, një figurë që do të kujtohet me vonë nga të gjithë artistët, për shkallën e arritjes. Për pak vite ai nuk u angazhua me role të tjera, por vetëm si pedagog në Akademinë e Arteve ku bashkë me regjisorin Esat Oktrova do të themelojë katedrën e regjisurës.. Më pas do të punojë për dy vjet si zv/minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Pas vitit 1980 atij i ofruan shumë role, por shosha ku Vangjushi i hidhte ishte shumë e imtë, e rrallë regjisorët arrinin t’ia mbushnin mendjen. Sidoqoftë, edhe kësisoj ai arriti të luajë shumë role në teatër dhe në filma. Dhe në ato role ai kishte edhe më të dashurit. I pëlqenin rolet me lëndë filozofike problemore, ato që mbartin armaturën për të shkatërruar regresiven e të pambrojturën, që projektojnë një të ardhme e rrezatojnë drejt perspektivës Dhe, në të vërtetë, përzgjidhte shumë e rrallë herë bindej.
Këtë e bënte pasi ishte kundër prodhimit të mediokritetit. Donte ta respektonte spektatorin, duke mos e bombarduar me art të zakonshëm.
Vdekja e tij e parakohshme do ta ndajë nga familja dhe arti për të cilin ai shkriu gjithçka por do të ngelen në kujtesën e publikut rolet e tij të spikatura si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Kështu mund të përmendur në teatër interpretimet e tij në dramën “Shtrëngata”, me regjisore Drita Agollin, si dhe rolin e gjeneralit në dramën “Gjeneral i ushtrisë së vdekur” të Piro Manit.
Në kinematografi mund të përmendim rolin e Xaninit në filmin “Plumba Perandorit” ose atë të Latif Borës në filmin televisiv “Agimet e Stinës së Madhe”.
Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Gjithshtu mberrin edhe nje cmim per ate, ai i Karrierës’ më 27 gusht 2011, pikërisht në 10 vjetorin e largimit nga kjo jete.
Prof. Vangjush Furrxhi u shua ne 27 Gusht 2001.
Rolet ne Filma
1985 — Të paftuarit…Besian Vorpsi
1984 — Shirat e vjeshtës…Astriti,inxhinieri
1984 – Vendimi….Telegrafisti
1983 — Dora e ngrohtë….Thanasi,hetuesi
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV)…Mihali,sekretari i Partisë
1982 — Njeriu i mirë…..Kiçua
1982 — Shokët…..Bujari
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)……Latif Bora
1980 — Plumba Perandorit (Film TV)….Xanini
1980 — Gëzhoja e vjetër…..hetuesi
1971 — Kur zbardhi një ditë…..
1971 — Malet me blerim mbuluar..Peliçeli,infermieri italian
1970 — I teti në bronz…..Arifi
1970 — Montatorja…Agimi,saldatori
1966 — Oshëtimë në bregdet…Veipi
Interpretime ne Teatër
“Shtrëngata”
“Roje nën dritat e neonit” 1965 ne rolin e Shen Shi-Men dhe Lu Shin Cen
“Flakë në shtëpi”, 1967, në rolin e Astritit
“Shtëpia në rrugicë”, 1967, në rolin e mësuesit
“Nata e fundit e shërbimit”, 1968, në rolin e kuzhinierit
“Dasma e madhe”, 1967, në rolin e priftit
“Njerëz të minierës”, 1968, në rolin e Andreas
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, 1973, në rolin e priftit
“Tufan në Dovlet”, 1980, në rolin e Dursum Mullis Mullaga
“Mësim nga historia”, 1981, në rolin e T.Gorenit
“Hijet e natës”,1986, në rolin e Thanasit
______________
Kinematografia Shqiptare, nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Publikuar me pare ne Facebook qe ne v. 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw