Vangjush Zallemi (1929-1997)
Gazetar i mirenjohur dhe ishte drejtor i Kinematografise Shqiptare
nga 1972 deri me 1984.
U lind ne Korce me 14 shkurt. Kreu studimet e larta ne Leningrad / Shen Petersburg / per gazetari . Ende ne moshe shume te re punoi si gazetar ne Korce dhe mbas mbarimit te studimeve , arriti deri ne organin qendror “Zeri i Popullit” i cili ishte organi me i madh i shtypit te kohes. Gradualisht u be njeri nga gazetaret me te njohur te vendit . Ne shtator 1972 u emerua si drejtor i Kinostudios “Shqiperia e re” i cili punon me perkushtim ne nje periudhe kohore shume te ngarkuar , atehere kur prodhimi i filmave arrinte gradualisht deri ne 14 filma artistike ne vit pervec 26 kinoditareve , rreth 35 filma dokumentare dhe kur filloi e u rrit gradualisht edhe sektori i ri i filmit vizatimore.
Vangjush Zallemi u dallua per veprimtari organizative e drejtuese. Ne vitin 1984 u transferua si Drejtor i Shtypit prane Ministrise se Puneve te Jashtme i cili punoi derisa doli ne pension. Nderroi jete me 23 qershor 1997.
____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw