Vasillaq Vangjeli (1948-2011), aktori i përmasave të mëdha!

0
3855

Vasillaq Vangjeli
Aktor dhe interpretues i nje diapazoni te gjere: estrade, komedi, kinematografi!

Ka lindur me 19 shkurt 1948. Eshte aktor i zhandrit te komedise.
Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.

Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e braktis shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit e çuan për të bërë stazhin në teatër. Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës.

Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu.
Gjate gjithe kohes në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij.

Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lezja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i Partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhëri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre.

E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e saj. Estrada nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje.

Bënte mungesa në punë, role pa cilësi. Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë sa nuk shpjegohet dot më. Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak. Të freskët e cilësor e plot shaka. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj.

Të gjithë i kujtojnë : dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit.

Të shumtë janë rolet në Estradë. Angazhohet me një rol në komedinë “Harvey”. Komedi e bukur, rol i bukur. Regjia është e Hervin Çulit, (roli i fundit). Ndahet nga jeta me 26.Shtator 2011.
Eshte dekoruar me Urdhrin “Naim Frasheri” i Klasit te I-re.

FILMOGRAFIA
Gjenerali i ushtrise se vdekur (1976) njeri nga fshataret.
Pylli i lirisë (1976) Partizani
Tokë e përgjakur (1976) Komisari.
Lulekuqe mbi mure (1976) Oficer italian
Zonja nga qyteti (1976) Koci
Yjet mbi Drin (1979) Shoferi
Radiostacioni (1979)
Ne vinim nga lufta (1980 Xhekadini
Enderr per nje karrige (1984)
Shoku ynë Tili (1981) shofer i autobuzit
Dasma e shtyre (1985)
Rrethimi i vogël (1986)
Kur ndahesh nga shokët (1986)

TEATER / KOMEDI
Lezja
Zonja nga qyteti
Nata e 12-te
Tre dite te kjametit
Tre Dhenduret
Nje burre me dy gra
Harvey

NE TELEVIZION (TVSH)
Koncertet e medhaja festive te Vitit te Ri (1975 – 2008)
Te shtuna gazmore ne vite
Mirela (Komedi televizive)
Divorci (Komedi)
Gjashte vjet shtatezene
Lezeti i kolltukut dhe krevati
Gjuetia e fundit
Te gjalle apo te vdekur
Canta e zeze
Perralla e trimit
Revolveri
Te na rroje komshiu
Nje nuse nga jashte
Pavioni zero
Sherrexhinjte
Nje zonje nga New York
Hite me parodi dhe kuplete
Dashi pa brire
Piruet (Komedi seriale)


__________________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook qe ne vitin 2015 e rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply