Vasil Çuklla
Aktor i Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster.
Lindi në qytetin e Gjirokastrës më 26 Shtator të vitit 1962. Kreu shkollën fillore, tetevjeçare dhe të mesme në qytetin e lindjes.
Mbaroi shkollën e mesme, në vitin shkollor 1981 – 1982. Në vitin 1983, mbasi ka fituar konkursin e artit dramatik, fillon studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë. Kreu studimet 4-vjeçare në këtë Akademi dhe kthehet rishtaz, i emëruar, pranë Teatrit “Zihni Sako” të qytetit.
Punoi pranë këtij Teatri, prej vitit 1987, deri më 1991, vit mbas së cilit largohet në emigracion. Edhe pse i emëruar në Teatrin dramatik, në vitin 1987, ku spikat si talent, në shfaqjen e tij të parë, me rol protagonist, “Paqe e Përgjakur” me autor Sadik Bejkon dhe regji dhe interpretim, të artistit të popullit: Ndrek Luca.
Në vitin 1988, emërohet pranë Trupës Profesioniste të Estradës, të Gjirokastres. Nuk ka shfaqe të këtij sektori, ku të mos ketë, të paktën 6-7 role. Largohet për në emigracion në vitin 1991 dhe kthehet rishtaz në Teatër në vitin 2006. Qysh prej këtij viti, punon pranë Teatrit si aktor dhe si regjisor i emëruar. Krahas roleve të luajtuara, ka ngjitur në skenë 7 premiera të reja, pjesa dërrmuese e të cilave, nuk e kanë parë dritën e skenës në asnjë Teatër Shqiptar. Eshte aktivizuar si aktor edhe ne filmin “Ballkan Pazar” – 2011
Premierat janë këto:
1 – “Pas vdekjes dhe Klubi i Selanikut”…me autor
rilindasin, Andon Zako Çajupi.
2 – “Gënjeshtër për gënjeshtër”… me autor Ray Cooney.
3 – “Babai”… me autor Ruzhdi Pulahën.
4 – “Limonj nga Siçilia”… me autor Luixhi Pirandelon.
5 – “Ah ç’të bën paraja!”… me autor Ray Cooney.
6 – “Hënat e fundme”….. me autor Furio Bordon
7 – “Një krevat për tre”, apo: “Nina”…. me autor Andre
Russin.
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare ne fcb, Teatri “Z. Sako” Gjirokaster.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw