Vasillaq Godo, aktori veteran i teatrit “Petro Marko”!

0
1498

Vasillaq Godo
Aktor i teatrit “Petro Marko”, Vlore.

Lindi ne Vlore me 15 shkurt 1943. Eshte nder aktoret themelues te teatrit “P. Marko” te Vlores qe ne vitin 1962. Mbaroi i Insitutin e Larte te Arteve per aktor, ne vitin1967. Ka realizuar mbi 90-te role, duke qene nder aktoret me kryesore te ketij teatri. Eshte protagonist qysh ne premieren e pare te teatrit te Vlores ne dramen “Fundosja e skuadres” e shkrimtarit rus V, Korneicuk, regjisor K. Spahivogli.

Aktori ka spikatur per lojen e tij realiste, me nje ze te plote, i parapelqyer per te jetesuar figura epike, heroike, duke gershetuar aty me maturi dhe artistik anet e madherishme me ato humane, sikuder jane Hodoja tek drama “Lidhur si fisheke gjerdani” , Batoja tek “Jatagani” , Isa Boletini ne “Besa e trojeve” etj. Perpos rrafsheve epiko-romantike e dramatike, aktrimi i tij, vecanersiht kohet e fundit, ka levizur edhe ne rrafshe te komikes duke fituar shprehesi te holla humoristike, ku dihen qarte, gjithashtu, prerjet satirike te personazhit, grotesku dhe sarkazma.

Nder rolet e spikatura jane ato te realizuara ne pjeset: “Nje dashuri e tille (Vasllav Kral), “Per ata qe jane ne det”, “Sezoni dimeror i kafe Rivieres”, “Tre mendjet ne ankand” (Profesori), “Rinoqeronti”, “Njeriu i bores”, “Terroristi i nje qyteti” “S.O.S ne hotel”, ”Para semaforit” (Cecea), “Shpirti i ujkut” (Aleksi).

Vasil Goda ka qene, gjithashtu, nje recitues i poezise dhe prozes shqipe ne shume koncerte te fjales artistike.
U aktivizua gjithashtu edhe ne disa filma shqiptare si tek: Vellezer dhe shoke” – 1980 / “Nje emer midis njerezve” – 1983 / “Kthimi i ushtrise se vdekur” – 1989 / “Jeta ne duart e tjetrit” – 1990 / “Nje dite e mrekullueshme” – 2003 / “Shqiptari” – 2010 dhe me i fundit eshte ai ne rolin e nje polici tek “Pharmakon” – 2012.

 
 
 
 
 

_________
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 158. Seleksionim i lajmeve te nxjerra “on line”

Kinematografia Shqiptare Nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here