VEÇORI TË INTERPRETIMIT TË PARODISË DHE KUPLETIT!

0
856

Përvojë nga estrada profesioniste e Vlorës,

Parodia ka hyre ne estrade si nje gershetim i kendeshem i kenges, i valles dhe i tekstit poetik, si njera prej formave te saj shprehese.

Megjithate qe parodia t`ia arrije qellimit, duhet nje pune e madhe nga ana e shkrimtarit, i cili duhet te mos mjaftohet me parodizimin e tekstit origjinal te kenges duke ruajtur metriken fillestare, por ne perdorimin me sukses te figurave e te replikave me humor ne pershtatje me motivin e kenges.

Sigurisht, rolin kryesor e luan teksti poetik, prandaj edhe aktori duhet te studioje mire ate, duke evidentuar momentet me te rendesshme te permbajtjes.

Meqenese melodia ne parodi eshte nje element i rendesshem ne plotesimin e ideve te tekstit, ajo kerkon kujdes nga ana e aktorit per nje ekzekutim sa me te sakte, duke ruajtur pastertine e intonacionit dhe saktesine e temporitmit.

Keto kerkesa te rendesishme per interpretimin e parodise i kane pasur parasysh aktoret tane te estrades, ndaj edhe na kane dhene interpretime te shkelqyera, te bukura e dinjitoze qe kane lene mbresa tek shikuesit.

Le te permendim me kete rast interpretimet e kupleteve e parodive nga aktoret tane L. Kruta (Artist i merituar), E Shtrepi (Artiste e merituar), M. Ferra, M. Mita etj.

Qe ne krijimin e kesaj trupe profesioniste keta aktore kane qene interpretuesit me te njohur te parodise dhe e kane vleresuar ate gjithnje si nje forme artistike me rendesi.

Kerkesat e tyre kane qene per nje tekst konciz, te pasur sidomos me elemente te humorit popullor, pa teprime dhe vulgaritete.

Pune te mire kane bere edhe per zgjedhjen e muzikes pershtat tekstit te parodise qe ta plotesoje ate per te nxjerre ne pah idete, pra si nje element qe duhet t`i nenshtrohet kerkesave te tekstit, si nje ndihmese e tij.

Nga pervoja e pasur e parodisteve veterane kemi mesuar te mos e kendojme parodine, por ta interpretojme ate, duke perdorur mjete te ndryshme artistike si recitativin, dialogun brenda melodise, nderprerjen e melodise, perseritjet e nje motivi per te theksuar momentet kulmore te tekstit, e te tjera.

Duke u mbeshtetur ne arritjet me te mira te ketyre artisteve, parodistet e rinj Agron Hamo, Muhamet Lika, Mane Lumani, Afri m Agalliu e Rita Rudaj, e pasuruan me elemente te reja te humorit popullor dhe te melodive te Shqiperise se jugut.

Agron Hamo dallohet per interpretimin elegant te parodise, me nje gjestikulacion te permbajtur, diksion te paster, me ze melodioz e te intonuar mire.

Nga repertori i ketij parodisti kujtojme “Gjylen”, “Zalon”, “Burokrati”, “Dasmat”, “Historia e gishtit” e te tjera.

Me dashuri e interes pret publiku edhe parodite dyshe, treshe , katershe, te parodisteve tane si ciklet “Gjahtaret”; “Fotografet”, “Bojaxhinjte”, “Peshkataret” e te tjera , qe kane fituar admirimin e artedashesve brenda e jashte rrethit.

Ne keto parodi shquhet humori spontan dhe aftesite e imituesve te M. Likes; batutat me kripe te M, Limanit, kalimet mjeshterore nga njera figure ne tjetren te Afrim Agalliut, finesa e Agron Hamos, dhe saktesia ne shqiptim e sensi i mases i aktores Rita Rudaj.

Suksesi i parodise dhe kupleteve ne estrade, me shume se format e tjera te ketij arti, kane nevoje per nje bashkepunim te frytshem te autoreve, libretist, regjisor, aktor e drejtues muzike, per te harmonizuar aftesite krijuese te secilit ne te mire te nivelit cilesor te interpretimit dhe te permbajtjes.

Ndodh shpesh here qe parodistet rrembehen nga melodia e bukur dhe lene pas dore interpretimin.

Ne tekstin e kenduar te parodive shpesh here perseriten gjera te thena e te degjuara ose gjoja per te krijuar humor, aktori shton batuta nga xhepi, jashte tekstit qe ka krijuar autori.

Tashme jane pjekur kushtet e ka mundesi qe estradat te krijojne edhe spektakle me recitale te parodisteve qe kane krijuar individualitetin artistik, punojne per te ruajtur freskine e interpretimit dhe efektin humoristik.

____________

Jorgaq Tushe – “Skena dhe ekrani” – N# 1 / 1986 / f. 41
Revista tremujore – Organ i Komitetit te Kultures dhe Arteve
Mundesoj: Kinematografia Shqiptare – maj 2020 / koleksioni personal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here