Vera Grabocka, njëra nga personazhet “VIP” të artit që i ka rezistuar kohës!

0
1217

Vera Grabocka – Flloko
Regjisore, producente e shume programeve televizive shqiptare. Aktiviteti i saj artistik merr ngjitje ne vitet 90-te.

Lindi ne Tirane me 21 mars 1951.
Kryen Institutin e Larte te Arteve ne degen e drames, me 1971.
Akoma studente regjisori i mirenjohur Muharrem Fejzo e aktivizon si aktore ne filmin “Montatorja” (1970) ne rolin e shoqes se Anes, qe do te behet montatore!

Fotot si me poshte jane shkeputur nga filmi "Montatorja"
  
  

Me pas filloi pune ne Radio Televizionin shqiptar ne departamentin e programeve artistike dhe spektakleve.

Krahas punes per organizimin e spektakleve televizive, filmoi si regjisore edhe shfaqje teatrore.

Ne vitet `90-te prodhimi i spektaklit “12 vallezime ne Hollywood” do e bejne ate te njohur si regjisore te spektakleve. Me pas ajo i solli publikut një sërë festivalesh e kompeticionesh, që i dhanë asaj edhe pëlqimin e audiencës. Pervoja e fituar ne TVSH dhe aftesite e saja te spikatura ne mireorganizimin e spektakleve masive e argetuese, beri qe ne vitin 1992 te ndermarre e para nismen si regjisore dhe producente e spektaklit te mirenjohur te pervitshem “Miss Albania”, qe me vone do te organizohet se bashku me A. Gjebrean.

Ne vitin 1997 emigron familjarisht ne SH.B.A dhe qendron aty deri ne vitin 1999. Ne programet e televizionit te Los Angeles , merr pjese si regjisore e spektaklit te mirenjohur “Miss Glob” , me 1999, si dhe ne disa spektakle te tjera te ketij qyteti.

Fill pas kthimit ne atdhe, organizoi disa spektakle te permasave te medha, ne bashkepunim me disa televizione qe u hapen ne ate kohe.

Nje nder spektaklet e tjera qe kane lene mbrese tek spektatori ka qene “World Folk” ne vitin 1999, si dhe “Dua me shume Shqiperine” , me artiste te shquar shqiptare brenda dhe jashte vendit.

Ajo do te sjelle në Shqipëri formate të njohura në botë për sa i përket zbulimit të talenteve të reja, dhe jo vetem si “X Factor Albania”, “Dance With Me”, “Your Face Sounds Familiar” etj.
Ne spektaklet e saja shquhet cilesia , aftesia organizuese te masave te medha te pjesemarresve ne performime te hapura, fantazia e pasur regjisorjale , gjetjet dhe te papriturat e kendeshme , viziualiteti i levizjes, mizanskena estetikisht e bukur, ndjesia per “shkrirjen” e skenes me sallen, ritmi dhe dinamika, efektet emocionale ato argetuese.

ZERA KRITIKE
Qe nga A. Ceko, R. Makashi e te tjere e deri tek kompozitoret A. Doci dhe D. Ziu……

Zonja V. Grabocka eshte nje personazh arti me nje eksperience te gjate qe nga e kaluara dhe duhet thene se ka qene ne regjine , drejtoreshe apo ne organizimin e disa Festivaleve te Kenges biles qe para viteve 90-te, dhe nga vete ajo kohe kane ardhur disa zera ne ditet tona qe deshmojne kerkesat “e shoqes”  (sic emertoheshin dikur) , kritikat qe bente ne paraqitjen e jashtme kundrejt disa kengetareve “me shfaqje te huaja qe shkelnin “edukimin komunist”, femra dhe meshkuj, per nje xhakete kostumi ose nje fustan te qepur me mode, nje varese e “tepert”, stil flokesh e te tjera te kesaj natyre qe binin ndesh me mesimet e Partise ne pushtet.

Keshtu do te deshmoje zonja e nderuar dhe kengetarja aktore 
Adriana Ceko: 

“…..ndryshe nga të rinjtë e sotëm atëhere kishim shumë 
pengesa. Një varëse kisha vënë unë në një festival dhe 
regjisorja Vera Grabocka erdhi dhe "ma shqeu" nga qafa. 
"Ç'është kjo!? Skandal, kujt ia vë ti këtë varëse...?!"Që nga ajo kohë unë mendoj se përcaktohej paraprakisht 
se ky 'X' do e marrë çmimin. Që nga ai çast unë e ndjeva 
se nuk duhet të shkoja më. 

Kjo ishte e para arsye që unë unë jam shkëputur 
përfundimisht nga festivali i Radiotelevizionit.” 
– perfundon kengetarja e spikatur e viteve 80-te

E mirenjohur per kerkesat e saja, kembenguljen dhe rregullat qe dikton per te miren e punes edhe gjate viteve te zhvillimit demokratik, kritikat ne drejtim te saje nuk kane munguar, ne vecanti per edicionin e Festivalit te 58-te te Kenges kur lejoi nje juri te huaj dhe pati zera qe ajo madje ndikoi ne kengen fituese.
Njera nga ato zera te forte kritik ishte ajo e zonjes Diana Ziu, kompozitore e mirenjohur qe shpreh idinjaten e saje per zonjen Grabocka ne anen e nje letre.

Ja si i drejtohet kompozitorja ne nje pjese te asaj letre 
te gjate dhe ne pamundesi publikimi per te teren:

“Sigurisht, une mendoj qe doren e ka vene Vera me miqte 
dhe servilat rreth saj… Mendoj qe jane klane mes miqsh… 
Dhe kjo ben skifo…
Ja pra, qe disa njerez te atij sistemi, i perkasin ne 
pushtet edhe ketij sistemi, jane “tape qe rrine mbi uje” 
ne cdo sistem!! Ishte Vera Grabocka qe me hoqi kengen 
(titrat e kenges gjate transmentimit ne T.V.SH dikur) 
vetem sepse tekstin e kishte bere Vagjel Toce, dhe me 
tha shprehimisht tek shkallet e autobuzit te televizionit, 
ku une po i lutesha ta transmentonte, dhe Vera pa pike 
meshire, tha:
Te lutem Diana, nuk behet, pasi Vangjo me biografine 
qe ka, ben probleme. Mundesisht shkruaj: muzika D. Ziu 
teksti D. Ziu!!!

Jo, sigurisht qe jo! i thashe… Burrin te cilin nuk e 
shita asnjehere per gjera me te medha se kaq. Por pasi 
ika nga shkallet e autobuzit te televizionit, thashe 
me vete… Keshtu ngjiten shkallet e karjeres Diana Ziu… 
Po une e dashur Vera, nuk ia shita shpirtin djallit 
as atehere dhe aq me teper tani. Por dua te te them 
Vera, faleminderit per gjithcka qe ti na percjell, 
se fundja kemi c’mesojme edhe nga kjo, pasi edhe une 
po pershkruaj modelin me te keq te artistit “vip” ne 
shqiperi.

Vertet kemi vuajtur shume si familje dhe nuk eshte e 
lehte te te heqin nga profesioni, per shume vite sic 
e hoqen Vangjon (Vangjel Tocen) nga teatrti, dhe 
shpirtin ja coptuan, por edhe tani si duket koherat n
uk kane ndryshuar, te persekutuar atehere, te persekutuar 
edhe tani. Njerezit qe drejtojne, nuk kane ndryshuar, 
fatkeqsisht. 

Tani qe dhe ne mundohemi ndershmerisht 
te vazhdojme te krijojme e te shkruajme muzike, 
sadopak, por me frymezim, dhe me passion, tani nuk na 
hapni rruge ju te etur per para, jo per art, dhe ne 
perseri jemi ne diktature. Njerez qe udheheqin me 
forcen e parase, dhe te bejne mik vetem kur ti ke para, 
eshte tmerr.

Kur e mendoj Shoqja Vera, dhe ajo qe une mendoj eshte 
shume e frikshme… Mjere ju!!!!

Zj. Grabocka eshte e bija e ish Kryetarit te Komitetit te Partise se Rrethit te Korces , Myftar Grabockes, emrin e te cilit mban sot nje rruge ne qytetin e madh te kultures nga kane dale emra te medhenj te artit shqiptar.

E gjitha kjo dhe zera te tjere pas ketij edicion Festivali te Kenges, i kane lene nje shije disi te hidhur, por natyrisht nga ana artistike kurrsesi nuk kane zbehur vlerat dhe kontributin qe ka dhene zonja Vera Grabocka si regjisore e programeve televizive.

Eshte bashkeshortja e aktorit te mirenjohur Timo Flloko i cili nga ana e tij pasi i ka “flakur” tutje ne “koshin” e censures te gjithe rolet dhe interpretimet ne filmat e Kinostudios, ka kerkuar falje publike (!) dhe nuk kuptohet qartesisht se perse kjo deklarate e tille. Valle kane aktoret faj per nje rol te interpretuar ? Por kjo eshte nje histori tjeter!

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 6 prill 2022
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kritika 1 – drame, regjisure, aktrim, OMSCA-1, 2008 / f. 392
Per pjesen “Zera kritike” teksti u formulua nga adminsitratoret e faqes (P. Bj.) ne baze te nje informacioni te seleksionuar nga burime “on line”, ne vecanti intervista te kengetares Adriana Ceko dhe kompozitores Diana Ziu.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here