Veronika Papa | Aktorët e Teatrit “Skampa”, Elbasan!

0
2159

Veronika Papa
Aktore e Teatrit “Skampa”, Elbasan!

Lindi me 22 gusht 1947 ne Elbasan. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve, ne degen e drames, ne vitin 1969. Fill me pas u emerua aktore ne teatrin “Skampa” te qytetit ku lindi e ku punoi derisa doli ne pension.
Ka rreth dyzet vjete karriere ne kete institucion duke interpretuar mbi 60 role te dimensioneve dhe natyrave te ndryshme.

Roli i pare kryesor ne teater ishte ne komedine “Shqetesimet e Sokratit” me autor-regjisor Lec Shllaku, me te cilen “Skampa” konkurroi ne Festivalin e katert Kombetar te Teatrove profesioniste, e nga ku Veronika dhe Robert Ndrenika u vleresuan me diplome.

Njihet si aktore karakteresh dhe beri emer te mire sidomos ne ravijezimin e disa roleve si ne shfaqjet: “Familja e Peshkatarit”, (Sheja) “Prefekti”, (Hajria) “Ah kjo traktoristja”,(Kristina),”Lulet e sheges” (Havaja),”Sherbetori i 2 zoterinjeve”, (zonjusha Silvia), “Sa gjethe te thata ate vjeshte”,(Mukadezi) me te cilen teatri Skamapa zuri vendin e pare ne Festivalin Kombetar te Teatrove prefesioniste ne vitin 1989, “Qytet Rrethimi”(mome Mukadezi),”Vdekja”,(prostitute) “Llotaria Amerikane”, (Hurmaja) si dhe “Leksioni” (sherbetorja)”, “Turneu”, “E ardhmja qendron tek vezet”, Vdekja etj..

Ne lojen e saj gjejne shprehje dhe perputhshmeri veti te tilla si sensi i brendeshem i humorit, aftesia e vetedemaskimit dhe satirizimit te personazhit ne situaten ku ai vendoset, kundertheniet, shfrytezimi i replikes humoristike, plastika karakterizuese.

Eshte larguar ne vitin 2002 ne SH.B.A

Cmime e tituj:
ne vitin 1985 u vleresua me medaljen “Naim Frasheri” dhene nga presidiumi i Kuvendit Popullor. Ne vitin 1997, ne komedine “Qytet Rrethimi”, me autor-regjisor Astrit Cerma, vleresohet me cmimin e pare “Aleksander Moisiu” per rolin e mome Myrvetes.

Mban titullin “Nderi i Qytetit te Elbasanit”
__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena – 2009 / J. Papagjoni / f. 341 si dhe “Arkiva Mediatike Shqiptare” interviste e vete aktores ne v. 2008.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here