PERMBAJTJA E VIDEOS
(11 kenge nga ky festival te cilat kemi mundur t`i gjejme):
1.KENDOJ – Avni Mula
Muzika: Avni Mula
Teskti: Ismail Kadare & Luigj Gurakuqi
2. KAM NJE MALL – Rudolf Stamolla
Muzika: Gaqo Avrazi
Teksti: Luan Qafzezi
3. MOS ME QORTO – Violeta Simoni
Muzika: Vath Çangu
Teskti: Dionis Bubani
4.LULE T`BUKURA KA PRANVERA – Florinda Gjergji & Ndrek Gjergji
Muzika: Mark Kaftalli
Teskti: Çesk Ndreca
5. VASHEZO – Meliha Doda
Muzika dhe teksti : Koço Uçi
6. FEMIJA I PARE – Vace Zela
Muzika: Abdulla Grimci
Teksti: Dionis Bubani
7. CASTE TE PAHARRUARA – Rudolf Stamolla
Muzika: Aleko Kareco
Teksti: Haki Bejleri
8. ERE PRANVERORE – Vace Zela
Muzika: Tish Daija
Teksti: Llazar Siliqi
9. LEMZA – Vace Zela
Muzika: Agim Krajka
Teskti: Haxhi Rama
10. FEMIJA I PARE – Qemal Kertusha
Muzika: Abdullah Grimci
Teksti: Dionis Bubani
11. LEMZA – Ylber Gimjani
Muzika: Agim Krajka
Teksti: Haxhi Rama.
Festivali i parë ne Radio u zhvillua në 4 netë: 21-23 dhe 26.12.1962 dhe u prezantua nga Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi.
Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës në Radio, Abdulla Grimci, dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë autorë këngësh. Festivali u zhvillua në skenën e Operas, që në atë kohë ndodhej në ndërtesën e Konservatorit të Tiranës. Festivalet e para quheshin vetem “Festivali i Kenges ne Radio” sepse akoma nuk kishte transmetim ne televizion.
Organizimi dhe struktura e Festivalit
Koncertet fillonin në orën 18:00 dhe transmetoheshin të inçizuara në radio pas lajmeve, në orën 20:30. Është thënë se kanë marrë pjesë 20 këngë, por nga një inçizim i dobët, në radio u dëgjuan 19 këngë dhe nuk u dëgjua ndonjë përsëritje.
Natën e parë u kënduan 9 këngë, natën e dytë 10 këngë dhe natën e tretë, finale, 10 këngë. Pas tri ditësh, siç duket për t’i lënë kohë jurisë që të vendoste, u zhvillua edhe një natë e katërt si koncert përfundimtar (por jo si finale) ku u shpallën çmimet për këngët dhe për këngëtaret nga kryetari i jurisë Llazar Siliqi, i cili ka qenë kryetar jurie në disa festivale me radhë. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike, drejtuar nga Kristo Kote dhe u përsëritën nga Kompleksi Ritmik, drejtuar nga Agim Krajka. Festivali i zhvillua nën shembullin e Festivalit të Sanremos, vetëm 11 vjet pas Festivalit të parë të Sanremos (1951) dhe këngët, si në Sanremo, interpretoheshin në grupe 3-4 këngësh dhe pastaj përsëriteshin ne interpretim tjeter. Kjo mënyrë vazhdoi në të gjitha festivalet (me përjashtim të festivalit të 11-ë), deri në Festivalin e 24-t kur këngët nuk u përsëritën më.
Vlerësimi i këngëve
Në festivalet e para, gjatë netëve të festivalit, nuk thuheshin autorët e këngëve. Vetëm në fund kur jepeshin çmimet thuheshin autorët e këngëve fituese. Ideja ishte për të mos influencuar jurinë. Mbas festivalit, kur transmetoheshin në radio, thuhej vetëm kompozitori. Prandaj, disa herë mungon autori i tekstit (që mund të plotësohet nga të tjerë). Në dallim nga Sanremo ku, në mënyrë normale jepeshin një çmim i parë, një i dytë e një i tretë, në festivalet tona, s’dihet përse, u dhanë një çmim i parë, dy të dyta e tre të treta, me përjashtime të rralla (përveç festivalit të 11-ë). Kjo gjë vazhdoi deri në Festivalin e 29-ë. U eliminuan dy këngët më të bukura të Vaçe Zelës (“Erë pranverore” dhe “Lemza”) duke u konsideruar tepër moderne për atë kohë, dhe nuk u transmetuan më. Kështu, juria nuk e pa të arsyeshme të japë asnjë çmim të parë. Prandaj, Vaçe Zela mori me meritë çmimin e parë si këngëtare, por jo kënga e saj “Femija e parë”, e vetmja e saj që hyri në finale e që ka marrë çmim të tretë .
Transmetimi në radio
Gjatë ditëve të festivalit dhe disa ditë mbas, këngët nuk transmetoheshin në radio. Transmetimi i parë i atyre këngëve fillonte natën e Vitit te Ri, në koncertin e asaj feste mbas lajmeve. Kjo gjë ka vazhduar gjatë shumë viteve.
Artistët pjesëmarrës
Morën pjesë disa nga solistët e operas. Ndër ta, Avni Mula mund të konsiderohet si kantautori i parë shqiptar. Pritej me padurim interpretimi i Vaçe Zelës e cila deri në atë kohë kishte kënduar vetëm këngë të huaja, sidomos spanjolle. Dhe kur mbylli natën e parë me Erë pranverore dhe filloi: “Kur agon më qesh fytyra/ n’zemër m’rreh dashunia …” e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje e brohoritje (siç dëgjohet në inçizim) dhe menjëherë u kuptua se po fillonte një epokë e re në muzikën e lehtë shqiptare. (Teksti eshte i Jozef Zamputit dhe informacionit te vendosur ne Wikipedia)
Video e krijuar nga “Kinematografia Shqiptare” dhe publikuar per here te pare qe ne vitin 2018.