Eshte e diele, 24 maj 1964.
Ne stadiumin e Roterdamit “De Kuip” ne pranine e 31.000 shikuesve zbresin ne fushen e gjelbert Holanda dhe Shqiperia. Per Kombetaren tone kjo eshte ndeshja e pare zyrtare ne eliminatoret e Kupes se botes ne rang perfaqesuesesh.
Gjyqtari i takimit eshte irlandezi John Meighan
Skuadrat kane keto perberje:
Holanda: Eddy Pieters Graafland; Cor Veldhoen; Daan Schrijvers; Guus Haak; Hans Kraay sr.; Fons van Wissen; Bennie Muller; Pummy Bergholtz; Lambert Verdonk; Klaas Nuninga’ ; Piet Kruiver
Trainer: Elek Schwartz
Shqiperia: Mikel Janku; Skender Halili; Fatmir Frasheri; Fatbardh Deliallisi; Lin Shllaku; Ali Mema; Mehdi Bushati; Pavllo Bukoviku; Panajot Pano; Robert Jashari; Bahri Ishka
Trainer: Zyber Konci
Nga e majta ne te djathte: Ali Mema, Robert Jashari, Mehdi Bushati, Bahri Ishka, Pavllo Bukoviku, Panajot Pano; ulur nga e majta ne te djathte: Fatbardh Deliallisi, Mikel Janku, Lin Shllaku, Skënder Halili, Fatmir Frashëri.
Keshtu starton rruga e gjate e Kombetares sone per Kupen e Botes.
Pjesa e pare e kesaj ndeshje e cila u mbyll me rrjeta te pa prekura 0-0, ishte me e mire per skuadren tone perfaqesuese qe zbriti me shpesh ne drejtim te portes holandeze por ishte teresisht e pasakte.
Ne pjesen e dyte vendasit brenda harkut te 4-5 minutave shenojne dy here. Ne minuten e 48` Shrijvers kthen ne gol nje penallti dhe ne minuten e 52` me koke Muller e gre rezultatin ne 2-0.
Rezultati nuk ndryshon dhe regjistron keshtu humbjen e pare ne kete start historic per Shqiperine.
SHIKOJE VIDEON SI ME POSHTE:
_________________________
© Material I rezervuar | Eksluziviteti ne kete faqe mban daten 18 shtator 2022
__________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/