(VIDEO) 500 VJETORI I HEROIT KOMBËTAR | GJERGJ KASTRIOTI – “SKENDERBEU”!

0
190

500 Vjetori i heroit kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut
Përshkrimi:
Filmi fillon duke paraqitur Krujen, monumentin e Skenderbeut dhe keshtjellen e Krujes. Duket lapidari i luftetareve te Skenderbeut kundra turqve. Ne pervjetorin e 22 te Republikes Popullore te Shqiperise, ne 500 Vjetorin e vdekjes se Skenderbeut, ne Tiarne u inagurua monumenti i Skenderbeut.
Asistojne Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Haxhi Lleshi, Adil Carcani, Beqir Balluku, Haki Toska, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Rita Mrako. Ne Tirane, ne inagurimin e monumentit te Skenderbeut moren pjese miq shqiptare te merguar si dhe albanologe nga vendet e tjera. Ne miting flet Beqir Balluku.
Enver Hoxha zbulon monumentin. Enveri e perqafon skulptorin Odhise Paskali. Duken rruget e Tiranes te mbushura me debore. Ne Tirane ne kuadrin e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut u hap Konferenca e dyte e studimeve albanologjike. Ne konference vjen Enveri dhe udheheqes te tjere te Partise. Konferencen e celi Karaman Ylli, pershendet Thoma Deljana. Diskutojne A. Buda, O. Paskali, A. Katallari etj. Flasin albanologet e huaj.

Duken makina te mbushura me njerez qe shkojne ne Kruje. Flet Haxhi Lelshi. Ai i dhuron dokumentin e qytetit hero te Krujes. Udheheqja duke kaluar ne pazarin e vjeter te Krujes. Mehmet Shehu i ve nje qeleshe te bardhe Enverit. Vizitojne kalane. Me kete rast inagurohet muzeumi mbi luftrat e Skenderbeut.
Shiritin e pret Enver Hoxha. Ne Kruje celet Ekspozita e Arteve Figurative e pret shiritin Mehmet Shehu.

Duken rruget e Lezhes. Gjate kalimit per ne Lezhe udheheqesit vendosin kurora ne varrin e Qerime Halil Galices, Shota. Valle ne rruget e Lezhes. Ne Lezhe inagurohet nje pllake perkujtimore kushtuar Skenderbeut. Flet Seit Bushati sekretar i pare i Lezhes. Enver H. zbulon permendoren. Vendosin kurora E. Hoxha, H. Lleshi, M. Shehu, H. Kapo etj. Udheheqesit duke vizituar varrin e Skenderbeut.

Enveri takohet me perfaqesuesit e te merguarve shqiptare qe kane ardhur ne kete feste. Me rastin e 500 vjetorit te Skenderbeut ne Tirane organizohet nje mbremje solemne. Flet Mehmet Shehu, flet Hysni Kapo. Me kete rast jepet nje koncert. Nje tabllo tregon veprat e shkruara per Skenderbeun. Ne fund duket monumenti i Skenderbeut ne Tirane.

Redaktor: Luan Dibra
Operator: Dhimiter Lala, Niko Theodhosi, Petraq Lubonja, Agim Fortuzi
Bashkëpunëtorë: Xhanfize Keko, Xhevat Behri, Arif Matjani
Regjia:
Skenari: –
Muzika: Donika Muci
Producent: Kinostudio “Shqiperia e Re”
Viti: 1968
Kohëzgjatja: 24 min.


________________
Kinematografia Shqiptare – 2013-2021

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here