(VIDEO) Baleti “Halili dhe Hajria”!

0
105

 

“HALILI DHE HAJRIA
Baleti me tre akte i kompoitorit te shquar shqiptar Tish Daija

Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi.

       

 

VINI RE: Versioni qe kemi mundesuar i perket vitit 1983, i rivene në skenë, tashmë nga një kast balerinësh më të rinj. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Koreograf është sërisht Panajot Kanaçi.

Baleti “Halili dhe Hajrija” është shfaqur afro 300 herë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Për të kanë punuar edhe koreografë të tjerë si Agron Alija apo Arjan Sukniqi. Janë dhëna pa fund shfaqje brenda dhe jashtë vendit, si në turnetë e Greqisë (1983), në Itali (1991) dhe në Festivalin “Vera e Ohrit” (2005).

Në Francë, ky balet është vënë në skenë me artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit Clermond-Ferrand (1980), me koreograf Brice Leroux. Baleti është vënë në skenë gjithashtu edhe në Kosovë nga Ansambli i Baletit të Teatrit Krahinor të Prishtinës në vitin 1979.

___________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here