(VIDEO) Filma Vizatimorë | “Kecat dhe ujku” & “Ujku, ujku”!

0
854

Kendi i vogelusheve | Filma Vizatimore

 

1 – Filmi “Kecat dhe ujku”
Përshkrimi: Tre kecat jane te lumtur ne shtepizen e tyre te ngrohte te rrethuar nga debora e dimrit. Rreth e rrotull vertitet ujku i uritur, qe e vret mendjen si t i shtjere ne dore tre njomzaket. Dera e forte e shtepizes e shtang disi, por nuk terhiqet nga qellimi per te cilin eshte nisur. Dhe ja, ujku troket ne dere duke u paraqitur si nena e tyre. Kecat, qe njohin zerin e embel dhe kemben e bardhe te nenes se tyre, menjehere e kuptojne se kane te bejne me ujkun grabitqar, te cilit i thurin nje kurth. Pas mjaft perpjekjesh ujku tinzar e i uritur me ne fund gjendet brenda ne shtepizen e lumtur, por ne kazanin e madh me uje te nxehte, qe vlon ne oxhak. Kur kthehet Nenedhija lumturohet nga guximi e zgjuarsia e femijeve te saj.

Operator: Diana Diamanti
Piktor: Artur Dauti
Montazhi: Shpresa Papapavllo
Operator zeri: Flora Uka
Regjia: Artur Dauti
Skenari: Arben Shehu
Muzika: Aleksander Peçi
Producent: Kinostudio “Shqiperia e Re”
Viti: 1982

Kohëzgjatja: 7 min

________________________________________________

2 – Filmi “Ujku, ujku”
Përshkrimi: Bariu u fshatit ndodhet ne mal me bagetine. Ne fshat njerezit gezojne duke festuar martesen e nje çifti te ri. Bariu qe merzitet vetem ne mal shtie me pushke per te lajmeruar se ne bageti ka rene ujku. Te gjithe fshataret te alarmuar shkojne ne mal per te ndihmuar bariun, por ne vend te ujkut shohin bariun qe qesh per lojen qe u beri. Eshte nate. Bariu i vetem ne mes te malit. Fshati i gjithe qe fle. Atehere ai mendon perseri tua punoje fshatareve duke gjuajtur perseri me pushke. Te gjithe ngrihen te alarmuar e me vrap shkojne ne mal ku perseri gjejne bariun duke qeshur. Kjo i zemeron shume fshataret, por skane çfare te bejne. Nuk shkon shume e ne tufe bie ujku vertet. Bariu fillon te qelloje me pushke e te ulerije ujku, ujku, por asnje nuk vjen me ne ndihme sepse mendojne se dhe kjo eshte loje si e para. Keshtu, ujku beri kerdine e bariu mbeti vetem si e meritonte.

Operator: Tomi Vaso
Piktor: Artur Dauti
Montazhi: Elda Xholi
Operator zeri: Gezim Sula
Regjia: Artur Dauti
Skenari: Roland Gjoza
Muzika: Nina Andoni
Producent: Albafilm Animacion
Viti: 1992
Kohëzgjatja: 6 min.

_______________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here